Kështjella (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kështjella
Kështjella.jpg
Autori Ismail Kadare
Shteti Shqipëri
Gjuha Shqip
Subjekt(e) Lufta shqiptare-osmane
Zhanri Histori
Botuesi Onufri
Botimi 1970
Faqe Flag of Albania.svg 304

Kështjella është një roman i shkrimtarit shqiptar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970Tiranë.

Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me kryekomandantin Tursun Pasha.

Konspekti[redakto | redakto tekstin burimor]

Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si : për t'i helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Vrana Konti - Një udhëheqes i shkuar në moshë deri diku, por me vrullin e një djaloshi. Ai organizon në mënyrë fantastike mbrojtjen e kështjellarëve dhe është korrekt në marrëdhëniet me botën jashtë kështjellës (Skenderbeun dhe te tjeret qe kane kamp ne male).
  • Tursun Pashai (emri i plotë: Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj) - Kreykomandanti i ushtrisë osmane. Njeri me karrierë të pasur, por të vënë në rrezik kohët e fundit prej armiqve, por dhe prej moshës së shkuar. Ai kërkon të nënshtrojë kalanë e Krujës që të zgjerohen kufijtë e perandorise dhe të ngjitet në karrierë. Skllav i emocioneve dhe shumë i pamatur, me një shpirt të lig, megjithatë gjatë romanit, ai pëson disa ndryshime. Prapë se prapë, duhet cilësuar se ai është edhe shumë qejfli, aq sa merr haremin ne lufte me vete. Po të flasim për anën pozitive, ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga përvoja.
  • Mevla Çelebiu - Kronikani i luftës. Njeri me shpirt poeti, në pritje të një mundësie për t`u shquar. Është i zoti në punën e tij dhe tepër i sjellshem. Fatkeqësisht, atij i ka hyrë krimbi i smirës dhe është shumë frikacak për të kërkuar të vërtetën kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte.Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin,astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.
  • Plaku Tavxha - Prijesi i jenicereve.Njeri i moshuar,me deformim fizik(gjymtyre te shkurtra).Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te lufts,i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret.Njeri qe sheh vetem interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.
  • Kara – Mukbili - Prijes i azapeve-Prijes i azapeve,njeri i hijshem ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes dhe i vlereson ne maksimum njerezit.
  • Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti në rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t`u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.
  • Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)
  • Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai përbuz fenë dhe astrologët. Është shumë i ndjeshëm kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te vecante per shendetin.
  • Kryeveqilharxhi - Kujdeset për administrimin e rezervave të ushtrisë. Është tepër i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per rezervat.Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin.Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit).Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.
  • Tuz Okçan - Jeniçer i thjeshtë, ushtar i një rangu të respektuar deri diku. Ai ka aftësi në artin e luftes. Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike(shpeton dhe i del ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej kafshimit te nje miu te helmuar.
  • Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme. I do shume shoqet.

Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte,zgjedhja e tyre meriton levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur ndodhi ngjarja. Nje pjese e turqve jan me te lig sesa djalli.

Shënime dhe referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]