Ishulli i Manit
Koordinatat: 54°09′V 4°18′P / 54.15°V 04.30°P
Ishulli i Manit | |||||
| |||||
Gjuha | Anglisht | ||||
Kryeqyteti | Douglas | ||||
Forma e qeverisë | Demokraci parlamentare | ||||
Sipërfaqja | 572 km² | ||||
Popullsia | 84.497 | ||||
Dendësia e popullsisë | 148 për banorë në km² | ||||
Zona kohore | (UTC+1) | ||||
Kodi i internetit TLD | .im | ||||
Prefiksi telefonik | +44 |
Ishulli i Manit ose Mannin (anglisht: Isle of Man) është një territor vetëqeverisës, i cili ndodhet në Detin e Irlandës. Popullsia e Ishullit është 84.497 banorë. Kreu i shtetit është Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila mban titullin Lordi i Manit. Kurora përfaqësohet nga një Toger Guvernator. Ishulli nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por marrëdhëniet e jashtme, mbrojtja, dhe qeverisja themelore e Ishulli janë përgjegjësi e saj.
Ishulli ishte vend kelt deri sa ra nën pushtimin e Norsëve më 1079. Kjo ka lënë trashëgimi nga qeveria e Tynwaldit tek shumë emra vendesh. Pas një periudhe të sundimit nga mbretërit e Anglisë dhe Skocisë, Manksët ranë nën sundim feudal të Kurorës Angleze. Lordshipi iu dorëzua Kurorës Britanike më 1764, por ishulli kurrë nuk u bë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo e shpjegon pozicionin e saj si Varësi e Kurorës.
Ishulli i Manit nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por si rezultat i Traktatit të Hyrjes më 1972, ekziston lëvizja e lirë e mallrave mes dy vendeve.[1]
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ishulli i Manit ndodhet në qendër të detit i Irlandës. 50 kilometra prej Irlandës dhe Britanisë së Madhe. Ishulli ka 572 kilometra katrorë dhe vija bregdetare është 160 kilometra e gjatë. Gjatësia e Ishullit prej veriut në jug është 52 kilometra, ndërsa gjerësia nga perëndimi në lindje është 22 kilometra.
Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Muaji shkurt është muaji më i ftohtë, ku temperatura mesatare është 4.9 °C. Muaji korrik dhe gusht është muaji më i nxehtë, kur temepratura më e lartë mund të shkoj deri në 17,6 °C. Temperatura më e lartë regjistruar ishte 28,9 °C.
Kinema[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ishulli i Manit ka dy kinema. Njëri kinema ka kapacitet me 154, ndërsa kinemaja e dytë ka kapacitet me 95. Ishte rinovuar në gusht 2011.
Sporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Atletët e kësaj shtetit kanë fituar tre medalje të artë. Medalja e parë u fitua në vitin 1985, medalja e dytë u fitua nga çiklisti Mark Cavendish në vitin 2006, ndërsa medalja e tretë u fitua në vitin 2011.
Si ishull, shumë sporte të ujit janë të popullarizuar. Skuadra e Ishullit së Manit praktikojnë shumë sporte, si p.sh: ragbi, hokej në fushë, futboll etj.
Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|