Muza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Muse reading a scroll, perhaps Clio - Attic red-figure lekythos, Boeotia c. 435-425 BC - Louvre
The Muses Clio, Euterpe, and Thalia, by Eustache Le Sueur
Skeda:Musas01.jpg
Melpomene and Polyhymnia, Palacio de Bellas Artes, Mexico
Gustave Moreau, Hesiod and the Muse (1891) - Musée d'Orsay, Paris
Skeda:Marble Muse.jpg
Muse, American marble statue, artist unknown (c. 1820) - Baltimore Museum of Art
"Muses Sarcophagus" shows nine Muses and their attributes, marble, early 2nd century AD, Via Ostiense - Louvre


Ne mitologjine greke emertimi Μουσαι (Muse) nenkupton nente perendesha te lashta qe trupezonin thirrjen (ndjelljen) e drejte te mitit, te frymezuara nepermjet kengeve te kujtuara (te mbajtuar mend) dhe te sajuara (improvizuara) dhe "muzikes" tradicionale dhe kercimit. Ato ishin nimfa (floçka) uji, te shoqeruara me burimet e Helikonit dhe Pierit. Ato quhen nganjehere nga shoqerimi i tyre me burimet e Pierit, Pieride. Systemi Olimpik e vuri Apollin si prijes te tyre, Apolloni Musagetes.

MUZAT (greq. Musai, greq e vjetër αἱ μοῦσαι: hai moũsai) - hyjneshat e artit, e bijat e Zeusit, zotit suprem dhe Mnemozinës, hyjneshës së kujtesës.

