Piramida (roman)
| Autor | Ismail Kadare |
|---|---|
| Shteti | Shqipëri |
| Gjuha | shqip |
| Zhanri | roman |
| Botoi | Shtëpia botuese Çabej |
Piramida është roman i shkrimtarit Ismail Kadare i shkruar në vitet 1988-1992 dhe i botuar nga Shtëpia e Botimit Çabej më 1992.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa e parë u shkrua në vitet 1988-1990 dhe u dërgua për botim në atë periudhë po u refuzua nga botuesi shqiptar.[1] U botua në trajtë novele në janar 1991 në disa numra të gazetës së re opozitare Rilindja Demokratike.[2] Pas vendosjes së pluralizmit u përfundua dhe u botua në Tiranë dhe Paris.[1]
Ngjarja vendoset në Egjiptin e lashtë, ku faraoni Keops mbikëqyr ndërtimin e varrit të tij, një piramidë madhështore, të cilën e ndërtojnë mijëra nënshtetas të indoktrinuar. Piramida përpin resurset dhe energjinë e Egjiptit, me mijëra vdesin gjatë ndërtimit të saj ndërsa faraoni i çmendur Keopsi lëshon në mënyrë periodike valë arrestimesh dhe torturash ndaj atyre që akuzohen rrejshëm për sabotimin e projektit.[3]
Kritika letrare dhe çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1993 romani u shpërblye në Francë me çmimin Prix Méditerranée.[4] Sipas Publishers Weekly Kadare e tregoi veten prapë mjeshtër të parabolës politike.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Fayé, Éric (1993). Kadaré, Ismail (red.). œuvres completes: tome 1. Editions Fayard. fq. 80–82.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 178. ISBN 1-84511-031-5.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 https://www.publishersweekly.com/978-1-55970-314-7
- ↑ Nicole Gaspon (14 prill 1993). "ISMAÏL KADARÉ COURONNÉ POUR «LA PYRAMIDE»". L'humanity. Marrë më 24 shtator 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)