Jump to content

Antigua dhe Barbuda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:KUTIAAntigua dhe Barbuda Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve (ang.Commonwealth). Ishujt ndodhen midis Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, në jug-lindje të Porto Rikos.

Artikulli kryesor : Historia e Antiguas dhe Barbudës
  • deri 1200 popullim nga indianët të ardhur nga pjesët Orinoko
  • diku rreth 1200 karibienët nga Amerika jugore zbarkojnë dhe përhapen në tërë ishullin
  • 1493 zbarkimi i Kristofor Kolombit
  • 1628 popullimi i Barbudas nga britanikët
  • 1632 vendosja e britanikëve në Antiguas (prodhues të duhanit dhe panxharsheqerit)
  • 1680 deri në vitet e vona të XIX kalon Barbuda në duart e familjes Codrington
  • XIX. heqja e skllavërisë solli ngadalësim në zhvillimin ekonomik
  • 1870 Antigua dhe Barbuda bashkohen
  • 1956 Antigua dhe Barbuda bashkohen në koloni vetëqeverisëse
  • 1958 deri 1962 Provinca e federatës së perëndimit indian
  • nga 1967 autonomi e brendshme e plotë – politika e jashtme e udhëhequr nga Mbretëresha e Britanisë
  • maj 1968 anëtare e Shoqëatës së Tregëtsë së Lirë të Karaibeve (Caribbean Free Trade Association) (CARIFTA)
  • 1 nëntor 1981 Pavarësia nga Britania e Madhe
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Antigua dhe Barbuda ka në sistem dy dhomash: dhoma e të deleguarve dhe Senatin si dhomë e lartë.

Ushtria përbëhet nga 150 Ushtarë dhe një marinë prej 25 ushtarësh (2 barka të shpejta). SHBA përkujdesen për sigurinë kombëtare me dy bazat ushtarake të marrura me qira.

Njësit territoriale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor : Njësit territoriale

Ishulli Antigua ndahet në 6-të njësi territoriale të quajtura parishe

Njësit administrative të A dhe B
Njësit administrative të A dhe B

Ndësa ishulli Barbuda si dhe toka e ishullit të pa banuar Redonda kanë një status të veqatë.

Artikulli kryesor : Gjeografia e Antiguas dhe Barbudës

Vendi përpos Antiguas (280 km2) përbëhet edhe nga dy ishuj: Barbuda (161 km2) dhe Redonda (1 km2) në jug-perëndim të vendit. Tërësisht vendi ka një sipërfaqe prej 442 km2.

Në pjesën veri-perëndimore të vendit në një ngushticë të ishullit ndodhet kryeqyteti Saint John's Vendi është i njohur si eksportues i sheqerit, rumit dhe mëndafshit si dhe për krijimtarinë e objekteve artistike dhe tekstile. Po ashtu qytet është interesant edhe për udhëtimet e largëta , me disa objekte turistike si p.sh Pallati i gjyqit (1747), ruina Fort James (1703) si dhe katedralja Saint-John's (1834). Pas vitit 1632 këtu janë ardhur kolonizatorë e parë anglezë nga Saint Kitts dhe Nevis. Prej 1663 në Saint John's filluan të vijnë edhe kolonizatorë nga Anglia. Që nga shekulli XVIII qyteti ishte qendra e flotës mbretërore britanike në Antile. Më 1981 Saint John's bëhet edhe kryeqytet i shtetit të pavarur Antigua dheBarbuda Përderisa ishulli Redonda është krijesë e vullkaneve, Antigua dhe Barbuda përbëhen nga guri i gëlqerorë. Vetëm në jug-përendem të Antiguas mund të hasen aty këtu gur vullkanesh. Në këtë pjesë edhe lartësia më e madhe e vendit, Boggy Peak me 405 m mbi lartësinë mbidetare. Klima është topike, me kohërreshjet nga maji deri në nëntor. Në krahasim me vendet tjera të Karibit, është vend i thatë me një mesatare të reshjeve prej 900 milimetra brenda vitit.

Artikulli kryesor : Ekonomia e Antiguas dhe Barbudës
Artikulli kryesor : Demografia e Antiguas dhe Barbudës

Gjuhët më të përhapura janë anglishtja dhe një gjuhë e bazuar në këtë e quajtur Gjuha Kreole.

Nga pikëpamja etnike, shumica e popullsisë përbëhet nga (91%) afrikanët e zi dhe një pjesë e vogël e përzier evropiane dhe azate.

Sipas religjionit:

  • 74% protestantë
  • 11% katolikë
  • 1% dëshmitar të Jehovës
  • 4% të tjerë
Artikulli kryesor : Kultura e Antiguas dhe Barbudës
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi - *Departamenti i turizmit

Qeveria - *Antiguagov	
Kryetari	
Parlamenti	
Ministria	

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Antigua dhe Barbuda – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Antigua dhe Barbuda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale