Ishulli i Manit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ishulli i Njeriut)
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 54°09′V 4°18′P / 54.15°V 04.30°P / 54.15; -04.30

Ishulli i Manit
Flamuri i Ishullit të Manit
Stema e Ishullit të Manit
Flamuri Emblema
The Isle of Man.svg
Gjuha Anglisht
Kryeqyteti Douglas
Forma e qeverisë Demokraci parlamentare
Sipërfaqja 572 km²
Popullsia 84.497
Dendësia e popullsisë 148 për banorë në km²
Zona kohore (UTC+1)
Kodi i internetit TLD .im
Prefiksi telefonik +44

Ishulli i Manit ose Mannin (anglisht: Isle of Man) është një territor vetëqeverisës, i cili ndodhet në Detin e Irlandës. Popullsia e Ishullit është 84.497 banorë. Kreu i shtetit është Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila mban titullin Lordi i Manit. Kurora përfaqësohet nga një Toger Guvernator. Ishulli nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por marrëdhëniet e jashtme, mbrojtja, dhe qeverisja themelore e Ishulli janë përgjegjësi e saj.

Ishulli ishte vend kelt deri sa ra nën pushtimin e Norsëve1079. Kjo ka lënë trashëgimi nga qeveria e Tynwaldit tek shumë emra vendesh. Pas një periudhe të sundimit nga mbretërit e Anglisë dhe Skocisë, Manksët ranë nën sundim feudal të Kurorës Angleze. Lordshipi iu dorëzua Kurorës Britanike1764, por ishulli kurrë nuk u bë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo e shpjegon pozicionin e saj si Varësi e Kurorës.

Ishulli i Manit nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por si rezultat i Traktatit të Hyrjes1972, ekziston lëvizja e lirë e mallrave mes dy vendeve.[1]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishulli i Manit ndodhet në qendër të detit i Irlandës. 50 kilometra prej Irlandës dhe Britanisë së Madhe. Ishulli ka 572 kilometra katrorë dhe vija bregdetare është 160 kilometra e gjatë. Gjatësia e Ishullit prej veriut në jug është 52 kilometra, ndërsa gjerësia nga perëndimi në lindje është 22 kilometra.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Muaji shkurt është muaji më i ftohtë, ku temperatura mesatare është 4.9 °C. Muaji korrik dhe gusht është muaji më i nxehtë, kur temepratura më e lartë mund të shkoj deri në 17,6 °C. Temperatura më e lartë regjistruar ishte 28,9 °C.

Kinema[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishulli i Manit ka dy kinema. Njëri kinema ka kapacitet me 154, ndërsa kinemaja e dytë ka kapacitet me 95. Ishte rinovuar në gusht 2011.

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Atletët e kësaj shtetit kanë fituar tre medalje të artë. Medalja e parë u fitua në vitin 1985, medalja e dytë u fitua nga çiklisti Mark Cavendish në vitin 2006, ndërsa medalja e tretë u fitua në vitin 2011.

Si ishull, shumë sporte të ujit janë të popullarizuar. Skuadra e Ishullit së Manit praktikojnë shumë sporte, si p.sh: ragbi, hokej në fushë, futboll etj.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet e të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ [1] the Isle of Man website