Shko te përmbajtja

Përbindëshi (Roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përbindëshi
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
BotoiRevista Nëntori

Përbindëshi është një roman i shkruar nga Ismail Kadare në vitin 1964 dhe i botuar një vit më vonë në revistën "Nëntori". I konsideruar antidogmatik,[1] pas botimit u ndalua nga autoritetet komuniste dhe mbeti i tillë deri pas rënies së sistemit.

"Përbindëshi" bazohet në historinë e Kalit të Trojës nga Iliada e Homerit. Genti, një student i inxhinierisë civile, bie në dashuri me Elenën, një studente letërsie. Edhe pse ajo është e fejuar, ai rrëmben Elenën. Maksi, i fejuari i poshtëruar i Elenës, do të hakmerret duke i vrarë të dy. Së bashku me 5 burra të tjerë: Odiseu K., një ndërtues, Milloshin, Robertin dhe Akamanin, të gjithë të huaj. Maksi strehohet në një kalë druri që i ngjan një furgoni pranë qytetit dhe, si në një histori të lashtë, ata presin që qytetarët ta tërheqin kalin brenda. Genti është një Parid modern, Elena një Helenë moderne, Maksi është një Menelau modern, Odiseu K. është krijuesi i lashtë i kalit, dhe Akamani është një Akam paralel, një luftëtar brenda kalit, ka edhe një Lako paralel me priftin e vjetër Laokoön i cili paralajmëron për kalin

Romani i shkurtër Përbindëshi u botua së pari tek numri 12 i së përkohshmes Nëntori, më 1965, në Tiranë. Por pasi u ndalua u desht një çerek shekulli që të gjente sërish dritën e botimit, së pari në Prizren më 1990 dhe më pas në Tiranë më 1991.[2]

Vepra u përkthye në frëngjisht dhe u botua në Paris më 1991.[2]

  1. Apolloni 2012, f. 36
  2. 1 2 Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e Letërsisë Shqiptare (PDF). Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Tirana, Peja: Dukagjini. fq. 266-267.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]