Koha e akullit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një përshtypje artistike e epokës së akullit të Tokës në maksimumet akullnajore. Bazuar në: Crowley, T. J. (1995). "Ice age terrestrial carbon changes revisited". Global Biogeochemical Cycles. 9 (3): 377–389. Bibcode:1995GBioC...9..377C. doi:10.1029/95GB01107. "Ice age terrestrial carbon changes revisited". Global Biogeochemical Cycles 9 (3): 377–389. Bibcode:1995GBioC...9..377C. doi:10.1029/95GB01107. 
Shtresat e akullit në Antarktik. Shtresat akullnajore zgjerohen gjatë një "epoke të akullit".
Ndryshime në temperaturë, CO2, dhe pluhuri nga bërthama e akullit Vostok gjatë 400,000 vjetëve të fundit.

Koha e akullit ose një epokë e akullit është një periudhë afat-gjate e uljes së temperaturës të sipërfaqes dhe atmosferës së Tokës, duke rezultuar në praninë ose zgjerimin e fletëve kontinentale dhe polare akullit dhe akullnajat alpine. Brenda një kohe të akullit afatgjate, impulset individuale të klimë të ftohtë quhen si "periudha akullnajore" (ose ndryshe "glaciale" ose "të ngrira"), dhe periudha e përhershme e ngrohtë quhet "interglaciale". Glaciologjikisht, koha e akullit nënkupton praninë e gjerë të shtresave akullnajore në hemisferën veriore dhe në jugore.[1] Nga ky përkufizim, ne jemi në një periudhë interglaciale— Holocene— e kohës së akullit e cila filloi 2.6 milion vjet më parë, në fillim të epokës Pleistocene, për shkak se shtresat akullnajore të Groenlandës, Arktik, dhe Antarktiku ende ekzistojnë.[2]

Origjina e teorisë së kohës së akullit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1742 Pierre Martel (1706–1767), një inxhinier dhe gjeograf që jetonte në Gjenevë, vizitoi luginën e ChamonixAlpet e Savoy-së.[3][4] Dy vite më vonë ai botoi një pasqyrë të udhëtimit të tij. Ai raportoi se banorët e kësaj lugine shpërndarjen e gurëve të çrregullt ja atribuojnë akullnajave, duke thënë se një herë ato kanë qenë të zgjeruara më larg.[5][6] Më vonë shpjegime të ngjashme janë raportuar nga rajonet e tjera të Alpeve. Në vitin 1815, marangozi dhe gjuetari i dhive të egra, Jean-Pierre Perraudin (1767–1858) shpjegoi gurët e mëdhenj të çrregullt në Val de Bagnes në kantonin zviceran të Valaisit se ishin për shkak se akullnajat më parë shtriheshin më tej.[7] Një dru-prerës i panjohur nga Meiringen në Bernese Oberland mbrojti idenë e ngjashme në një diskutim me gjeologjistin gjermano-zviceran Jean de Charpentier (1786–1855) në vitin 1834.[8]Shpjegime të krahasueshme janë të njohura edhe nga Val de Ferret në Valais dhe Seeland në Zvicrën perëndimore[9] dhe në punën shkencore të Goethes.[10] Shpjegime të tilla mund të gjenden edhe në pjesë të tjera të botës. Kur natyralisti bavarez Ernst von Bibra (1806-1878) vizitoi Andet kilian në 1849-1850, vendasit i atribuan fosilet e moraineve, veprimeve të mëparshëm të akullnajave.[11]

Ndërkohë, studiuesit evropianë kishin filluar të pyesin veten se çfarë kishte shkaktuar shpërndarja e materialit të çrregullt. Nga mesi i shekullit të 18-të, disa diskutuan akullin si një mjet transporti. Eksperti suedez i minierave Daniel Tilas (1712–1772), në vitin 1742, ishte personi i parë që sugjeroj copat e akullit që lundrojnë në det për të shpjeguar praninë e gurëve të çrregullt në rajonet skandinave dhe baltike.[12] Në 1795, shkencëtari dhe filozofi skocez, James Hutton (1726-1797), shpjegoi gurët e çrregullt në Alpe si pajojë e akullnajave.[13] Dy dekada më vonë, në vitin 1818, botanisti suedez Göran Wahlenberg (1780-1851) botoi teorinë e tij për një akullnajë të gadishullit skandinav. Ai e konsideronte akullnajën si një fenomen rajonal.[14]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Imbrie, J.; Imbrie, K.P (1979). Ice ages: solving the mystery. Short Hills NJ: Enslow Publishers. ISBN 978-0-89490-015-0. 
  2. ^ Gribbin, J.R. (1982). Future Weather: Carbon Dioxide, Climate and the Greenhouse Effect. Penguin. ISBN 0140224599. 
  3. ^ Rémis, F.; Testus, L.; Testut (2006). "Mais comment s'écoule donc un glacier ? Aperçu historique" (PDF). C. R. Geoscience (në French). 338 (5): 368–385. Bibcode:2006CRGeo.338..368R. doi:10.1016/j.crte.2006.02.004.  Note: p. 374
  4. ^ Montgomery 2010
  5. ^ Martel, Pierre (1898). "Appendix: Martel, P. (1744) An account of the glacieres or ice alps in Savoy, in two letters, one from an English gentleman to his friend at Geneva ; the other from Pierre Martel , engineer, to the said English gentleman". Në Mathews, C.E. The annals of Mont Blanc. London: Unwin. p. 327.  See (Montgomery 2010) for a full bibliography
  6. ^ Krüger, Tobias (2013). Discovering the Ice Ages. International Reception and Consequences for a Historical Understanding of Climate (German edition: Basel 2008). Leiden. p. 47. ISBN 978-90-04-24169-5. 
  7. ^ Krüger 2013, pp. 78–83
  8. ^ Krüger 2013, p. 150
  9. ^ Krüger 2013, pp. 83, 151
  10. ^ Goethe, Johann Wolfgang von: Geologische Probleme und Versuch ihrer Auflösung, Mineralogie und Geologie in Goethes Werke, Weimar 1892, ISBN 3-423-05946-X, book 73 (WA II,9), p. 253, 254.
  11. ^ Krüger 2013, p. 83
  12. ^ Krüger 2013, p. 38
  13. ^ Krüger 2013, pp. 61–2
  14. ^ Krüger 2013, pp. 88–90