Socializmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Socializmi është një sistem i organizimit shoqëror dhe ekonomik në të cilin prona private, e cilësdo formë qoftë, dhe shpërndarja e të ardhurave i nënshtrohen kontrollit shtetëror, i cili sipas teorive të ndryshme thuhet se përfaqëson kontrollin 'shoqëror'. Socializmi shpesh i referohet edhe lëvizjeve politike të cilat kanë patur dhe kanë si qëllim vendosjen e një sistemi të tillë në praktikë.

Origjina e ideve socialiste[redakto | redakto tekstin burimor]

Origjinat e socializmit si një lëvizje politike datojnë gjatë Revolucionit Industrial. Megjithatë rrënjët intelektuale mund të gjenden që në kohë të lashta, në personazhe si Moisiu (biblik).

Idetë socialiste/komuniste kanë patur një rol të rëndësishëm në mendimtarë të antikitetit si Platoni, i cili në veprën e tij “Republika” ilustron një shoqëri të ashpër në të cilën burra dhe gra të klasës së “gardianëve”ndajnë me njëri tjetrin jo vetëm të mirat materiale por edhe bashkëshortët dhe fëmijët.

Formësimi i socializmit si një filozofi e mirëfilltë ndodhi me veprat e mendimtarëve utopikë, të cilët ilustronin shoqëri ideale, të ciilat sipas tyre do të ishin shoqëri më të barabarta. Ndër mendimtarët e parë të hodhën ide socialiste ishin britanikët dhe francezët, si:Saint-Simon, Charles Fourier, Louis Blanc, dhe Robert Owen të paraprirë nga Thomas More, Tommaso Campanella, dhe Jean Meslier.

Socializmi në shekullin e XX[redakto | redakto tekstin burimor]

Aktualisht me socializëm kuptohet një sistem ekonomik majtist në të cilin shteti zotëron kontroll të drejtëpërdrejtë të mjeteve të prodhimit dhe të shpërndarjes së të mirave dhe shërbimeve. Socializmi, gjatë shekullit të XX ka qenë sistemi ekonomik i imponuar nga regjimet komuniste, sidomos në Europën Qëndrore dhe Lindore. Ndër partitë politike socialiste e famshme ishte dhe Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë (NAZI), e udhëhequr nga Adolf Hitleri.

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]