Jump to content

Toni Morrison

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Toni Morrison
U lind më18 shkurt 1931
Lorain, Ohio, SHBA
KombësiaAmerikane
Gjinitë letrareDramë

Toni Morrison (18 shkurt 1931, Lorain, Ohio - 2019) është pseudonim i Chloe Anthony Wofford, i njërës ndër shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë. Është laureate e Çmimit Nobel pë Letërsi1993 për veprat e saj të zgjedhura. Laureate është edhe e Çmimit Pulitzer. Veprat e saj janë me tema epike, me dialogje të rrjedhshme, me vija shumë të detalizuara të përsonazheve afroamerikane. Në vitet e fundit ka botuar një seri të librave për fëmijë me djalin e saj Slade Morrison.

E lindur si Chloe Anthony Wofford në vendin Lorain, në Ohio18 shkurt 1931. Ishte fëmiju i dytë, ndër katër fëmijë të një familje punëtore. Si fëmijë ka lexuar shumë (idol të saj ishin shkrimtarët Jane Austen dhe Lav Tolstoj). Babai i saj, George Wofford, saldues me profesion, shpeshherë i ka treguar tregime popullore me tema afroamerikane (metoda e tregimit më vonë u zbatua në veprat e saj).

1949 Morrison regjistrohet në studime universitetin e Howardit. Për shkak se emri i saj Chloe është theksuar me vështirësi, ajo e ndrron emrin në Toni. Bëhet profesioniste e gjuhës angleze më 1955, ndërsa universiteti në Oxford ia ndan titullin e doktorit të nderit më 2005.

1958 martohet me Harold Morrison, lind dy fëmijë dhe më 1964 divorcohet. Pas ndarjes shpërngulet në New York, ku punon si redaktore. 18 muaj më vonë bëhet njëra ndër redaktoret e shtëpsë botuese më të njohur njujorkeze Random House.

Libra për fëmijë (bashkë me Slade Morrison)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • The Big Box (2002)
  • The Book of Mean People (2002)

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]