Prilli i thyer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Prilli i thyer.jpg

Prilli i thyer është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare. I publikuar së pari në vitin 1980 në përmbledhjen "Gjakftohtësia", ky libër që për temë ka besën, gjakmarrjen dhe kanunin në krahinat malore të Shqipërisë Veriore, është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon Kanuni që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton.

Konspekti[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky roman fillon me personazhin kryesor Gjorgun që ka zënë pritë dhe pret hasmin të shfaqet për t'ia marrë gjakun vëllait. Pas marrjes së gjakut jeta e tij hyn në një periudhë të re kur ai është i shënjuar për tu vrarë nga famijla me të cilën ishin në gjak. Romani i kushtohet bredhjeve të personazhit kryesor nëpër bjeshkë për t'i kryer detyrimet dhe për t'i gëzuar ditët e mbetura të lirisë para se të mbyllej sipas traditës në kullën e ngujimit.

Paralel me këtë linjë, jepet linja tjetër, e ardhjes së një çifti të porsamartuar nga kryeqyteti për ta kaluar muajin e mjaltit në Rrafsh.

Kinematografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Brazil ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "Prapa Diellit" (anglisht: Behind the Sun).[1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Scott, A. O. "FILM REVIEW; Whimsy Fights Violence in a Vendetta". New York Times. Marrë më 15 shtator 2017.