Jump to content

Fidel Kastro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fidel Castro)
Fidel Kastro
Kastro (c. 1959)
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës
Në detyrë
3 tetor 1965 – 19 prill 2011
ZëvendësRaúl Castro
Paraprirë ngaBlas Roca Calderio
Pasuar ngaRaúl Castro
Presidenti i 15-të i Këshillit të Shtetit të Kubës
Në detyrë
2 dhjetor 1976 – 24 shkurt 2008[a]
ZëvendëspresidentiRaúl Castro
Paraprirë ngaOsvaldo Dorticós Torrado
Pasuar ngaRaúl Castro
Presidenti i 15-të i Këshillit të Ministrave të Kubës
Në detyrë
2 dhjetor 1976 – 24 shkurt 2008[a]
ZëvendëspresidentiRaúl Castro
Paraprirë ngaVetë ai (si kryeministër)
Pasuar ngaRaúl Castro
Kryeministri i 15-të i Kubës
Në detyrë
16 shkurt 1959 – 2 dhjetor 1976
Presidenti
Paraprirë ngaJosé Miró Cardona
Pasuar ngaVetë ai (si President i Këshillit të Ministrave)
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së të Paangazhuarve
Në detyrë
16 shtator 2006 – 24 shkurt 2008
Paraprirë ngaAbdullah Ahmad Badawi
Pasuar ngaRaúl Castro
Në detyrë
10 September 1979 – 6 March 1983
Paraprirë ngaJ. R. Jayewardene
Pasuar ngaNeelam Sanjiva Reddy
Të dhëna vetjake
U lind më
Fidel Alehandro Kastro Rus

(1926-08-13)13 gusht 1926
Birán, Oriente, Kubë
Vdiq më(2016-11-25)25 nëntor 2016
Havana, Kubë
Vendi i prehjesSanta Ifigenia Cemetery, Santiago de Cuba
Partia politikePCC (nga viti 1965)
Lidhjet e tjera
politike
Bashkëshortja/et
(m. 1948; div. 1955)
Dalia Soto del Valle
(m. 1980)
Fëmijët11, duke përfshirë Alina dhe Fidelito
Prindër(it)
Të afërmit
ShkollimiUniversiteti i Havanës
Profesioni
  • Avokat
  • politikan
ÇmimetLista e plotë
Nënshkrimi
Nofka/t
  • Bola de Churre
  • El Caballo
  • El Comandante
  • El guajiro
  • El loco
  • Fifo
  • Pistolita
Shërbimi ushtarak
AleancaRepublika e Kubës
Dega/shërbimiForcat e Armatosura Revolucionare
Vite shërbimi1953–2016
GradaComandante en Jefe
NjësiaLëvizja e 26 korrikut
Beteja/luftra
a. ^ Për arsye mjekësore, kompetencat presidenciale iu transferuan Zëvendës Presidentit nga 31 korriku 2006.

Fidel Alehandro Kastro Rus ( audio) (13 gusht 1926 - 25 nëntor 2016) ishte një revolucionar dhe politikan kuban i cili ishte udhëheqës i Kubës nga viti 1959 deri më 2008, duke shërbyer si kryeministër i Kubës nga viti 1959 deri më 1976 dhe president nga viti 1976 deri më 2008. Ideologjikisht një marksist-leninist dhe nacionalist kuban, ai shërbeu gjithashtu si sekretari i parë i Partisë Komuniste të Kubës nga viti 1965 deri më 2011. Nën administrimin e tij, Kuba u bë një shtet komunist njëpartiak; industria dhe biznesi u nacionalizuan dhe reformat socialiste u zbatuan në të gjithë shoqërinë.

