Diskutim:Prilli i thyer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

"Prilli i thyer" eshte pasqyrim real i kodeksit ligjor qe i ka mbijetuar dekadave te njepasnjeshme, pasqyrim i nje jete te vrazhde, ku ky kodeks terheq me vete edhe "me te pafajshmit e popullit". Gjakmarrja, besa, miku jane ato elemente qe ngriten ne piedestalet me te larta te jetes, gjate shtjellimit te kesaj episode jete, sa te vrazhde aq edhe te lavdishme. Gjate shtjellimit te ngjarjes autori ofron ne menyre shume direkte jeten ne veriun e Shqiperise, familjen, hakmarrjen, shtepine-qe sipas tij i takon mikut, nderin dhe mbi te gjitha koloritetin qe i jep jetes Kanuni i Leke Dukagjinit. Dimrat qe e karakterizojne te madhin Ismail Kadare ne "Prillin e thyer", ashtu si ne romanet e tjera te tij, te fusin akullin ne palce, te rrembejne, te ngrijne, pastaj shpalosin rete dhe te ofrojne diellin... kjo eshte e mahnitshme! Ky roman eshte bere edhe film ne Brazil, me titullin "Abril Despedaçado" (2001) ose ne anglisht "Behind the sun". Ismail Kadare eshte krenaria e kombit shqiptar!

Shkruar nga Edona R. Prishtine, 10 prill 2008