Mëngjeset në Kafe Rostand

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kafe Rostand

Mëngjeset në Kafe Rostand: motive të Parisit është përmbledhje esesh dhe shënimesh tjera autobiografike të autorit shqiptar Ismail Kadare të botuara nga shtëpia botuese Onufri në vitin 2014.[1] Titulli vie nga eseja me po të njëjtin titull që hap librin dhe të cilën Kadare ja kushton Parisit dhe kafenesë ku shkruan që prej emigrimit të tij në Francë.

Pas botimit të librit, autori u detyrua të gjente një kafene tjetër për të shkruar sepse në Kafe Rostand i vinin shqiptarët ta takonin e nuk e linin të punonte.[2]

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë vëllim përfshihen një varg esesh:

  • Mëngjeset në Kafe Rostand kushtuar Parisit dhe kafenesë Rostand. Flet për përvojën e tij në Paris para dhe pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, si dhe për kafenenë Rostand ku shkon rregullisht që të shkruajë.[3]
  • Coffeehouse Days kushtuar novelës së tij të parë të ndaluar Ditë kafenesh që ishte një fragment i përpunuar i romanit të tij të parë Qyteti pa reklama shkruar në vitin 1959 kur autori studionte në Moskë.
  • Një prill për Fredin kushtuar poetit të përndjekur nga komunizmi Frederik Rreshpja.[3][4]
  • Baroni Groult është shkruar më 2004 dhe i kushtohet Baronit Groult, një intelektuali të moshuar francez të cilit në pleqëri i lind një dashuri e madhe për popullin shqiptar.
  • Zonjat e vogla të letërsisë shqipe flet për rëndësinë e gruas shqiptare në letërsi dhe në jetën shoqërore.[3]
  • Makth kushtuar tezës së çoroditur sipas së cilës shqiptarët e kanë prejardhjen nga arabët.[5]
  • Makbeth kushtuar përjetimeve të tij për "Makbethin" e Shekspirit, të cilin e admironte dhe e lexonte në gjuhë të ndryshme, duke i krahasuar përkthimet.[3]
  • Kukulla shkruar në prill 2013[6] dhe botuar për herë të parë në këtë vëllim. I kushtohet nënës së shkrimtarit dhe marrëdhënies së tyre të komplikuar. Disa muaj më vonë, më 2015, u përkthye dhe botua në Francë si roman më vete, pasuar nga botimi shqip po atë vit.[7]
  • Mozaikal përfshin shënime të rastit të shkruara në Kafenë Rostand dhe që trajtojnë tematika të ndryshme.

Përkthimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2017 është botuar në Francë nga shtëpia botuese Fayard.[8]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ismail Kadare sjell në Panair "Mëngjese në kafe Rostand…"". Shqiptarja.com. 14 November 2014. Marrë më 29 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kadare, Helena (8 mars 2017). "Kryevepra që nuk ia njihni Kadaresë, Helena". Tirana Post. Marrë më 29 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Liridona, Kajtazi (5 qershor 2015). "Kultura: Mëngjeset në Kafe Rostand". Gazeta "Bota Sot". Marrë më 29 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Mile, Alma (14 nëntor 2014). "Botohen kujtimet e Kadaresë "Mëngjeset në Kafe Rostand"". Panorama Online. Marrë më 29 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Ukaj, Ndue (6 dhjetor 2014). "Kadare dhe mëngjeset në Kafe Rostand". Mapo. Marrë më 29 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kadare, Ismail. Mëngjeset në Kafe Rostand. Tiranë: Onufri. f. 294. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Mile, Alma (3 prill 2015). ""Kukulla", rrëfimi i Kadaresë për nënën botohet në Francë". Panorama Online. Marrë më 29 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Matinées au Café Rostand". Fayard. Marrë më 14 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]