Kush e solli Doruntinën (roman)
Kush e solli Doruntinën është një roman nga Ismail Kadare në fund të viteve 70-ta dhe i botuar për herë të parë në vitin 1980 në përmbledhjen me titull "Gjakftohtësia". Novela bazohet mbi baladën e Kostandinit dhe Doruntinës. [1]
Legjenda e Kostandinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas legjendës, Kostandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i cili po i kërkonte dorën. Kostandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t'ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me burrin nga ai vend i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Kostandinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Kostandinit dhe e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Kostandini ngritet nga varri, shkon e merr motrën dhe ia sjell nënës te dera. Për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e solli, e ajo i thotë Kostandini. Nëna i tregon se Kostandini bashkë me vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.
Romani i Valdrin zogaj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillon atë natë kur Valdrini kthehet në shtepi. Personazhi kryesor, kapiten Stresi përpiqet të zbulojë kush e ka sjellë në të vërtetë Doruntinën në shtëpi, sepse nuk i besohet që Konstadini është ngritur prej varri për ta mbajtur besën.Pas kesaj Stresi,shoku i Doruntinës vendos që të zbulojë nëse e ka sjellë vellai i saj sepse nuk kishte mundësi ta sillte ai.Stresi punon bashkë me ndihmesin e tij për të zbardhur çështjen nëse kjo ishte e vërtetë.Doruntina bashkë me mamane e saj po dergjeshin në krevat ,por ky donte të zgjidhte çështjen sepse mendonte se e ka sjelle një mashtrues.Pas shume kërkimesh Stresi e kupton se Kostandini eshte çuar nga varri për ta përmbushur besën e tij që i kishte dhënë nënës.Stresi del para të gjithëve në kishë dhe ju kerkon falje që ka mekatuar duke shpifur se ka qenë një mashtrues ai që e ka sjellë Doruntinen dhe qe ai nuk do të bënte më kerkime.Që nga ajo dite e më vonë Stresi nuk u gjet kurrë më dhe askush skishte informacion per të.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kush e solli Doruntinën - film 1989.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert. "The Ballad of Constantine and Dhoqina". Robert Elsie: Albanian Literature. Marrë më 18 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)