Montserrati
Montserrat
| |||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Montserrati është një Territor Britanik përtej Oqeanit në Karaibe. Ai ndodhet në Ishujt Leeward, që janë pjesë e Antileve të Vogla në Indet Perëndimore. Montserrati është mesatarisht 16 km i gjatë dhe 11 km i gjërë dha ka 40 km vijë bregdetare.[1] Moserrati quhet edhe Ishulli Emerald i Karaibeve për shkak të ngjashmërisë me bregdetin e Irlandës dhe prejardhjes irlandeze të disa prej banorëve të tij.
Më 18 korrik 1995, vullkani Soufriere Hills dikur i qetë, në pjesën jugore të ishullit, u bë aktiv. Shpërthimi i tij shkatërroi kryeqytetin Plymouth të kohës gjeorgjiane të Montserratit dhe dy të tretat e popullsisë së ishullit u detyrua të ikte. Aktiviteti vullkanik vazhdon, duke prekur kryesisht rrethinat e Plymouth-it, përfshirë edhe objektet portuale të tij, dhe anën lindore të ishullit rreth ish Aeroportit W. H. Bramble, mbeturinat e të cilat u mbuluan nga llava vullkanike më 11 shkurt 2010.
Një "zonë e ndaluar" që zgjerohet nga brigjet jugore të ishullit në veri në një pjesë të Luginës Belham është imponuar për shkak të madhësisë së kupolës ekzistuese vullkanike dhe rrezikut potencial që rezulton nga aktiviteti piroklastik. Vizitorët në përgjithësi nuk lejohen të hyjnë në zonën e ndaluar, por një pamje mbresëlënëse e shkatërrimit të Plymouthit mund të shihet nga maja e Kodrës Garibaldi në Gjirin e Ishujve. Vullkani relativisht i qetë që nga fillim të vitit 2010, vazhdon të monitorohet nga afër nga Observatori i Vullkanit i Montserratit.
Një qytet i ri dhe port është duke u ndërtuar në Gjirin e Vogël, që është në bregun veriperëndimor të ishullit. Ndërsa ky ndërtim vazhdon, qendra e qeverisë dhe bizneseve ndodhet në Brades.
Montserrati e ka marrë emrin nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij të dytë në Botën e Re më 1493.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puna arkeologjike në terren në vitin 2012 në Kodrat e Qendrës të Montserratit tregoi ka pasur një pushtim arkaik midis 4000 dhe 2500 Para Krishtit. Më vonë zona bregdetare tregojnë praninë e kulturës Saladoide. Në nëntor 1493 Kristofor Kolombi kaloi pranë Montserratit në udhëtimin e tij të dytë, pasi iu tha se ishulli ishte i lirë për shkak të kontrolleve nga ana e Caribëve. Kolombi e quajti ishullin Santa María de Montserrat (Shën Maria e Monserratit), sipas Manastirit të Montserratit në Kurorën e Aragonit (sot Katalonja, Spanjë). Ishulli u vendos nën kontrollin e anglezëve në vitin 1632, kur dhuna anti-katolike në Nevis detyroi një grup irlandezësh të transportuar nga Irlanda si skllevër, të vendosen në Montserrat. Një koloni neo-feudale u zhvillua.
Kolonizatorët filluan të importojnë skllevër afrikanë për punë, siç ishte e zakonshme për shumicën e ishujve të Karaibeve. Kolonizatorët ndërtuan një ekonomi të bazuar në prodhimin e sheqerit, rumit, niseshtesë dhe pambukut, të kultivuar në plantacione të mëdha duke shfrytëzuar punën e sklevërve. Nga fundi i viteve 1700, plantacione të shumta u zhvilluan në ishull. Shumë irlandezë u transportuan gjithashtu në ishull, për të punuar si skllevër, si shërbëtorë ose të burgosur. Disa u internuan nga Oliver Kromuelli.
Shekulli i 18-të
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 mars 1768, skllevërit ngritën krye por nuk arritën të fitojnë lirinë. Populli i Montserratit e feston Ditën e Shën Patrikut si një festë publike për shkak të revoltës skllevërve. Festimet e mbajtura atë javë përkujtojnë kulturën e Montserratit në këngë, valle, ushqime dhe kostume tradicionale.
Në vitin 1782, gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, Franca pushtoi për një kohë të shkurtër Montserratin pasi mbështeti e rebelët amerikanë. Francezët ia kthyen ishullin Britanisë së Madhe sipas Traktatit të Parisit të vitit 1783 që i dha fund atij konflikti.
Kulturat e reja bujqësore dhe politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Britania ndaloi skllavërinë në Montserrat dhe territoret e tjera të saj Karaibe në gusht 1834.
Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, rënia e çmimit të sheqerit pati një efekt negativ në ekonominë e ishullit. Kjo ndodhi për shkak të konkurrencës së Brazilit dhe vende tëve tjera në tregti.
Në vitin 1857, filantropi britanik Joseph Sturge bleu një pasuri sheqeri për të provuar se ishte më ekonomike që të punësohen punëtorë me pagesë se sa skllevër. Anëtarë të shumtë të familjes Sturge blenë toka të reja. Në 1869 familja themeloi Montserrat Company Limited dhe mbolli pemë limoni të gjelbër, duke filluar prodhimin komercial të lëngut të limonit të gjelbër, ngriti një shkollë, dhe u shiti parcela toke banorëve të ishullit. Pjesa më e madhe e Montserratit u bë pronë e pronarëve të vegjël.
Nga 1871 deri në 1958, Montserrati administrohej si pjesë e kolonive federale të kurorës të Ishujve Britanikë Leeward, duke u bërë një provincë e Federatës jetëshkurtër të Indeve Perëndimore në vitet 1958-1962.
Në vitin 1979, u hap AIR Studios Montserrat e producentit të Btëllsave George Martin. Ishulli tërhoqi muzikantë me famë botërore, të cilët erdhën për të realizuar regjistrime në një mjedis të qetë dhe tropikal të Montserratit. Dekada e fundit e shekullit të njëzetë, megjithatë, solli dy ngjarje të cilat shkatërruan ishullin.
Në orët e para të 17 shtatorit 1989, uragani Hugo, një stuhi e kategorisë 4, goditi Montserrat me fuqi të plotë, duke prodhuar erëra të qëndrueshme prej 225 kilometrash në orë. Ky uragan dëmtoi më shumë se 90 përqind të ndërtimeveve në ishull. AIR Studios u mbyll, dhe ekonomia turistike u zhduk. Brenda pak vitesh, ishulli u përmirësua në mënyrë të konsiderueshme, por u dëmtuar sërish, 6 vjet më vonë nga aktiviteti vullkanik i cili filloi në vitin 1995.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishulli i Montserratit ndodhet rreth 480 km lindje-juglindje të Porto Rikos dhe 48 km në jugperëndim të Antiguas. Ajo përfshin 104 km2, por është duke u rritur gradualisht në madhësi për shkak të shtimit të depozitave vullkanike në bregdetin juglindor. Ishulli është 16 km i gjatë dhe 11 km i gjerë, me shkëmbinj që ngrihen 15 deri në 30 m mbi det dhe një numër plazhesh me rërë të shpërndara nëpër limanet e bregut perëndimor të ishullit.
Montserrati ka dy ishuj të vegjël, Redonda dhe Virgjinia e Vogël, and Shkëmbi Statujë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1979 deri 1989, në Montserrat ndodhej një degë e AIR Studios të George Martin, duke e bërë ishullin popullor me muzikantë të cilët shpesh shkonin atje për të regjistruar, duke përfituar nga klima e ishullit dhe një mjedis i bukur. Studioja u mbyll si pasojë e uraganit Hugo.
Që nga rrënimet e uraganit Hugo dhe shpërthimit të vulkanit Soufriere Hills, ekonomia montserratiane efektivisht është ndalur. Bizneset e eksportit të bazuara në Montserrat merren kryesisht me shitjen dhe transportimin e pajisjeve për ndërtim. Importet përfshijnë pothuajse çdo gjë në dispozicion për shitje në ishull.
Buxheti operativ i ishullit është siguruar në masë të madhe nga qeveria britanike dhe administruar nga Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) dhe arrin në rreth 25.000.000 paund në vit. Sasi shtesë sigurohet përmes të ardhurave dhe pronës taksat, licencës dhe tarifave të tjera, si dhe detyrimet doganore të vendosura mbi mallrat e importuara.
Burime të dhënash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Montserrat Arkivuar 24 prill 2020 tek Wayback Machine CIA World Factbook, 19 September, 2006. Retrieved 1 October 2006.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Karaibeve është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |