Groenlanda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaallit Nunaat
Grønland
Greenland
Emblema - Groenlanda
Flamuri Stema
Vendndodhja - Groenlanda
Vendndodhja - Groenlanda

Grenlanda (Danisht : Grønland) - "vend i gjelbër" është një krahinë vetqeverisëse e Danimarkës, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me Europën, prej të shkuarës së saj kurkaqenëe kolonizuar nga Norvegjia dhe Danimarka, por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, Islandën.

Groenlanda është ishulli më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit Nuuk. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të Kanadasë drejt ishullit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Groenlanda është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit.

Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.[1] Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili përfshin pjesët e Groenlandës Veriore dhe Lindore, nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh kombëtar në botë.

Në pjesën qendrore të Groenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.

Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Groenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Groenlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag.[2]

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konsiderohet se banorët e parë kanë qenë vikingët, pas shekullit XVI në bregdetin e Grenlandës kanë jetuar eskimezët, të cilët janë marrë me peshkim. Në shekullin XVIII fillon kolonizimi i danezëve dhe në vitin 1953 bëhet pjesë përbërëse e Danimarkës.

Grenlanda nga sateliti

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]