2020

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull ose sektor përmban informacione për ngjarjet të cilat do të zhvillohen në të ardhshmen.
Përmbajtja e këtij artikulli mund të ndryshojë shumë shpejt. Ju lutemi të keni parasysh aktualizimin e detajeve.


Ngjarje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1 Janar - Kroacia fillon termin e saj të presidencës së Bashkimit Evropian.
  • 3 Janar - Një goditje me dronë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit vret dhjetë njerëz, duke përfshirë shënjestrën, Qasem Soleimani dhe lideri paraushtarak irakien Abu Mahdi al-Muhandis.
  • 5 Janar
    • Lufta e Dytë Civile Libiane: Presidenti Rexhep Taip Erdogan shpal zbarkimin e trupave turke në Libi duke mbështetur qeverinë e njohur nga OKB.
    • Zgjedhjet presidenciale kroate: Zoran Milanović zgjidhet President i Kroacisë.
  • 16 Janar - Fillon Gjyqi i Impeachment për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senat. Ai shpallet i pafajshëm më 5 Shkurt.
  • 20 Janar - Pandemia COVID-19: Autoritetet kineze konfirmojnë publikisht transmetimin njeri-njeri të SARS-CoV-2.
  • 22 Janar - Parlamenti Helen zgjedh Katerina Saqellaropulun si Presidente të Greqisë.
  • 23 Janar - Pandemia COVID-19: Qyteti kinez Wuhan, epiqëndra e shpërthimit të parë të COVID-19, karantinohet duke anulluar kështu edhe transportin publik si dhe fluturimet.
  • 28 Janar - Një tërmet me magnitudë 7.7, më i madhi që nga 1964 në Karaibe, godet hapësirën midis Kubës dhe Xhamajkës.
  • 29 Janar - Presidenti amerikan Donald Trump firmos marrëveshjen ShBA-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare që zëvëndëson NAFTAn.
  • 30 Janar - Pandemia COVID-19: OBSH shpall sëmundjen si një emergjencë të shëndetit publik e rëndësisë ndërkombëtare.
  • 31 Janar - Britania e Madhe dhe Gjilbraltari tërhiqen nga Bashkimi Evropian.

Shkurt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2 Shkurt - Një datë e rrallë universalisht simetrike ndodh në kalendarin Gregorian. Këto ngjarje ndodhin rreth një herë në 1000 vite. Hera e fundit kur ndodhi një ngjarje e tillë ishte 1111.
  • 11 Shkurt - OBSH e emërton sëmundjen COVID-19.
  • 19 Shkurt - Të shtënat e Hanaut: 11 njerëz vriten dhe 5 plagosen në një sulm terrorist nga një ekstremist i djathtë që shënjestroi lokalet e shishës në Hanau, afër Franfkurtit, Gjermani.
  • 28 Shkurt - Lufta Civile Siriane: NATO shpreh solidaritet me Turqinë pasi 34 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror nga forcat pro qeverisë siriane.
  • 29 Shkurt - Një marrëveshje paqe e kushtëzuar nënshkruhet mes ShBA-ve dhe Talebanëve. ShBA-të fillojnë tërheqjen graduale të trupave nga Afghanistani më 10 Mars.

Mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]











Lindje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vdekje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Nexhmije Pagarusha

• Leze Qena

• Adem Mikullovci