Ishin nëntë, ndërsa artet ishin të ndara kështu: Kaliopa ishte Muza e poezisë epike, Euterpa e asaj lirike, ndërsa Erata e poezisë së dashurisë, Talia e komedisë, Melpomena e tragjedisë, Terpsikora e vallëzimit, Klia e historisë, Urania e astronomisë, Polihimnia e të kënduarit të himnit dhe atij koral. Numri i tyre i njëjtë si edhe ndarja e veprimit të tyre është pasojë e zhvillimit relativisht të gjatë. Autorët më të lashtë nuk i dallonin saktësisht. Dikur flitnin vetëm për shtatë Muza, pastaj tri ose katër, ndërkaq shpesh edhe në përgjithësi vetëm për një. Në mesin e tyre dalloheshin jashtëzakonisht edhe Muzat e tjera, p.sh. Meleta ("Shqetësim"), Mnema ("Arsyeja","Kujtesa" dhe Eoda ("Këndimi"), Platoni ua ka bashkangjitur edhe të dhjetën, Safari, poeteshën nga Lezbosi, por ky ka qenë vetëm nderë e shprehur ndaj kësaj poeteshe të parë të njohur në historinë e poezisë greke dhe botërore (nga shek. VII para e.s.). Muzat, pra, nuk ishin mbrojtëset e të gjitha llojeve artistike, por ishin pajtore të dy fushave shkencore. Në të vërtetë grekët, dhe pas tyre edhe romakët, astronominë dhe historinë e numëronin në mesin e arteve, ndërsa skulpturën dhe pikturën në kuptim të gjërë e konsideronin për "techne" (tekne), d.m.th., aktivitet apo prodhim dore (për punën e Fidisë ose të Apelit nuk kanë pasur shprehje tjetër pos asaj që e përdonin për punën e farkatarisë). Ndonëse ndonjë artist i drejtohej para së gjithash Muzës së profesionit të vet, ua shprehnin nderimin "të gjitha të nëntave", pas tyre i adhuronin edhe njerëzit e tjerë. Pa vepra të artistëve të cilët ishin nën mbrojtjen e Muzës jeta nuk do të kishte pasur ndonjë vlerë aq të madhe. Grekët dhe romakët Muzat i paraqitnin si femra të bukura, të barabarta me hyjneshat më të bukura. Ua mveshnin dashurinë dhe animin ndaj këngës dhe valles, me çka i argëtonin zotërat dhe vetveten. Udhëheqësi i Muzave ishte zoti Apollon. Jetonin në Olimp, por me ëndje qëndronin edhe pranë burimeve të Hipokrenit në Helikonin e pyllëzuar (në Beoti), ose te burimi i Kastalisë në Parnas (në Fokidë). Ndaj njerëzve ishin të përzemërta edhe të kujdesshme veçmas ndaj poetëve, dramaturgve, këngëtarëve dhe aktorëve të dashur. Kuptohet se për fyerjet që ua bënin, hakmarreshin. Kështu për shembull ia kanë marrë zërin, veshin dhe të parët Tamirit, poetit trakas, sepse lavdërohej se i ka mundur me rastin e garave. E gëzonin mbrojtjen e të gjithë zotërave, përveç të zotit Ares. Zeusi, për shembull, e vret Pireneun, mbretin e Trakisë kur donte që me dhunë t'i detyrojë që t'i shërbejnë. "I lutmtur është në botë ai të cilin e duan Muzat", thuhet në himnet e Homerit. Në antikë, sikur edhe hyjneshat e tjera Muzat i kanë pasur tempujt e vet. Një formë e tyre paraqitet deri më sot në të gjitiha vendet e botes kulturore. Shembull e kanë pasur "Tempullin e Muzave" ose Museion (Muzeion), që në vitin 308 para e.s. në saje të propozimit të Dhimitër Falerit, filozofit dhe burreshtetit, e themeloi mbreti egjiptian, Ptolemeu I Soter në Aleksandri, madje si institucion kulturor, në të cilin u përqëndrua e tërë begatia e poezisë greke (ka pasur mbi 700.000 rrotullëza). Që nga vetë fillimi aty kanë punuar shkencëtarët që kujdeseshin për to, i përpunonin dhe i shumonin. Më vonë Muzeioni bëhet fidanishtja më e madhe artistike dhe shkencore e tërë botës antike. Në të për shembull ka vepruar matematicieni Euklid, astronomi Hipark, filozofi Zenodot, poeti Apolon, mekaniku Heron, anatomi Arazlstrat dhe përveç shumë të tjerëve Apeli, piktori më i madh grek. Ndonëse në fund Muzeionin e Aleksandrisë e rrënuan arabët kështu që sot saktësisht nuk e dimë vendin se ku ka qenë dikur, ideja e tij ka ngadhënjyer. Asgjë nuk e ndryshon çështjen që "muzetë" e sotme, për shkak të specializimit të institucioneve kulturore, kanë një funksion pak të ndryshuar. Artistët antikë shpesh i kanë pikturuar Muzat. Janë ruajtur shumë piktura në vaza, por edhe shumë relieve dhe skulptura të tyre. Me këtë rast rëndom nuk i paraqitnin figurat e tyre në tërësi, por vetëm disa atribute të tyre. Kështu Kaliopën e paraqitnin me tabela prej dyllit dhe me lapsin, Euterpën me flautë, Eratën me kitarë, Talinë me maskën e artistit të komedisë, Melpomenën me maskën e artistit të tragjedisë, Terpsikorën me lirën, Klien me rroullën e papirusit në dorë, Uraninë me globusin qiellor, Polihimnën të mbështjellë me pelerinë dhe me shikim të përgjumshëm. Të gjitha Muzat gjenden së bashku (në kopje romake të origjinaleve të helenizmit të hershëm) në të ashtuquajturën Sallë e Muzave në Muzeun e Vatikanit. Në mesin e truporeve të tyre më të bukurat nga Muzat e tjera, në rend të parë, hyjnë Polihimnia dhe Urania në Muzeun e Berlinit, Melpomena në Luvër të Parisit dhe Terpsikora në Muzeun Popullor në Napoli dhe në muzeun e Mitrovicës. Së bashku i gjejmë në relieve të shumta nga koha romake. Më të vjetrat janë në të ashtuquajturin Sarkofagu me Muza në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Bardo të Tunisit. Artistët modernë poashtu i paraqitnin mjaft shpesh. Të nëntat i ka pikturuar Andrea Mantegna (Andrea Mantenja) në pikturën Parnas, kah mbarimi i shek. XV. (sot gjendet në Luvër të Parisit), pastaj gjenden në Muzat me Apollonin ne Parnas, pikturë e Giulio Romanos (Gjulio Romano), për nga koha, pas vitit 1534 (sot gjendet në (Palaco Piti në Firencë dhe në Parnasin, pikturë e Anton Rafael Mengsit nga viti 1761 (sot gjendet në Villa Albana në Romë). Prej pikturave në veçanti më të njohura me siguri janë Klia e Bouchereit (Busherit) në Koleksionin e Wallaceit në Londër, Kaliopa e ajouit (Pazhuit) në Galerinë Kombëtare në Vashington dhe Muza në Gjumë e praruar e Brancussiut (Brankusiut) e vitit 1909, që gjendet në Muzeun e Arteve Moderne në Paris.


Nine Muses dancing with Apollo, by Baldassare Peruzzi
Thalia, muse of comedy, holding a comic mask - detail of “Muses Sarcophagus”, the nine Muses and their attributes; marble, early second century AD, Via Ostiense - Louvre