Republika e Irlandës
Coordinates: 53°12′23″N 6°09′38″E / 53.2065°N 6.1605°E
Irlanda Éire (irlandisht) | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Irlandës (e gjelbër e errët)
–
në Europë
(
e gjelbër & gri e errët)
| |||||
Himni Kombëtar | "Amhrán na bhFiann" (Kënga e Ushtarëve) | ||||
Kryeqyteti | Dublini (njëkohësisht qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Irlandisht, Anglisht | ||||
Pavarësia | 24 prill 1916 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 14 dhjetor 1955 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Michael D. Higgins | ||||
Taoiseach (Kryeministër) | Enda Kenny | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vendi i 120-të 70.273 km² 2 | ||||
Popullsia (2016) – totale – dendësia |
Vendi i 120-të 4.757.976 banorë 67,7 banorë/km² | ||||
PBB (2016) PBB për banor |
254,6 miliard dollarë 54.464 dollarë | ||||
Monedha | Euro (€) (EUR) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC UTC+1 | ||||
Prefiksi telefonik | +353 | ||||
Kodi i internetit | .ie | ||||
Kodi ISO 3166-1 | IE |
Republika e Irlandës (irl.: Poblacht na hÉireann, ang.: Republic of Ireland) është një shtet në veri të Evropës, në ishullin e Irlandës. Në pjesën veri-lindore të Irlandës gjendet Britania e Madhe, përndryshe e ajo është anëtare e Bashkësisë Evropiane (BE). Pjesa më e madhe e banorëve të saj mbahen për katolikë të ritit romak.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Historia e Irlandës.
Historia e irlandes fillon që nga koha e gurit. Irlanda pati kontakte me romaket që kishin formuar perandorinë e tyre në atë kohë dhe kishin pushtuar Anglinë e sotme.
Në shekullin e pestë fillon përhapja e Krishterimit.Për këtë gjë është i njohur misionari Patrik von Irland. Në këtë kohë Irlanda pushtohet nga Vikingët ndërsa me 1169 nga Normadët.
Më vonë kalon nën protektoratin anglez. Gjate ketij sundimi me 1845-1849 shperthen zija e bukës kështu që miliona njerëz largohen për në amerikë. Më 1949 Irlanda bëhet e pavarur mirëpo pjesa veriore mbetet nën Britaninë e madhe.
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Irlandë.
Njësitë administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Provincat e Irlandës.
Republika e Irlandës ka gjithsej 4 provinca. Është konstatuar se kanë qenë pesë por me kalimin e kohës popullësia e provincës së pestë është zvogëluar duke ia hequr këtë titull. Pjesa veriore e Republikës së Irlandës është Ulsteri, ku pjesa më e madhe gjindet në pjesën veriore ose në Britani të Madhe. Provincat e Irlandës janë:
Qarqet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Provincat e Irlandës.
Republika e Irlandës numëron gjithsej 34 qarqje, duke përjashtuar Irlandën e Veriut
|
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Gjeografia e Irlandës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Irlandës është 70,273 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 53 00 V, 8 00 L dhe 68,890 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,390 km² ujë.
Vija bregdetare e Irlandës është 1,448 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë është 360 km i gjatë.
Klima e Irlandës është e detare e lagësht dhe ndikohet nga rrymimet në oqeanin Atlantik. Dimri është i butë dhe vera e ftohët janë karakteristika të klimës së ishullt.
Pjesa më e madhe e relievit është terren me rrafshënalta të rrethuara nga bjeshkët dhe malet e ulëta ndërsa pjesa perëndimore përshkrohet me një teren me shumë gjire. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m.) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,041 metrave në vendin e quajtur Karauntuhil (ang.: Carrauntoohil) 4,07 milionë banorë
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Ekonomia e Irlandës.
Industria e ushqimit, kimike, e makinave, elektronike. Në bregdet popullsia merret me peshkim. Një pjesë të vogël të siperfaqes së punueshme mbillet tërshëra, gruri, patatja, elbi, panxhari për kafshë dhe sheqer. Mungesa e thëngjillit plotësohet me shfrytëzimin e fuqisë së ujit prej lumit Shanon dhe lumenjve tjerë.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Demografia e Irlandës.
Irlandezët kanë prejardhje nga popullsia kelte, nga se gjuha e tyre është e ngjashme me atë që flitet në Skoci. Me qëllim që ti shmangën invazionit të fiseve anglosaksone të Anglisë vendosën në këtë ishull. Mirëpo në shekullin XI depërtojnë normanët e më vonë edhe anglezët. Pas lindjes së konflikteve, urrejtjes etj., populli të vetmen rrugëdalje e ka gjetur në emigrim. Rreth 2,5 milion irlandez shpërngulen në periudhën 1846-1860, arrin kulmin e shpërnguljes së popullsisë, duke u larguar 4 milion irlandezë prej vendit. Sot në SHBA katër herë më tepër irlandez sesa në Irlandë. Shpërngulja jo vetëm që ka absorbuar jo vetëm shtimin e popullsisë, por, llogaritur prej vitit 1845, për një shekull numri i popullsisë së Irlandës prej 8,5 milion është përgjysmuar.
Në vitin 1937 Irlanda fiton pavarësinë dhe shpallet republikë, e në vitin 1949 del prej komonveltit.
Irlanda përfshinë sipërfaqen prej 70.000 km², me afro 3,7 milion banorë. Dendësia mesatare arrin 52 banorë në km².
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Kultura e Irlandës.
Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
- Information on the Irish State Arkivuar 8 nëntor 2008 tek Wayback Machine
- Áras an Uachtaráin
- Tithe an Oireachtais
- Taoiseach
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Irlandës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |