E drejta e grave për të votuar

E drejta e grave për të votuar (Women's suffrage: e njihur edhe si votimi i grave)[1] është një lëvizje për të drejtat e grave për të votuar dhe për të kandiduar për post zgjedhor. Të drejta të kufizuara e votimit janë fituar nga gratë në Finlandë, Islandë, Suedi dhe disa shtete perëndimore të SHBA, në fund të shekullit të XIX-të.[2] Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare formuar për të koordinuar përpjekjet për të fituar të drejtën e votës, në veçanti "Aleanca ndërkombëtare për të drejtën e votës për gratë" (1904), e cila gjithashtu ka punuar për të drejtat civile të barabarta për gratë.[3]

Në vitin 1881, Ishulli i Manit (jo pjesë e Mbretërisë së Bashkuar) miratoj Aktin Zgjedhor Manx, i cili i dha grave, të cilat ishin zotëronin prona, të drejtën e votës në parlamentin e vendit, Tynwald. Në vitin 1893, Zelanda e Re, atëherë një koloni vetë-qeverisëse britanike, u dha grave të moshës madhore të drejtën e votës, dhe kolonia vetëqeverisëse e Australisë Jugore, tani një shtet Australian, veproi në mënyrë të njëjtë në vitin 1894, ku kjo e fundit i lejoj gratë gjithashtu të kandidonin për pozita. Në vitin 1901, disa koloni britanike u bën federata të Bashkësisë së Australisë, dhe gratë fituan të drejtën e votës dhe të drejtën e kandidimit në zgjedhjet federale nga viti 1902, por kufizimet diskriminuese kundër grave (dhe burrave) autoktonë australianë (Aboriginal Australians) për të votuar në zgjedhjet kombëtare nuk u hoq tërësisht deri në vitin 1962.[4][5][6]

Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në demokracinë e re athinase, shpesh të cituar si vendlindja e demokracisë, vetëm burrat lejoheshin të votonin. Nëpër shekujt e mëvonshëm, Evropa u qeveris në përgjithësi nga monarkët, megjithëse në forma të ndryshme të Parlamentit, të lindura në kohë të ndryshme. Grada e lartë që i atribuohej kryemurgeshave brenda Kishës Katolike u lejonte disa grave të drejtën të uleshin dhe votonin në kuvendet kombëtare – si kryemurgeshat e me nivele të larta të ndryshme në Gjermaninë mesjetare, të cilat renditeshin mes princave të pavarur të perandorisë. Pasardhësit e tyre protestantë gëzonin të njëjtin privilegj pothuajse në kohët moderne.[7]

Marie Guyart, një murgeshë franceze e cila ka punuar me njerëzit e "Kombeve të para" (popujt vendas/autoktonë) të Kanadasë gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, shkroi në vitin 1654 në lidhje dhe praktikat e votimit të grave Iroquois, "Këto femra prijëse janë gra të qëndrueshme në mesin njerëzve të egër, dhe ato kanë votë vendimtare në këshillat. Ato marrin vendime atje njëjtë si burrat, dhe ato janë ato që madje delegohen si ambasadorë të parë për të diskutuar paqen."[8] Iroquois, si shumë popuj të "Kombeve të parë" në Amerikën e Veriut, kishte një sistem nga ana e femrave të farefisnisë. Prona dhe trashëgimia kalonin nëpërmjet linjës femërore. Gratë e vjetra votonin për kreët trashëgues meshkuj të cilët edhe mund ti shkarkonin.
Lëvizjet për të drejtën e votës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lëvizja për të drejtën e votës ishte një lëvizje e gjerë, duke përfshirë gra dhe burra me një gamë të gjerë të pikëpamjeve. Në aspektin e diversitetit, arritja më e madhe e lëvizjes së të drejtës së votës për gratë në shekullin e njëzetë ishte baza e klasave jashtëzakonisht e gjerë.[9] Një ndarje të madhe, veçanërisht në Britani, ishte midis aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë, të cilët kërkonin të krijojnë ndryshime kushtetuese, dhe aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë të udhëhequr nga aktivistja politike angleze Emmeline Pankhurst, e cila në vitin 1903, formoi lëvizjen më luftarake Bashkimin politik dhe shoqëror të grave.[10] Pankhurst nuk do të kënaqej me asgjë, por me veprim në çështjen e të drejtën e votës së grave, me "vepra, jo fjalë" siç ishte ehe motoja e organizatës.[11][12]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- E drejta e votës
- Të drejtat e grave
- Barazia gjinore
- Votimi
- Demokracia
- Demokracia e drejtpërdrejtë
- Demokracia athinase
- Përfaqësimi politik
- Të drejtat e njeriut
- Sistemi politik
- Sistemi zgjedhor
- E drejta natyrore
- E drejta civile
- E drejta kushtetuese
- E drejta penale
- E drejta për arsim
- Të drejtat e fëmijëve
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Teaching With Documents: Woman Suffrage and the 19th Amendment" (në anglisht). National Archives (USA). Marrë më 4 shkurt 2014.
- ^ Ellen Carol DuBois (1998). Woman Suffrage and Women's Rights (në anglisht). New York University Press. fq. 174–6. ISBN 978-081471901-5.
- ^ Allison Sneider (korrik 2010). "The New Suffrage History: Voting Rights in International Perspective". History Compass (në anglisht). 8 (7): 692–703.
- ^ Australian referendum, 1967 (Aboriginals), additional text.
- ^ "Founding docs, Australia" (në anglisht). Foundingdocs.gov.au. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2010. Marrë më 8 janar 2011.
- ^ E. C. (13 prill 2005). "Electoral Commision, New Zealand" (në anglisht). Elections.org.nz. Marrë më 8 janar 2011.
- ^ "Abbess". Original Catholic Encyclopedia (në anglisht). 21 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2012. Marrë më 26 dhjetor 2012.
- ^ Women Mystics Confront the Modern World (Marie-Florine Bruneau: State University of New York: 1998: faqe 106)
- ^ Dubois, Dumneil 2012, fq. 474.
- ^ "Emmeline Pankhurst: Women Cause" (në anglisht). Newstatesman.com. 14 korrik 2008. Marrë më 8 janar 2011.
- ^ {{cite book|author1 = Maroula Joannou|author2 = June Purvis|url = https://books.google.com/books?id=8dHBAAAAIAAJ&pg=PA157&dq=women's+social+and+political+union+emmeline+pankhurst&hl=en&ei=H9CHTsvJCoPEtAbCyMTgAQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=2&ved=0CDIQ6AEwAQ#v=onepage&q=women's%20social%20and%20political%20union%20emmeline%20pankhurst&f=false%7Cyear = 1998|title =The women's suffrage movement: new feminist perspectives|year = 1998|publisher = Manchester University Press|language = en|page = 157
- ^ Sophia A. Van Wingerden, The women's suffrage movement in Britain, 1866-1928 (1999) ch 1.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baker, Jean H. Sisters: The Lives of America's Suffragists. Hill and Wang, New York, 2005. ISBN 0-8090-9528-9.
- "Woman suffrage" in Collier's New Encyclopedia, X (New York: P.F. Collier & Son Company, 1921), pp. 403–405.
- Webster's Ninth New Collegiate Dictionary (New York: Merriam Webster, 1983) ISBN 0-87779-511-8.
- Åsa Karlsson-Sjögren: "Männen, kvinnorna och rösträtten : medborgarskap och representation 1723–1866" (Men, women and the vote: citizenship and representation 1723–1866). suedisht: {{{1}}}
- Women's Suffrage, "A World Chronology of the Recognition of Women's Rights to Vote and to Stand for Election".
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikuj që përmbajnë tekst në anglisht
- Artikuj me tekst në gjuhë angleze
- Artikuj që përmbajnë tekst në Swedish
- Commons link is locally defined
- Të drejtat e grave
- E drejta e qytetarit
- E drejta kushtetuese
- Votim
- Të drejtat e njeriut
- Sisteme politike
- Demokraci
- Të drejtat dhe liritë civile
- Gjinia dhe shoqëria
- Barazi gjinore