Tomas Tranströmer
Tomas Tranströmer | |
| Born | 15 prill 1931 |
| Died | 26 mars 2015 |
| Nationality | suedeze |
| Genre | Poezi |
Tomas Tranströmer ose Tomas Gösta Tranströmer (shqipërimi: Tomas Transtromer) (15 prill 1931 Stockholm Suedi - 26 mars 2015 Stockholm, Suedi), poet suedez.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Stockholm më 1931. U rrit nga e ëma mësuese, e divorcuar nga i shoqi gazetar. Në Stockholm studioi psikologji dhe poezi. Nisi të shkruajë në kohën e studimeve në Sodra Latin School. Librin e parë “17 Dikter” (“17 poema”) e botoi më 1954 dhe shumë shpejt bëhet një nga poetët më të njohur dhe më të përkthyer në botë, në rreth 30 gjuhë. Përveç të shkruarit, pasioni i tij i madh është psikologjia, profesion të cilin e ushtroi në vitet 1960-1966 në Roxtuna, në një burg të rinjsh. Dy vëllime të rëndësishme janë Klanger och spår (1966, Dritare dhe gurë) libër i lindur nga udhëtimet e tij të shumta, dhe Baltics 1974. Përmbledhja Den stora gåtan (2004, Enigma e madhe) është një kurorëzim i krijimtarisë së tij në vite, sado që pas 1993 Tranströmer nuk arrin të shkruajë dot më. Boton pas kësaj kohe Për të gjallin dhe të vdekurin, Gjysmëparajsa. Fitues i shumë çmimeve Neustadt International Prize, Oevralids Prize, Petrarca-Preis në Gjermani, Swedish Award nga International Poetry Forum, madje edhe i Kurorës së Artë në Mbrëmjet Poetike të Strugës.
“Perandoria e barit” është i vetmi libër i përkthyer në shqip, nga poetja Natasha Lako, botuar nga “Aleph” më 2002. Lako e shikon poezinë e Tranströmer-it të shkëputur nga ideologjizmat. “Unë trashëgoja një pyll të zi, ku shkoja rrallë. Por nga kjo/erdhi një ditë kur këmbyen vendet të gjallët me të vdekurit/Atëherë solla pyllin ndërmend. Nuk ishim pa shpresë/… unë kisha trashëguar një pyll të zi, por ecja në një pyll të shndritshëm…” shkruan në poezinë “Madrigal”.
Në vitet ’60, kur ishte e modës edhe për poezinë e poetët të kishte një kahje politike në rrymat e kohës, Tomas Tranströmer-i zgjodhi gjuhën e poezisë dhe kritika e quan poeti që ka ditur të ruajë ekuilibrat në periudhën e Luftës së Ftohtë.
Në botën anglishtfolëse njohja e veprës së tij i dedikohet miqësisë me poetin amerikan Robert Bly, i cili prej viteve pesëdhjetë i ka përkthyer shumicën e veprës në gjuhën angleze. Më 2001, Bonniers, shtëpia botuese suedeze e Tranströmer-it botoi korrespondencën e dy shkrimtarëve në librin “Air Mail”.
Fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 2011. Poeti do të marrë 1.08 milion euro shpërblim. Ceremonia e pranimit të Çmimit bëhet në Stokholm më 10 dhjetor, data e përvjetorit të vdekjes (1896) së industrialistit suedez Alfred Nobel, themelues i çmimit. Tranströmer është i nënti shkrimtar suedez që merr Nobelin për Letërsinë. Para tij janë: Selma Lagerlöf 1909, Verner von Heidenstam 1916, Erik Axel Karlfeldt 1931, Pär Lagerkvist 1951, Nelly Sachs 1966 (i ndarë), Eyvind Johnson dhe Harry Martinson më 1974.
Vepra të zgjedhura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 17 Poems (17 dikter), Bonniers, 1954
- Secrets on the Way (Hemligheter på vägen), Bonnier, 1958
- The Half-Finished Heaven (Den halvfärdiga himlen), Bonnier, 1962
- Bells and Tracks (Klanger och spår), Bonnier, 1966
- Seeing in the Dark (Mörkerseende), Författarförlaget, 1970
- Paths (Stigar), Författarförlaget, 1973, ISBN 978-91-7054-110-0
- Baltics (Östersjöar), Bonnier, 1974
- The Truthbarrier (Sanningsbarriären), Bonnier, 1978, ISBN 978-91-0-043684-1
- The Wild Market Square (Det vilda torget) Bonnier, 1983, ISBN 978-91-0-046048-8
- For the Living and the Dead (För levande och döda), Bonnier, 1989
- The Sorrow Gondola (Sorgegondolen), Bonnier, 1996, ISBN 978-91-0-056232-8
- Prison (Fängelse), Edition Edda, 2001 (from 1959), ISBN 978-91-89352-10-0
- The Great Enigma (Den stora gåtan), Bonnier, 2004, ISBN 978-91-0-010310-1
Në gjuhën shqipe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Brown, Andrew (26 mars 2015). "Swedish Nobel laureate Tomas Tranströmer dies aged 83". The Guardian. Marrë më 28 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Qiell i lënë përgjysmë
Lidhje te jashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Official website
- Biography on Pegasos
- Biography and Poems on Poets.org
- Biographical profile on Bloodaxe Books website
- Griffin Poetry Prize Lifetime Recognition tribute, including audio and video clips Arkivuar 14 gusht 2012 tek Wayback Machine
- Sorrow Gondola translated by Patty Crane, with essay by David Wojahn, letter from Jean Valentine, and more in Blackbird, Spring 2011, Vol. 10, No. 1.
- Poems in English translation at Samizdat
- Poetry Fix video on Tranströmer Arkivuar 10 tetor 2011 tek Wayback Machine
- The Guardian: Tomas Tranströmer 'surprised' by Nobel prize for literature - video interview
- "Wonderful Centipedes: The Poetry of Tomas Tranströmer" Arkivuar 5 maj 2012 tek Wayback Machine, Niklas Schiöler, Berfrois, 12 October 2011
- The Music Says Freedom Exists. A visit to Tomas Tranströmer in Stockholm, February 2015 Video by Louisiana Channel