Bagdadi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bagdad
qytet
emblema
vendodhja
Administrimi
Shteti Iraku
Rrethi Bagdad
Statistika
Popullsia
-dendësia
6.554.126 banorë
banorë/km²
Sipërfaqja 1.134 km²
Prefiksi telefonik
Qeverisja
Kryetari i Bashkisë Saber Nabet Al-Essawi


Bagdadi është kryeqyteti i Irakut.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryeqyteti irakian ndodhet afërsisht në qendër të vendit mesatarisht 40 metra sipër nivelit të detit. Shtrihet përanë shtratit të mesëm të lumit Tigris, i cili deri në Bagdad është i lundrueshëm.

Lumi e ndan qytetin në dy gjysma, në pjesën lindore Risafa dhe në pjesën perëndimore Karch. Toka është shumë e rrafshët dhe për shkak të përmbytjeve periodike ka një origjinë aluviale.

Në Bagdad bashkohen disa nga rrugët tregtare të gjysmëhënës të frytshëm, një rajon me reshje të bollshme gjat dimrit, i cili ndodhet në veri të shkretëtirës siriane dhe në veri të Gadishullit Arabik.

Lumenjtë Eufrat dhe Tigris krijojnë bashkë Mesopotaminë me një zonë ujëmbledhëse 375.000 kilometra katrorë. Në të janë formuar disa nga kulturat të para të larta njerëzore.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti zoton një klimë të thatë subtropike dhe është, duke u bazuar në temperaturat maksimale, një nga qytetet më të nxehta të botës. Në muajt verore ndërmjet qershorit dhe shtatorit temperatura maksimale mesatare rritet nga 41 në 43 gradë celzius, të shoqëruar me rrezitje djelli të fortë: shi në këtë fazë të vitit është shumë jogjasshëm. Temperatura mbi 50 gradë celzius nuk janë jo të njohura, poashtu natën nuk ulen ato ndër 24 gradë celzius.

Lagështia e ajrit është shumë e ulët dhe arrit normalisht dhjetë përqind. Stuhi pluhuri nga shkretëtirat në perëndim janë në verë një ndodhje normale. Në mesatarisht 20 ditë në vit ka të tilla.

Në dimër, ndërmjet dhjetorit dhe shkurtit, temperatura maksimale numëron mesatarisht 16 deri 18 gradë celzius. Temperatura minimale arrit në janar mesatarisht katër gradë celzius, por edhe rezultate ndër zero gradë celzius nuk janë të rrala në këtë kohë të vitit. Sasia vjetore e reshjeve nga mesatarisht 148 milimetrash bie pothuajse vetëm në periudhën kohore nga nëntori në mars.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullsia e Bagdadit është rritur ndjeshëm gjatë pjesës së dytë të shekullit XX nga ç'ishte 352.000 banorë në vitin 1947 në 5.4 milionë në vitin 2010. I gjithë metropoli numëron 11.8 milionë banorë, çka janë rreth 40 përqind të popullsisë irakiane.

Shumica e banorëve janë nga njër origjinë arabike (e cila ndahet në një pjesë sunite dhe shiite), më tëj egziston një bashkësi e madhe kurde sidhe numra të larta të turkomanëve dhe asirianëve. Poashtu e banojnë disa sudanezë qytetin.

Pjesa më e madhe e popullatës është myslimane, të cilat janë të ndarë në sunitë dhe shiitë. Në Bagdad ka poashtu një bashkësi krishtere. Judët që nga 50 vite s'bëjnë më pjesë në popullsinë bagdade.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]