Klima

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Klasifikimi i klimes në tërë biootën
Klasifikimi i klimës sipas Këpenit

Klima (nga grq : pjerrtësi, klima) eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar [1].

Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend [2].

Faktorët dhe elementët klimatik[redakto | redakto tekstin burimor]

Element klimatike merren për bazë gjatë përcaktimit të klimës janë: insolacioni, temperature e ajrit, temperatuar e dheut, të reshura, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia dhe mbulesa e dëborës, lagështia e ajrit, dhe ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve klimatik.

Si faktorë kryesorë të klimës merren : gjersia gjeografike( si faktor astronomik), ndërsa faktorët fiziko-gjeografik janë: relievi, lartësia mbidetare, pozita ndaj deteve e oqeaneve dhe rrymat ajrore e ujore, bimësia , dhe vet njeriu.

Me studimin e klimës merret klimatologjia. Dijetarët grekë ndryshimet klimatke i kan bazuar në faktorët astronomik, gjegjësisht sipas këndit të pjerrtësisë së rrezeve të Diellit që bien në rrafshin horizontal në mesditë dhe zgjatjes së ditës. Në bazë të kritereve astronomic të kushtëzuar nga lëvizjet e Diellit mbi horizont gjatë vitit, duke filluar nga ekutori në drejti të poleve dallohen këta breza klimatikë: brezi tropik, brezi i gjerësive të mesme (verior dhe jugor) dhe brezi polar (verior dhe jugor). Brezi i vapës është i përkufizuar në dy anët e ekuatorit me izotermen vjetore prej 20 °C, kurse brezi i mesëm ( verior dhe jugor) shtrihen në mes të izotermave vjetore 2 °C dhe izotermave të muajit më të nxehtë prej 10 °C. Brezi i ftohtë polarë janë të përkufizuar me izotermat e muajve më të nxehtë prej 10 °C.

Tipat klimatik[redakto | redakto tekstin burimor]

Në çdo brez të nxehtësisë dallojmë nga disa tipa klimatikë.

Brezi i vapës ( klima e nxehtë)[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtetet e Arktikut bazuar në territoret e shtete të cilët kufizojnë Rrethin Arktik Arktiku është një rajon polar i cili gjendet në pjesën më veriore të Botës. Arktiku përbëhet nga Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe nga disa pjesë të Alaskës (SHBA), Kanadasë, Finlandës, Grenlandës (Danimarkë), Islandës, Norvegjisë, Rusisë dhe Suedisë. Rajoni Arktik përbëhet nga një shtresë akullnajore sezonale të ndryshueshme, e rrethuar nga një tokë e ngrirë pa pemë. Zona mund të përcaktohet si veriu i Rrethit Arktik (66° 33'V), i përafërt me cakun e diellit të mesnatës dhe natës polare. Ndryshe, mund të përcaktohet si një rajon ku temperaturat mesatare të muajit më të nxehtë (korrik) janë nën 10 °C (50 °F); vija më veriore drunjore afërsisht ndjek izotermin në kufi të këtij rajoni. Socialisht dhe politikisht, rajoni Arktik përfshin territoret veriore të tetë shteteve arktike, megjithëse nga përkufizimet e shkencës natyrore, pjesa më e madhe e këtij territori konsiderohet si territor polar. Rajoni Arktik është një rajon i veçantë në mes të ekosistemeve të Tokës. Për shembull, kulturat në këtë rajon dhe popujt vendas të Arktikut janë mësuar me kushtet ekstreme dhe të ftohta të këtij rajoni. Në vitet e fundit, shtrirja e sipërfaqeve akullnajore është zvogëluar. Jeta në Arktik përfshin organizma që jetojnë në akull, zooplanktone dhe filoplanktone, peshq dhe gjitarë të detit, zogj, gjitarë tokësor, bimë dhe shoqëri njerëzore. Klima Klima e Arktikut karakterizohet me dimra të ftohtë dhe verëra të freskëta. Në formë të rreshjeve zakonisht bie borë. Sasia vjetore e rreshjeve të Arktikut është e ulët, ku në shumicën e zonave bie më pak se 50 cm (20 in) në vit. Erërat e larta zakonisht nxisin dëborën, duke formuar iluzione të rreshjeve të vazhdueshme të dëborës. Temperaturat mesatare mund të jenë −40 °C (−40 °F), dhe temperatura më e ulët e regjistruar është −68 °C (−90 °F). Klima e bregdetit të Arktikut është e zbutur nga ndikimet oqeanike, duke pasur përgjithësisht temperatura më të nxehta dhe rreshje dëbore më të mëdhaja se në zonat e brendshme më të ftohta dhe më të thata. Arktiku është prekur nga ngrohja globale, duke quar drejt shterimit të akullnajeve të Arktikut dhe lirimin e metanit të Arktikut.Për shkak të migrimit polvard të izomerit të planetit (rreth 56 km (35 mi) për dekadë gjatë 30 viteve të fundit si pasojë e ngrohjes globale), rajoni Arktik (e përcaktuar nga vija drunjore dhe temperatura) aktualisht është duke u zvogëluar. Ndoshta rezultati më madhështor i zvogëlimit të Arktikut është humbja e akullnajave. Ka një mospërputhje shumë të madhe të parashikimeve rreth humbjes së akullnajeve të Arktikut, me modele që tregojnë afër-përmbushjes dhe përmbushjen e shkrirjes në shtator nga viti 2040 deri në vitin 2100. Rreth gjysma e modeleve të analizuara tregojnë afër-përmbushjes dhe në përmbushje të shkrirjes së akullnajeve në shtator të vitit 2100.

