Muzgu i perëndive të stepës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Roman nga Ismail Kadare

Muzgu i perëndive të stepës është një roman autobiografik i Ismail Kadaresë, botuar për herë të parë më 1978.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flet për vitet e Kadaresë si student në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore pak kohë para prishjes së aleancës sovjeto-shqiptare. Përfshin një histori dashurie të Kadaresë me një vajzë ruse dhe një kapitull për shkrimtarin disident Boris Pasternak, të cilit iu dha Çmimi Nobel më 1958 për romanin Doktor Zhivago, çka ngjalli pakënaqësinë e autoriteteve sovjetike[1].

Sipas Robert Elsie Muzgu i perëndive te stepës paraqet disa ngjashmëri kureshtare me romanin e njohur rus "Mjeshtri dhe Margarita" të Mihail Bullgakov[1].

Përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky roman u përkthye dhe botua më 1981 frëngjisht, Paris; italisht, Torino 1982; holandisht, Bussum 1983; suedisht, Stokholm 1983; dhe greqisht, Athinë 1990[1].

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.