Albert Camus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Albert Camus Nobel prize medal.svg
Albert Camus, gagnant de prix Nobel, portrait en buste, posé au bureau, faisant face à gauche, cigarette de tabagisme.jpg
Ditëlindja: 7 nëntor 1913
Vendlindja: Mondovi, Algjeri
Ditëvdekja: 4 janar 1960
Vendvdekja: Villeblevin, Francë
Nënshtetësia: Francez
Zhanri: Roman, Drama

Albert Camus (Mondovi, 7 nëntor 1913 - Villeblevin, 4 janar 1960), shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957.Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tija. I gjith opusi letrar i tij bazohet në idenë apsurde të egzistencës së njeriut.


Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind me 7 nëntor 1913. Në saje të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për Filozofi. Në vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarësheshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.

Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", te cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamyse. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese te rinise. Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".

Me pas punon në gazetat serioze te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne një përmbledhje "Aktualet".

Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunës e te pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin "absurd". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. "Kaligula", me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është "Të drejtët" himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën" ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja" që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashpër të intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe një lloj izolimi, te cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymte "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.

1957 suksesi letrar i Kamyse vlerësohet me çmimin Nobel.

Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.

Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë" që e botuan më pas të paplote me 1994.

Kushdo që ka lexuar një vepër çfarëdo të Kamyse, kupton se ky është një autor i një lloj te veçantë.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Romane[redakto | redakto tekstin burimor]

  • L'Étranger; 1942
  • La Peste; 1947
  • La Chute; 1956
  • La Mort heureuse;
  • Le premier homme; 1994

Tregime të shkurtëra[redakto | redakto tekstin burimor]

  • L'exil et le royaume; 1957

Të pafiksuara[redakto | redakto tekstin burimor]

  • L'envers et l'endroit; 1937
  • Noces; 1938
  • Le Mythe de Sisyphe; 1942
  • Actuelles I, Chroniques 1944-1948; 1950
  • L'Homme révolté; 1951
  • Actuelles II, Chroniques 1948-1953; 1953
  • L'Été; svojevrstan nastavak Pirovanja; 1954.
  • Réflexions sur la guillotine; 1957
  • Chroniques algériennes, Actuelles III, 1939-1958; 1958

Drama[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gjuhën shqipe[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Albert Camus