Qorrfermani
Qorrfermani është një roman i shkruar nga Ismail Kadare më 1984 dhe i botuar më 1991, menjëherë pas rënies së regjimit hoxhaist në Shqipëri.[1] I vendosur në Perandorinë Osmane, Qorrfermani është një parabolë për përdorimin e terrorit nga regjimet autoritare[2], dhe është e ndërlidhur me romanin e mëhershëm të Kadaresë "Pallati i ëndrrave".[3]
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romani u shkrua pas fushatës së terrorit kundër "bashkëpunëtorëve" në "komplotin" e kryeministrit të vetëvrarë, Mehmet Shehut.
Konspekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qendër të romanit është një ferman që shpall sulltani, me të cilin urdhërohet të verbohen të gjithë ata që e kanë syrin e keq, e kjo pasohet nga një fushatë masive terrori. Njerëzit ftohen t'i kallëzojnë gjithë ata që janë të dyshimtë.[4]
Pritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kirkus Reviews e quajntën premisën e romanit "briliante" dhe e lëvduan romanin si një "parabolë mjeshtërore"[3] Wolfgang Schneider nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, e veçoi Qorrfermanin si më të mirin prej 12 romaneve të shkurtra, novelave dhe tregimeve që ishin pjesë e vëllimit "Vjedhja e gjumit mbretëror" botuar në gjermanisht. Sipas tij, ky roman i jep "formë letrare" "horrorit të akuzës për sabotim, pre e së cilës ranë njerëz të shumtë në vendet socialiste".[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Röhm, Joachim. "Anmerkungen zur Entstehung der einzelnen Texte des Sammelbands "Der Raub des königlichen Schlafs"" (PDF). Joachim Rohm (në gjermanisht). Marrë më 15 shtator 2017.
- ↑ "Chilling tales of Albania". The Washington Times. 2 dhjetor 2006. Marrë më 15 shtator 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Kirkus Review: Agamemnon's Daughter". Kirkus Reviews. 13 nëntor 2006. Marrë më 15 shtator 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Schneider, Wolfgang (30 korrik 2009). "Blicke ins offene Hirn". Frankfurter Allgemeine Zeitung (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 15 shtator 2017.