Fiset Nordike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Hartë që tregon zonën e vendbanimeve nordike gjatë shekujve 8 - 11 ( Periudha Vikinge), duke përfshirë pushtimet Normane, disa zgjerime pas kësaj periudhe (me ngjyrë të verdhë). Rrugët tregtare si dhe ato të inkursioneve gjithashtu janë shënjëzuar.
Rrobat nordike në Muzeun Suedez të Antikiteteve Kombëtare në Stokholm
Statujat e hulumtuesëve nordikë në L'Anse aux Meadows

Fise Nordike është një term që i referohet grupit të njerëzve që flisnin atë e cila tani njihet si gjuha e vjetër nordike në mes të shekujve VIII dhe XI. Kjo gjuhë i përket grupit verior të gjuheve gjermane, pjesë të degës Indo-Evropiane të gjuhëve. Gjuha e vjetër nordike ka qënë forma më e hershme gjuhëve moderne Skandinave.[1]

Përmbledhje[redakto | përpunoni burim]

Norseman do të thotë "njeri nga Veriu" dhe i referohej kryesisht folësve të fiseve të gjuhës së vjetër nordike (Eng: Old Norse language) të cilët jetonin në pjesën jugore dhe qendrore të Skandinavisë. Në histori", Norse" ose "Norseman" mund të jetë çdo person nga Skandinavia, edhe pse Norvegjia, Danimarka dhe Suedia ishin grupe të ndryshme të njerëzve në mesjetë.

Zakonisht termi Norse i referohet më shumë pjesës perëndimore të Veriut (Nordike), që do të thotë kryesisht norvegjezëve kur bëhet fjalë për kolonizimin dhe vendbanimet nordike të Amerikës Veriore, Normandisë, Islandës, Grenlandës, Irlandës, Skocisë, Uellsit, Shetlandit, Orkneyt, Hebrides, Ishujve Faroe, dhe Ishulli i Njeriut. Në disa referenca të tjera historike, termi gjithashtu mund ti referohet edhe pjesës lindore të Veriut (Nordike), që do të thotë, kryesisht, Danezëve dhe Suedezëve, për shembull, Knuti i Madh dhe aventurat suedeze në Lindje.

Skandinavët nordikë, ose si njihen ndryshe edhe me emrin vikingët, themeluan shtete dhe vendbanime të ndryshme si në Angli, Skoci, Islandë, Uells, Ishujt Faroe, Finlandë, Irlandë, Rusi, Grenlandë, Francë, Belgjikë, Ukrainë, Estoni, Letoni, Lituani, Gjermani, Poloni, Kanada[2] si dhe në Italinë jugore.

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Linden, Eugene (December 2004). "The Vikings: A Memorable Visit to America". 
  2. ^ Pringle, Heather (October 19, 2012). "Evidence of Viking Outpost Found in Canada".