Kolektivizmi
Kolektivizmi është një qëndrim filozofik dhe doktrinë politike që thotë se entitetet si shteti, shoqëria apo kombi kanë një ekzistencë autonome përtej individëve që bëjnë pjesë në to.[1] Disa forma ekstreme kolektivizmi shkojë deri në pikën e të mohuarit të ekzistencës së autonomisë së individëve përtej kolektivit.[1] Një tjetër karakteristikë e kolektivizmit është edhe bindja se interesi i (pretenduar) i kolektivit duhet të ketë përparësi ndaj interesit të individëve.[2] Kolektivizmi është një karakteristikë themelore e ideologjive si komunizmi, socializmi dhe fashizmi të cilat mund të shihen si antiteza e pozitës filozofike të individualizmit.
Kritika ndaj filozofisë kolektiviste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liberalët klasikë kanë qenë oponentë konsistentë të pozitave kolektiviste. Ludwig von Mises duke qenë një nga kundërshtarët më me zë tregon se filozofia e kolektivizmit është e gjymtuar në faktin se kolektivet nuk mund të analizohen si entitete autonome, por mund të analizohen vetëm nëpërmjet ekzaminimit të individëve që përbëjnë kolektivin, pra nga një pikëpamje individualizmi metodologjik. Një tjetër kritikë ngrihet ndaj natyrës arbitrare që shoqëron përcaktimin se cilët individë do të përfshihen në një kolektiv.
Nuk ka asnjë ideologji kolektiviste uniforme, por shumë dokrtina kolektiviste. Çdonjë prej tyre lavdëron një entitet të ndryshëm kolektivist dhe kërkon që të gjithë njerëzit e përmbajtur t'i nënshtrohen atij. Çdo sekt adhuron idhullin e vete dhe është jotolerant ndaj idhujve rivalë. Çdonjë urdhëron nënshtrimin total të individit, çdonjë është totalitar.- Ludwig von Mises: Theory and History[3]
Një tjetër kritikë që ngrihet ndaj filozofisë kolektiviste është ajo që ka të bëjë me pikëpamjen kolektiviste që thotë se interesat dhe dëshirat e individëve duhet t'u hapin rrugë atyre të kolektivit. Një i tillë pozicion shpie në dilemën se si do të përcaktohet interesi i një entiteti të tillë si kolektivi, përveçse me vendimin arbitrar të atyre që janë në fuqi? Dhe më tej, si mund këto vendime të reflektojnë dëshirat aktuale të kolektivit përveçse duke qenë të bazuara vetëm në gjykimin e atyre që mbajnë pushtetin?
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Ludwig von Mises. (1985) Theory and History. faqe 250-251.
- ^ Ludwig von Mises (1962.) "The Ultimate Foundation of Economic Science".
- ^ Theory and History: "There is no uniform collectivist ideology, but many collectivist doctrines. Each of them extols a different collectivist entity and requests all decent people to submit to it. Each sect worships its own idol and is intolerant of all rival idols. Each ordains total subjection of the individual, each is totalitarian."