Ca pika shiu ranë mbi qelq
Pamja
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(maj 2015) |
Ca pika shiu ranë mbi qelq është titulli i një libri me përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare.
Ca pika shiu ranë mbi qelq.

Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekëd
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.