Tri këngë zie për Kosovën
Tri këngë zie për Kosovën libër me tregime i autorit të shquar shqiptar Ismail Kadare, i botuar në vitin 1998 nga Shtëpia Botuese Onufri. Ky libër përbëhet nga tri tregime : "Lufta e vjetër", "Zonja e madhe" dhe "Lutje mbretërore", të cilat bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389 dhe pasojat e saj.
Lufta e vjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këtu flitet për betejën e Kosovës, përgatitjet dhe ndeshjen e dy ushtrive, dy kulturave, dy religjioneve, asaj ballkanike dhe asaj osmane, prej të cilave njëra duhej patjetër të binte ndërsa tjetra të ngritej. Është lufta e cila do të vendoste fatin e mëtejmë të Ballkanit: Ballkani ose do të binte dhe do përulej para osmanëve, duke i dhënë historisë një kah tjetër, ose do t'i mundte. Ballkanasit në orën më të rrezikshme, ku rrezikohet ekzistenca e tyre, bashkohen që t'i bëjnë ballë rrezikut që vinte nga Azia. Ata formojnë një koalicion në të cilin marrin pjesë popujt e Ballkanit dhe iu dalin para hordhive osmane në fushën e mëllenjave. Përderisa njëra palë lufton për të mbrojtur identitetin e vet, tjetra palë dëshiron veç të ngopë oreksin e saj duke iu rënë në qafë të tjerëve. Beteja është e përgjakshme. Osmanët fitojnë duke thyer koalicionin ballkanik, por ngjarjet në kampin osman ishin po aq tragjike: sulltani përballet me një përbetim të vezirëve të vet, të cilët ia hanë kokën atij dhe djalit të tij të madh Jakupit, përderisa djalin e vogël, Bajazitin, e shpallin sulltan. Pas betejës, gjakun dhe organet e brendshme të sulltanit të vrarë i varrosin në fushëbetejë ndërsa trupin në Anadoll.
Zonja e madhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këtu flitet për kaosin pas betejës se Kosovës, ku ballkanasit të demoralizuar nga humbja nisen në drejtime të ndryshme, duke ditur se e kishin humbur vendin dhe lirinë e tyre.
Lutje mbretërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tregohet nga perspektiva e sulltanit të vdekur, shpirti i të cilit ka mbetur në Kosovë, në tyrben e sulltan Muratit ku ia kanë varrosur gjakun në një enë plumbi dhe ku sulltani po e kryen jetën e varrit. Ai tregohet i kënaqur me faktin që popujt e Ballkanit akoma po e vrasin njëri-tjetrin, edhe pse kanë kaluar shumë shekuj që nga beteja.