Të drejtat e grave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Annie Kenney dhe Christabel Pankhurst bëjnë fushatë për të drejtën e votimit për gratë
Hyjnesha në fron

Të drejtat e grave janë të drejta në kuadër të të drejtave të njeriut me një vëmendje të veçantë për gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Këto të drejta krijuan bazën për paraqitjen e lëvizjes së të drejtave të grave në shekullin XIX dhe mbi bazën e saj edhe lëvizjen feministe gjatë shekullit XX. Në disa vende, këto të drejta janë të institucionalizuara ose të mbështetura me ligj, zakone e tradita lokale dhe sjellje, ndërsa në të tjera ato injorohen dhe shtypen. Ato ndryshojnë nga nocionet më të gjera të të drejtave të njeriut përmes pretendimeve të një paragjykimi të qenësishëm historik dhe tradicional kundër ushtrimit të të drejtave nga gratë dhe vajzat, në favor të burrave dhe djemve. [1]

Çështjet që zakonisht shoqërohen me nocionin e të drejtave të grave përfshijnë të drejtën e integritetit trupor dhe autonominë; e drejta e lirisë nga dhuna seksuale; e drejta e grave për të votuar; e drejta e mbajtjes së posteve publike; e drejta për të lidhur kontrata ligjore; e drejta e barazisë në familje; e drejta për të punuar; e drejta në paga të barabarta; e drejta riprodhuese; e drejta e zotërimit të pronës; e drejta në arsim dhe edukim, etj. [2]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hosken, Fran P., 'Towards a Definition of Women's Rights' in Human Rights Quarterly, Vol. 3, No. 2. (May 1981), pp. 1–10.
  2. ^ Lockwood, Bert B. (ed.), Women's Rights: A "Human Rights Quarterly" Reader (Johns Hopkins University Press, 2006),

Literatura shtesë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Blundell, Sue (1995). Women in ancient Greece, Volume 2 (në anglisht). Harvard University Press. fq. 224. ISBN 978-0-674-95473-1.
  • Pomeroy, Sarah B. (2002). Spartan Women (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-513067-6.
  • McElroy, Wendy (2008). "Feminism and Women's Rights". In Hamowy, Ronald (ed.). The Encyclopedia of Libertarianism. Thousand Oaks, CA: SAGE; Cato Institute. pp. 173–76. doi:10.4135/9781412965811.n106. ISBN 978-1-4129-6580-4. LCCN 2008009151. OCLC 750831024.
  • Women's History Month by History.com tek Wayback Machine (arkivuar 2009-03-05)

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]