Islanda
Islanda Ísland (islandisht) | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
![]() | |||||
Himni Kombëtar | "Lofsöngur" (Rapsodi) | ||||
Kryeqyteti | Reykjavík (gjithashtu qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Islandisht | ||||
Anëtarësimi në OKB | 19 nëntor 1946 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Guðni Th. Jóhannesson | ||||
Kryeministër | Bjarni Benediktsson | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vëndi i 108-të 102.775 km² 2,7 | ||||
Popullsia (2016) – totale – dendësia |
Vëndi i 182-të 332.529 banorë 3,2 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor |
17,616 miliard dollarë 52.967 dollarë | ||||
Monedha | Korona islandeze (ISK) | ||||
Zona kohore | UTC+0 | ||||
Prefiksi telefonik | +354 | ||||
Kodi i internetit | .is | ||||
Kodi ISO 3166-1 | IS |
Islanda e quajtur gjithashtu Republika e Islandës, është një shtet ishullor nordik i Evropës në Atlantikun Verior. Me një popullsi prej 332.529 dhe një sipërfaqe prej 103.000 km2, është shteti më pak i populluar në Europë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Reykjavik. Në Reykjavik dhe zonat përreth në jugperëndim të vendit ndodhet më shumë se dy të tretat e popullsisë. Toka e Islandës është vullkanikisht dhe gjeologjikisht aktive. Brendësia përbëhet nga një pllajë karakterizuar nga rërë dhe fusha llave, male dhe akullnajat, ndërkohë që shumë lumenj akullnajore rrjedhin në det nëpër ultësira. Islanda ngrohet nga Rryma e Gjirit dhe ka një klimë të butë, pavarësisht nga gjerësia gjeografike e lartë pranë Rrethit Arktik. Islanda është e nohur me fjorde në perëndim, veri e lindja, rrafshe e ranishte në jug. Në brendi ka male, shkëmbinj e shkretetirë guri , akullnaja e fusha në rrafshnaltën e pashfrytëzuar me lumenj, ujëvara, burime të nxehta, gejzere e vullkane. Ka rreth 700 burime të nxehta në 300 lokalitete. Hekla është vullkani më i njohur që 7000 vjet .
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Historia e Islandes.
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Sistemi shtetror në Island.
Njësit administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Islandës.
Qeveria e Islandës e administron vendin nëpërmjet disa niveleve dhe drejtime administrative.
Njësitë regjionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Rajonet e Islandës.
Janë tetë njësi të quajtura regjione dhe përdoren për qëllime statistike. Sistemi juridik përdorë sistemin e vjetër të ndarjes.
Njësitë zgjedhore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Deri në vitin 2003, zgjedhjet për kuvendin republikan mbaheshin në nivel të regjioneve, mirëpo me një amendament për zgjedhjet janë bërë disa ndryshime të cilat kanë krijuar gjashtë bashkësi që shërbejnë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Njësitë e fisnore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Janë 23 njësi të quajtura countes të cilat më tepër janë ndarje historike të fisnikëve Islandezë. Tani janë 26 përfaqësues zyrtarë të lartë që përfaqësojnë qeverinë me të drejta të ndryshme. Zakonisht nën mbikëqyrjen e këtyre përfaqësuesve gjenden policia lokale, në të cilin është një zyre speciale e komisionarëve për këtë qëllim, mbledhja e tatimeve, administrimi i deklarimeve të falimentimeve si dhe shërbimet për martesat e bashkëshortëve të pa fe.
Njësitë administrative lokale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Islandë janë 79 njësi administrative me kuvende lokale dhe i kryejnë shërbimet lokale si: organizimi i mbajtjes së mësimit në shkolla lokale, lejet ndërtimore e punë administrimi të niveleve të tilla.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Gjeografia e Islandës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Islandës është 103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100,250 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,750 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Islandës është 4,988 km e gjatë ndërsa ajo nuk kufizohet nga asnjë vend tjeter.
Klima e Islandës është gjithnjë e varur nga ajo që vjen nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima është me dimër të butë dhe verë të ftohtë e të lagësht.
Pjesa më e madhe e relievit është terren e rrafshët me disa male e fusha te ngrira, ndërsa bregdeti i saj është i mbytur në gjirinjët dhe ujdhesat e shumta në oqean. Pika më e ulët e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,119 metra në vendin e quajtur Uvanadalshukur (ang.:Hvannadalshnukur).
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Ekonomia e Islandës.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Artikulli kryesor: Demografia e Islandës.
Në territorin prej 103 000 km2 jetojnë 331.694 banor ose 3.3 banorë në 1 km2. Islanda është shteti më i pabanuar i Evropës. Nataliteti sillet rreth 15 promila dhe mortaliteti 6,8 promila.
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Kultura e Islandës.
Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Wilcox, Jonathan; Latif, Zawiah Abdul (2007). Cultures of the World: Iceland (në anglisht). Marshall Cavendish. ISBN 978-0-7614-2074-3.
- Bjarnason, Egill.(2021) How Iceland Changed the World: The Big History of a Small Island. (Penguin. 2021.)
- Byock, Jesse (1990) Medieval Iceland Society, Sagas, and Power University of California Press. ISBN 9780520069541.
- Heiðarsson, Jakob Oskar (2015) 'Iceland – My Small Island'.
- Jonsson, Asgeir (2008). Why Iceland? How One of the World's Smallest Countries Became the Meltdown's Biggest Casualty (në anglisht). McGraw–Hill Professional. ISBN 978-0-07-163284-3.
- Jonsson, Ivar (2012) 'Explaining the Crisis of Iceland – A Realist Approach' in Journal of Critical Realism, 11,1.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


- Official Gateway of Iceland
- www.Izlandi.hu Arkivuar 14 mars 2007 tek Wayback Machine
- Picture gallery from www.islandsmyndir.is
- The governments website in English
- The Trade Council of Iceland
- Travel information from the Public Roads Administration
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Islandës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |