Kërceni tek përmbajtja

Mario Vargas Llosa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mario Vargas Llosa
Born28 mars 1936
Arequipa, Peru
Died13 prill 2025
Lima
NationalityPeruane
GenreRoman, Drama

Mario Vargas Llosa ose Jorge Mario Pedro Vargas Llosa, Markezi i I i Vargas Llosa (Arequipa, Peru, 28 mars 1936 - Lima, vdiq më 13 prill 2025.) Ka qenë shkrimtar peruan dhe njëri ndër romansierët kryesorë në Amerikën Latine.

U lind në vendin Arequipa, në një familje të klasës së mesme me prejardhje spanjolle. Shkollimin e filloi në vendlindje. Më vonë shkollimin e vazhdoi në Bolivi, por u kthye në shtëpi kur gjyshi i tij muar një funkcion të lartë politik. Prindërit të tij u ndanë vetëm 5 muaj pas kurorëzimit. Babain e njohu në moshën 10-vjeçare. Në moshën 14 vjeçare shkon në akademi ushtarake, por nuk e mbaron. Punon si gazetar amator, shkruna, studijon (më 1971 doktoron). Bëhet i njohur me romanin "Qyteti i qenëve" më 1962, pastaj vazhdon me romanin "Shtëpia e gjelbër" ku hetohet se është i ndikuar nga William Faulkner. Fitoi edhe çmime të rëndësishme letrare. Është martuar dy herë, dhe ka tre fëmijë. Ai dhe Gabriel Garcia Marquez ishin shokë, po më vonë u ndanë. E përkrahte ideologjinë e Fidel Castros, por më vonë u distancua dhe u kthye në të djathtë. Në vitin 1990 kandidohet në zgjedhjet presidenciale, por i humb. Vdiq më 13 prill 2025 në moshën 89 vjeçare në Lima të Perusë.

Është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2010.

Vepra të zjgedhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjuhën shqipe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]