klime tropikale\[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima subtropike[redakto | redakto tekstin burimor]

Bimë Myshqet Likenet Drunjte e meshtenkes Dfunje te dellenjes Drunje te shkurter

Kafshe Lepuri i bardhe Lemingu Dreri i eger Dhelpra Shqarthin

Klima monsunike[redakto | redakto tekstin burimor]

Brezi i mesëm ( Klima mesatare)[redakto | redakto tekstin burimor]

Arktiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtetet e Arktikut bazuar në territoret e shtete të cilët kufizojnë Rrethin Arktik Arktiku është një rajon polar i cili gjendet në pjesën më veriore të Botës. Arktiku përbëhet nga Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe nga disa pjesë të Alaskës (SHBA), Kanadasë, Finlandës, Grenlandës (Danimarkë), Islandës, Norvegjisë, Rusisë dhe Suedisë. Rajoni Arktik përbëhet nga një shtresë akullnajore sezonale të ndryshueshme, e rrethuar nga një tokë e ngrirë pa pemë. Zona mund të përcaktohet si veriu i Rrethit Arktik (66° 33'V), i përafërt me cakun e diellit të mesnatës dhe natës polare. Ndryshe, mund të përcaktohet si një rajon ku temperaturat mesatare të muajit më të nxehtë (korrik) janë nën 10 °C (50 °F); vija më veriore drunjore afërsisht ndjek izotermin në kufi të këtij rajoni. Socialisht dhe politikisht, rajoni Arktik përfshin territoret veriore të tetë shteteve arktike, megjithëse nga përkufizimet e shkencës natyrore, pjesa më e madhe e këtij territori konsiderohet si territor polar. Rajoni Arktik është një rajon i veçantë në mes të ekosistemeve të Tokës. Për shembull, kulturat në këtë rajon dhe popujt vendas të Arktikut janë mësuar me kushtet ekstreme dhe të ftohta të këtij rajoni. Në vitet e fundit, shtrirja e sipërfaqeve akullnajore është zvogëluar. Jeta në Arktik përfshin organizma që jetojnë në akull, zooplanktone dhe filoplanktone, peshq dhe gjitarë të detit, zogj, gjitarë tokësor, bimë dhe shoqëri njerëzore.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima e Arktikut karakterizohet me dimra të ftohtë dhe verëra të freskëta. Në formë të rreshjeve zakonisht bie borë. Sasia vjetore e rreshjeve të Arktikut është e ulët, ku në shumicën e zonave bie më pak se 50 cm (20 in) në vit. Erërat e larta zakonisht nxisin dëborën, duke formuar iluzione të rreshjeve të vazhdueshme të dëborës. Temperaturat mesatare mund të jenë −40 °C (−40 °F), dhe temperatura më e ulët e regjistruar është −68 °C (−90 °F). Klima e bregdetit të Arktikut është e zbutur nga ndikimet oqeanike, duke pasur përgjithësisht temperatura më të nxehta dhe rreshje dëbore më të mëdhaja se në zonat e brendshme më të ftohta dhe më të thata. Arktiku është prekur nga ngrohja globale, duke quar drejt shterimit të akullnajeve të Arktikut dhe lirimin e metanit të Arktikut.Për shkak të migrimit polvard të izomerit të planetit (rreth 56 km (35 mi) për dekadë gjatë 30 viteve të fundit si pasojë e ngrohjes globale), rajoni Arktik (e përcaktuar nga vija drunjore dhe temperatura) aktualisht është duke u zvogëluar. Ndoshta rezultati më madhështor i zvogëlimit të Arktikut është humbja e akullnajave. Ka një mospërputhje shumë të madhe të parashikimeve rreth humbjes së akullnajeve të Arktikut, me modele që tregojnë afër-përmbushjes dhe përmbushjen e shkrirjes në shtator nga viti 2040 deri në vitin 2100. Rreth gjysma e modeleve të analizuara tregojnë afër-përmbushjes dhe në përmbushje të shkrirjes së akullnajeve në shtator të vitit 2100.

Klima mesdhetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima mesdhetare është tipike për viset përreth Detit Mesdhe , por ajo mund të haset edhe në jugun e Afrikës , në pjesën qëndrore të Kilit dhe në Kaliforni.Ky lloj i klimës karakterizohet me atë që shirat më shumë bien në vjeshtë dhe në dimër , ndërsa pranvera dhe vera janë më të thata. Reshjet luhaten midis 400 dhe 700mm në vit. Dimrat janë të butë , ndërsa verërat janë të nxehta. Bimësinë e zakonshme e përbëjnë shkurret dhe pyjet përherë të gjelbra. Brenda këtij lloji klimatik ekzistojnë ndryshime , të cilat bëjnë që klima në bregun verior të Mesdheut të jetë më e freskët dhe më e lagësht sesa në atë të jugut , i cili është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Saharës. Përtej bregut , në brendësi kjo klimë merr vetitë kontinentale dhe bëhet më e ftohtë.[3]

Klima oqeanike dhe bregdetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakteristikë themelore e klimës oqeanike është ndikimi që kanë Erërat Perëndimore në rajonet ku mbizotëron kjo klimë . Ndryshimet e temperaturës ditore dhe vjetore janë të vogla dhe kjo bën që dimrat të jenë të butë dhe verërat e freskëta. Mesatarja e reshjeve lëviz midis 600 deri 700mm në vit , ndonëse në pjesët ku ka vargmale kjo sasi mund të tejkalojë 2000mm . Kjo klimë mund të haset në pjesët bregdetare të Evropës Perëndimore , ku rryma e Golfit zbut ndikimet e gjerësisë , pastaj haset në Amerikën Veriore , Kil , Tasmsani dhe në Zelandën e Re.[4]

Klima kontinentale[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima kontinentale ndahet në : Klimë të butë kontinentale dhe Klimë të thatë kontinentale

Klima e butë kontinentale është largimi nga deti që lëkundjet e temperaturës të jenë më të shprehura gjatë gjithë ditës dhe në mes të stinëve të vitit. Gjithashtu , edhe erërat që vijnë humbin një pjesë të lagështisë së tyre dhe shkaktojnë pak reshje , rreth 400–500 mm në vit të shpërndara në mënyrë të barabartë gjatë gjithë maujve. Verërat janë të shkurtëra dhe të nxehta dhe dimrat janë të gjatë e të ftohtë. Ky lloj i klimës haset vetëm në hemisferën veriore ngase në këta gjerësi të hemisferës jugore nuk ka masa kontinentale të mjaftueshme. Ajo haset në brendësinë e Amerikës Veriore dhe në EuroAzi. Bimësia tipike është ajo e prerieve dhe stepave me bimësi të rrallë të drurëve. Klima e thatë kontinentale e hasim në viset që i njohim si shkretëtira , karakteristikë kryesore e të cilave është thatësia e skajshme , ngase shirat janë të rralla , madje ato nuk bien edhe disa vite me rradhë. Gjatë ditës temperaturat janë shumë të larta , se mungesa e bimëve e bën që toka të ngrohët dhe të ftohet shumë shpejt. Shkretëtirat mund të jenë të nxehta si ajo e Saharës ose të ftohta si ato të Azisë Qëndrore. Megjithatë , shumica e shkretëtirave kanë zona të vogla me bimë , veçanërisht në vendet ku del uji nëntokësor , tl cilat formojnë Oaza-t. Njëra nga shkretëtirat e nxehta është Lugina e Vdekjes në Kaliforni , SHBA , ndërsa shkretëtira më e thatë është Atakama në Kil.[5]

Klima- tipet, vecurit e klimes.

Klima ne toke ndryshon me rritjen e gjeresis gjeografike dhe lartesis mbi detare. Ne vendin tone dallojn keto tipe klimatike : Klima kontinentale me teper është e perfaqsuar ne vojvodin, verat janë te nxehta dhe te thata , dimrat e ftoht dhe me bore.

Klima e mesme kontinentale është e perfaqsuar ne vendet me lartesi 600e 800metra, verat e nxehta te thata,dimrat e ftoht, veshje ka me shum ne stinet kalimtare.

Klima malore është e perfaqsuar ne vendet me lartesi mbi 800 metra, verat me te shkurta dhe te freskta , dimrat me te gjatë dhe te ftoht, bora qendron me shum se 150 dit ne vit.

Klima krahinore është e perfaqsuar ne rajonet e ulta malore te cilatjane te mbrojtura nga ererat për shembull: Fushen e Siriniqit, Luginen e Limit, Rrafshi dugagjinit.

Ndotja e ajrit : 1 Ndotja Fizike (vullkaneve, pluhurit kozmik, pluhurit Polenit). 2Ndotja Kimike (fabrikat, komunikacioni, djegja mbeturinave) 3Ndotja Radio-aktive (centralet berthamore, armet berthamore).

Breza polarë ( Klima e ftohët)[redakto | redakto tekstin burimor]

Tipi subpolar[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima polare[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakterizohet me era te ftohta e te forta me pak reshje ne forme te bores.

Klima malore[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakterizohet me dimra të gjatë e të ashpër , dhe me vera të shkurta e të freskëta.

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Zamir Libohova ne alba shkence
  2. ^ LIGJI PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE Në amëzën assembly-kosova.org
  3. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , botimet shkollore Albas Tiranë-Tetovë-Prishtinë viti 2006 , ISBN : 9989-108-37-4, faqe53
  4. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , ISBN 9989-108-37-4 , emri origjinal Atlas basico de geografia fisica
  5. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , botimet shkollore Albas Tiranë-Tetovë-Prishtinë viti 2006 , ISBN : 9989-108-37-4, faqe 53-54