I lindur në Birán, djali i një fermeri të pasur spanjoll, Kastro adoptoi ide të majta dhe anti-imperialiste ndërsa studionte për drejtësi në Universitetin e Havanës. Pasi mori pjesë në rebelimet kundër qeverive të krahut të djathtë në Republikën Domenikane dhe Kolumbi, ai planifikoi përmbysjen e presidentit kuban Fulgencio Batista, duke nisur një sulm të dështuar në kazermën Moncada në vitin 1953. Pas një viti burgim, Kastro udhëtoi për në Meksikë ku formoi një grupi revolucionar, Lëvizja e 26 korrikut, me vëllain e tij Raúl Castro dhe Ernesto "Çe" Guevara. Pas kthimit në Kubë, Kastro mori një rol kyç në Revolucionin Kuban duke udhëhequr Lëvizjen në një luftë guerile kundër forcave të Batista nga Sierra Maestra. Pas përmbysjes së Batista-s në vitin 1959, Kastro mori pushtetin ushtarak dhe politik si kryeministër i Kubës. Shtetet e Bashkuara erdhën për të kundërshtuar qeverinë e Kastros dhe u përpoqën pa sukses ta largonin atë me vrasje, embargo ekonomike dhe kundërrevolucion, duke përfshirë Pushtimin e Gjirit të Derrave të vitit 1961. Duke iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, Kastro u rreshtua me Bashkimin Sovjetik dhe lejoi sovjetikët të vendosin armët bërthamore në Kubë, që rezultuan në krizën e raketave kubane - një incident përcaktues i Luftës së Ftohtë - në vitin 1962.

Kreu i shtetit jombretëror më jetëgjatë në shekujt 20 dhe 21, Kastro polarizoi opinionin në mbarë botën. Mbështetësit e tij e shohin atë si një kampion të socializmit dhe antiimperializmit, qeveria revolucionare e të cilit avancoi drejtësinë ekonomike dhe sociale duke siguruar pavarësinë e Kubës nga hegjemonia amerikane. Kritikët e quajnë atë një diktator, administrata e të cilit mbikëqyri abuzimet e të drejtave të njeriut, eksodin e shumë kubanezëve dhe varfërimin e ekonomisë së vendit.

Fideli është djali i dytë i martesës së dytë të babait të tij me Lina Ruz Gonzalez. Babai i Fidel Kastros mbërriti nga Galicia (krahinë autonome në verilindje të Spanjës), në Kubë, në kohën e luftës spanjo-amerikane. Ai u martua dy herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë Pedro Emilio e Lidia, ndërsa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dytë dhe të ëmën e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emën dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar në Bizan, një fshat pak kilometra larg detit, që është një prej vendeve më të bukura në Kubë.

Që fëmijë ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, në "La Salle" dhe "Dolores" në Santiago dhe më pas në Balen, në shkollën katolike më të njohur të Havanës. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij. Në vitin 1945, Kastro fillon universitetin në Havana, për Drejtësi. "Pyes veten pse kam zgjedhur për të studiuar Drejtësi. Nuk e di. Një pjesë ia atribuoj zakonit që kam për të marrë pjesë në diskutime dhe për të polemizuar, dhe mbase kjo është ajo që më çoi të mendoja se isha adapt për t'u bërë avokat", ka thënë Kastro. Në universitet ai i dedikohet politikës, duke marrë pjesë në grupe të vogla studentësh kubanezë, që ngrinin në qiell heronjtë e të shkuarës, si dhe në një organizatë revolucionare. Në këto kohë Kastro fillon të marrë pjesë e të përfshihet në protestat që bëhen për dhunimin e autonomisë së universitetit dhe po atë vit, kur në Bogota po mbahej një konferencë pan-amerikane, studentët kubanë dhe argjentinas u ngritën në protesta kundër kolonializmit. Dhuna e shkaktuar nga studentët iu vu mbi supe nga gjenerali Marshall komunistëve të Kastros dhe Del Pinos. Pas rrëmujës në Bogota, Fidel Kastro vendos të martohet me Mirta Diaz Balart, motrën e Rafael Diaz Balart, një miku të universitetit. Më 1950 Kastro diplomohet. "Kur mora diplomën isha politikisht një analfabet", ka thënë lideri kuban gjatë jetës së tij. Kontaktet e para me Manifestin Komunist, me veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, grupi i tij i mori në shkollë, e pas mbarimit të universitetit ata ishin të influencuar nga marksizmi.

Në vitin 1950, pra në vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë ai sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Në vitin 1953 Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh teksa drejton luftën kundër Batistës. Bashkë me ata ka me vete punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. Më 26 gusht 1953 ai shpall fillimin e revolucionit, por dështon, pasi shumë nga anëtarët e tij burgosen, mes tyre dhe lideri Fidel Kastro, i cili u mbajt i izoluar në ishullin e Pinit. Në gjyq ai nuk mori avokat duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës. 26 korriku 1953 mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez. Në vitin 1954 ai divorcohet nga gruaja e parë Mirta, ndërsa në 15 maj 1955 bashkë me të vëllanë Raul Castro përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në Meksikë, ku takon dhe mikun e tij argjentinas Ernesto Che Guevara, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapodiplomuar në Buenos Aires për mjekësi. Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin 1957 ai korr fitoret e para, ndërsa në 1958 ushtria e tij fryhet shumë. Në krah kishte gjithnjë Che Guevarën. Më 31 dhjetor 1958, Batista arratiset në Santo Domingo dhe në fillim të 1959, Fidel Katro merr frenat në dorë.

1960, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e marihuanës. Reforma Agrare ishte nisma e parë e marrë nga Kastro. Hapi i dytë i ndërmarrë më 1961 ishte lufta kundër analfabetizmit. E sikundër në shtetet e tjera komuniste edhe në Kubë nisën të ndërmerren planet afatgjata. Në vitin 1963 Fidel Kastro bën vizitën e parë në Bashkimin Sovjetik, ndërsa po atë vit shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm për të gjithë. Në Kubë dënohet homoseksualiteti, dënohen grupet kundër regjimit, të cilat u pasqyruan dhe me emigracion të madh në drejtim të SHBA. Në tetor 1967, në Bolivi, vritet Che Guevara, miku i revolucionit kubanez. Vitet në vazhdim kanë qenë jo pak të lehta për drejtuesin më jetëgjatë në një shtet komunist. Ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrëzimin e tij, por pasi lëshoi pe në disa anë, Fidel Kastro mundi të mbijetojë.

Me 31 korrik 2006, u njoftua se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni në bark (abdomen). Njoftimi u lexua në televiozionin shtetëror kubanez nga sekretari personal i Fidel Castro. Meqënëse koha e riaftësimit pas operacitonit parashikohet të jetë i gjatë, pushteti në Kubë iu kalua përkohësisht vëllait më të vogël të Fidel Castro, Raul Castro.

Motra e Fidel Castro, Juanita Castro Ruz (73 vjeçe) e cila jeton në Miami, SHBA që nga viti 1964 kur ajo u largua nga Kuba në shenjë proteste nga politikës së ndjekur nga i vëllai deklaroi me 3 gusht 2006, se ajo kishte folur në telefon me një personat që kujdesen për Fidel Castron. Sipas saj Fidel ishte gjallë, por gjendja e tij shëndetsore ishte e rëndë.

Ministri i Shëndetsisë i Kubës, José Ramon Balaguer deklaroi, gjatë një vizite në Guatemala me datë 4 gusht 2006, se Fidel Castro ishte duke u përmirësuar pas operacionit dhe se shumë shpejt do të rikthehej në punë.

Atentatet kundër jetës së Fidel Castro

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas një artikulli në gazetën angleze "The Guardian" që bazohet në informacionin e dhënë nga Fabian Escalante, ish-shef i shërbimit të kundërzbulimit të Kubës, CIA dhe emigracioni kubanez në SHBA planifikuan 638 mënyra për të likujduar Fidel Castron. Ata tentuan të zbatojnë disa prej këtyre metodave, por pa sukses.

Një nga tentativat ishte që të paisej një nga dashnoret e Fidel Castros me një lëndë helmuese që do të hidhej në pastën e dhëmbëve që përdorte Castro. Castro e zbuloi atentatin dhe i ofroi të dashurës mundësinë që ajo ta vriste atë me një pistoletë. Ajo nuk mundi ta qëllonte.

Mënyra të tjera të planifikuara ishin: Vendosja e minave të telekomanduara në formën e guackave të detit në vendet ku Castros i pëlqente të zhytej; Lyerja e kostumit të zhytjes me lëndë helmuese ose agjentë bakteriologjike; Atentate me armë zjarri të kryera nga 'ushtarë' të mafies amerikano-kubaneze, etj.[1]