Shtëpia e Urtësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Shtëpia e Diturisë
Dorëshkrim nga koha e Sundimit Abasid
Përkthimi arab nga shek XIII i veprës De Materia Medica.

Shtëpia e Urtësisë (arabisht: بيت الحكمة - Bayt al-Ḥikmah ose Bejt al-Hikmet; Anglisht: House of Wisdom) e njohur gjithashtu edhe si Biblioteka e Madhe e Bagdadit, ishte një akademi, qendër intelektuale dhe bibliotekë e madhe abasideBagdad gjatë Epokës së Artë Islame.[1] [2] Shtëpia e Urtësisë u themelua fillimisht si një bibliotekë për koleksionet e kalifit Harun al-Rashid (766 - 809) në fund të shekullit të VIII ndërsa kulminacionin e zhvillimit të saj e arriti gjatë sundimit të të birit Al-Me'mun (786 - 833) kur edhe u shndërrua në një institucion të rëndësishëm edukativ, arsimor dhe kulturor. Al-Me'muni solli në Shtëpinë e Urtësisë shumë studiues të njohur të cilët sollën me vete edhe ide dhe kulturë të gjërë. [1] [3] Përveç studiuesve myslimanë, këtu studiuan edhe të krishterë dhe hebrenjë.[4] Krahas përkthimit të librave në arabisht dhe ruajtjen e tyre, studiues nga Shtëpia e Urtësisë gjithashtu kontribuan me vepra të rëndësishme origjinale në fusha të ndryshme. [5] [2] Gjatë sundimit të el-Ma'munit, u ndërtua gjithashtu edhe observatoriumi astronomik dhe Shtëpia e Urtësisë u bë një qendër prestigjioze për studimin e shkencave natyrore dhe shoqërore në Mesjetë, përfshirë matematikën, astronominë, mjekësinë, kiminë dhe alkiminë, zoologjinë, gjeografinë dhe hartografinë. Duke u mbështetur kryesisht në tekstet greke, por edhe siriane, indiane dhe persiane, krahas me kontributin e tyre, studiuesit dhe dijetarët e këtij institucioni kanë grumbulluar një koleksion të jashtëzakonshëm të njohurive botërore. Nga mesi i shekullit IX, Shtëpia e Urtësisë kishte koleksionin më të madh të librave në botë. [2] Sipas disa burimeve, zanafilla e saj qëndron në një koleksion më të hershëm privat të librave të rrallë dhe koleksioneve të poezive në gjuhën arabe dhe persiane të Al-Mansurit (754–775).[1] [3] Shtëpia e Urtësisë u shkatërrua plotësisht gjatë pushtimit Mongol të Bagdadit në vitin 1258. [3]

Personalitete të shquara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këta janë disa nga personalitetet më të shquara veprimtaria dhe kontributi i të cilëve lidhet me Shtëpinë e Urtësisë.[6]

  • Jabir Ibn Hayyan (721 - 815) - i njohur për punën e tij me metalurgjinë praktike, puna e tij u përkthye në latinisht gjatë shekullit XII.
  • Muhamed ibën Musa al-Khwarizmi (vdiq në vitin 850) polimat persian dhe drejtues i Shtëpisë së Urtësisë.
  • Al-Jahiz (781-861) - autor dhe biolog i njohur sidomos për veprën Kitāb al-Hayawān dhe veprat e shumta letrare.
  • Thābit ibn Kurra (826-901) matematicien, astronom dhe përkthyes që reformoi sistemin e Ptolemeut. Konsiderohet si themelues i statikës.
  • Avicena (980-1037) - filozof dhe mjek i famshëm persian, autor i veprës Kanuni i Mjekësisë, tekst mbizotërues mjekësor në Botën Islame dhe Evropë deri në Shekullin XIX.
  • Averrosi (1126-1198) - ishte një filozof i famshëm musliman i njohur për komentet e tij mbi veprat e Aristotelit.
  • El-Ghazali (1058-1111) - teolog i shquar persian i cili sfidoi filozofët që favorizuan aristotelianizmin.
  • Muhammed el-Idrisi (1099-1169) - gjeograf arab i cili punoi nën Rogjerin II të Siçilisë dhe kontribuoi në hartën e botës.
  • Omar Khayyami (1048-1131) - poet, matematicien dhe astronom persian i njohur për zgjidhjen e tij të ekuacioneve kubike.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Al-Khalili, Jim (2011), The House of Wisdom: How Arabic Science Saved Ancient Knowledge and Gave Us the Renaissance, New York: Penguin Press,  9781594202797
  • Hockey, Thomas (2007), The Biographical Encyclopedia of Astronomers, New York: Springer,  9780387304007
  • Koetsier, Teun (2001), "On the prehistory of programmable machines: musical automata, looms, calculators", Mechanism and Machine Theory, 36 (5): 589–603, doi:10.1016/S0094-114X(01)00005-2.
  • Micheau, Francoise, The Scientific Institutions in the Medieval Near East in (Morelon & Rashed 1996, pp. 985–1007)
  • Moore, Wendy (28 shkurt 2011), "All the world's knowledge", BMJ, 342: d1272, doi:10.1136/bmj.d1272,  21357350
  • Morelon, Régis; Rashed, Roshdi (1996), Encyclopedia of the History of Arabic Science, 3, Routledge,  978-0415124102

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Gutas, Dimitri (1998). Greek Thought, Arabic Culture: The Graeco-Arabic Translation Movement in Baghdad and Early ʻAbbāsid Society (2nd–4th/8th–10th Centuries). Psychology Press. ff. 53–60.  978-0-415-06132-2.
  2. ^ a b c Jim Al-Khalili (31 mars 2011). "5: The House of Wisdom". The House of Wisdom: How Arabic Science Saved Ancient Knowledge and Gave Us the Renaissance. Penguin Publishing Group. f. 53.  978-1-101-47623-9.
  3. ^ a b c Brentjes, Sonja; Morrison, Robert G. (2010). "The Sciences in Islamic Societies". The New Cambridge History of Islam. 4. Cambridge: Cambridge University Press. f. 569.
  4. ^ Hyman & Walsh Philosophy in the Middle Ages Indianapolis, (1973). fq. 204, Meri, Josef W. and Jere L. Bacharach, Editors, Medieval Islamic Civilization Vol.1, A-K, Index, (2006). fq. 304.
  5. ^ Meri, Josef W.; Bacharach, Jere L. (2006). Medieval Islamic Civilization: A-K, index. Taylor & Francis. f. 304.  978-0-415-96691-7.
  6. ^ Lyons, Jonathan (2009). The house of wisdom : how the Arabs transformed Western civilization. New York: Bloomsbury Press.  9781596914599.