Çmimi Nobel për Letërsi
| Medaljoni i Çmimit për Letërsi | |
| Fituesi i fundit Kazuo Ishiguro | |
| Viti | 2016 |
| Çmime të ndara | 113 (1901-2016) |
| Vite Shpërblim | 108 (1901-2016) |
| Vite Jo shpërblim | 7 (1901-2015) |
| Fituesi i parë | Sully Prudhomme |
| Viti | 1901 |
| Kombi Me më shumë çmime |
|
Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.
Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë Çmim.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.
Medaljoni i Nobelit për Letërsi [1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:
- Inventas vitam juvat excoluisse per artes
që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë:
- krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.
Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.
Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.
Radhitja e shteteve fituese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Franca - 15
SHBA - 12
Britania e Madhe - 10
Gjermania - 10
Suedia - 8
Polonia - 6
Italia - 6
Spanja - 5
Rusia - 5
Irlanda - 4
Norvegjia - 3
Danimarka - 3
Zvicra - 2
Kili - 2
Greqia - 2
Japonia - 2
Austria - 2
Australia - 2
Kina - 2
Kanadaja - 2
Belgjika - 1
India - 1
Finlanda - 1
Islanda - 1
Jugosllavia - 1
Izraeli - 1
Guatemala - 1
Kolumbia - 1
Republika Çeke - 1
Nigeria - 1
Egjipti - 1
Meksika - 1
Republika Jugafrikane - 1
Portugalia - 1
Hungaria - 1
Turqia - 1
Peru - 1
Belarus Bjellorusia - 1
Radhitja e gjuhëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- anglisht - 30
- frëngjisht - 14
- gjermanisht - 13
- spanjisht - 11
- suedisht - 7
- italisht - 6
- rusisht - 6
- polonisht - 6
- danisht - 3
- norvegjisht - 3
- hebraishte - 2
- greqisht - 2
- kinezçe - 2
- bengalishte - 1
- oksitanezishte - 1
- finlandishte - 1
- islandishte - 1
- serbokroatisht - 1
- çekisht - 1
- arabisht - 1
- portugalisht - 1
- hungarisht - 1
- turqisht - 1
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nobelprize.org — Faqja Zyrtare
- The Nobel Prize Internet Archive Arkivuar 27 korrik 2009 tek Wayback Machine
- The Nobel Committees Arkivuar 8 tetor 2006 tek Wayback Machine of the Royal Swedish Academy of Sciences
- The Nobel Committee of the Karolinska Institute
- The Swedish Academy
- The Norwegian Nobel Committee
- Britannica Spotlight: Guide to the Nobel Prizes
- CNN: Nobel Centennial Arkivuar 22 shtator 2006 tek Wayback Machine
- The Local (Sweden) - Nobel Prizes
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |