Jump to content

Familja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portret i një familje. Francisco de Goya

Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore me e vogel e perbere nga dy ose me shume persona te cilet kane midis tyre lidhje martesore, gjaku ose biresimi; qe jetojne ne te njejtin mjedis per nje kohe relativisht te gjate, kane marrdhenie kulturore dhe ekonomike te perbashketa si dhe perkujdesen per njeri-tjetrin .

Sipas nenit 16(3) të Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti".

Përkufizimet dhe llojet e familjeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologë ashtu edhe nga antropologë të vendeve të ndryshme. Sipas antropologut George Murdock familja është ”një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Ajo përfshin të rritur te cfaredolloj seksi(femer&mashkull,mashkull&mashkull,femer&femer etj) ku të dy duhet të mbajnë një lidhje të miratuar nga shoqëria dhe një ose më shumë fëmijë, të vetin ose të adoptuar (birësuar), nga të rriturit që bashkëjetojnë seksualisht.”.

Zyra e regjistrimit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara familjen e ka përkufizuar si ”dy apo më shumë persona të lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi të cilët jetojnë së bashku”.

Ndërsa përkufizimi i Merriam-Webster për familjen është: ” Njësia themelore në shoqëri e cila tradicionalisht përbëhet nga dy prindër që krijon fëmijët e tyre, gjithashtu përfshihen edhe njësi të tjera shoqërore, të ndryshëm, që dallojnë por janë të lidhura dhe të barabarta si familjet tradicionale (familje me vetëm njërin prind).”.

Neni 16(3) I Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë: ”Familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri dhe ka të drejtë për mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.”.

Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja ose martesa, ose nga marrëdhënie të ngjashme – duke përfshirë bashkëjetesën, adoptimin, mbiemrin dhe (në disa raste) pronësia (siç ka ekzistuar në Perandorinë Romake). Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.

Në shumë shoqëri, familje quhet vetëm ajo e njohur nga ligji ose sisteme të ngjashme normative. Edhe pse shumë të tjerë duke përfshirë edhe sociologë, marrëdhëniet familjare i kanë konsideruar vetëm lidhjet e gjakut, shumë antropologë kanë kundërshtuar duke thënë se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së “gjakut” metaforikisht dhe që shoqëritë e ndryshme duhet ta kuptojnë familjen nga koncepte të tjera dhe jo nga lidhjet gjenetike.

Sociologjia dhe antropologjia, familjen e konsiderojnë si funksion thelbësor të reproduktimit biologjik, shoqëror ose të dyja bashkë-shoqëria. Nga pikëpaja e fëmijëve funksionet e familjes janë drejtuese: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë. Ndërsa nga perspektiva e prindërve familja shërben si mjet i pjellshmërisë më synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve.

Lindja e fëmijëve edhe pse faktor shumë i rëndësishëm nuk mund të bartë tërë rolin e fëmijëve. Në shoqëritë e sotme martesa u ofron privilegje dhe të drejta të barabarta edhe atyre familjeve të reja të cilat nuk planifikojnë të lindin fëmijë.

Struktura e familjes tradicionale varet nga marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, ndërmjet bashkëshortëve ose nga të dyja. Antropologët përmendin tre lloje të familjes:

  1. matrifokale (amësore)
  2. konsanguinile (gjaklidhëse)
  3. konjugale (bashkëshortore)

Mirëpo kjo ndarje ka të bëjë me familjet “ideale”. Të gjitha shoqëritë mund të tolerojnë shmangie nga këto familje ideale vetëm në raste incidentesh (siç janë vdekja e njërit anëtar të familjes), plleshmëria ose parapëlqimi personal.

Lloji i familjes matrifokale përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj – zakonisht nga pasardhësit e saj biologjikë, edhe pse pothuajse secila shoqëri pranon edhe fëmijët e adoptuar. Ky lloj i familjes është i përhapur në vendet ku femrat kanë burime për t‘i rritur fëmijët vetë ose aty ku meshkujt janë më shumë të angazhuar se femrat. Disa shoqëri vendase në Amerikën Jugore dhe Melanezi (Australi) janë matrifokale.

Familja konsanguinile ekziston në forma të ndryshme, por rasti më i shpeshtë përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj, dhe njerëz të tjerë zakonisht nga familja e nënës. Ky lloj i familjes është i përhapur aty ku nëna nuk ka burime për të rritur fëmijët vet, babai zakonisht nuk është i pranishëm, dhe zakonisht kur prona trashëgohet. Atëherë kur meshkujt zotërojnë pronë të rëndësishme, familjet konsanguinile përbëhen nga burri dhe gruaja, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë nga familja e burrit.

Familja konjugale përbëhet nga një ose më shumë nëna dhe fëmijët e tyre, ose një e më shumë baballarë. Ky lloj i familjes paraqitet zakonisht aty ku ndarja e punës kërkon të dy gjinitë edhe meshkujt e edhe femrat, dhe në familjet që janë shumë të angazhuara. Ky tip i familjes ndryshe quhet edhe si familje nukleare (bërthamë) dhe është ideale ose mbizotëruese në shoqëritë eskimeze.

Anëtarët e një familjeje konjugale janë:

  • Nëna: prindi femër
  • Babai: prindi mashkull
  • E bija: femra e lindur nga nëna, e atësuar nga babai
  • I biri: mashkulli i lindur nga nëna, i atësuar nga babai
  • Motra: femra e lindur nga nëna e njëjtë, e atësuar nga i njëjti baba
  • Vëllau: mashkulli i lindur nga nëna e njëjtë, i atësuar nga i njëjti baba

Si dhe anëtarë të tjerë jo të familjes së ngushtë:

  • Gjyshja: nëna e prindit
  • Gjyshi: babai i prindit
  • Mbesa: vajza e fëmijës
  • Nipi: djali i fëmijës

Familja nukleare përmban edhe kushërinj të tjerë:

  • Tezja: motra e nënës, gruaja e vëllait të babait, gruaja e vëllait të nënës
  • Xhaxhai: vëllai i babait, burri i motrës së nënës, burri i motrës së babait
  • Halla: motra e babait
  • Daja: vëllai i nënës

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]