Rexhep Taip Erdoan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rexhep Taip Erdoan
Tayyip Erdoğan.JPG
Presidenti i 12-të i Turqisë
Në detyrë
28 gusht 2014 – Në detyrë
Paraprirë ngaAbdullah Gjyl
Kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit
Në detyrë
14 gusht 2001 – 27 gusht 2014
Paraprirë ngaPartia u themelua
Pasuar ngaAhmet Davutoglu
Në detyrë
21 maj 2017 – Në detyrë
Paraprirë ngaBinali Jëlldërëm
Kryeminstri i 25-të i Turqisë
Në detyrë
14 mars 2003 – 28 gusht 2014
Paraprirë ngaAbdullah Gjyl
Pasuar ngaAhmet Davutoglu
Kryetari i Stambollit
Në detyrë
27 mars 1994 – 6 nëntor 1998
Paraprirë ngaNurettin Sözen
Pasuar ngaAli Müfit Gürtuna
Të dhëna vetjake
U lind më26 shkurt 1954
Kasëmpasha, Stamboll, Turqi
Partia politikePartia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (2001-2014; 2017-duke vazhduar)
Bashkëshortja/etEmine Erdoan
(m.1978)
FëmijëtAhmet, Bilal, Esra, Symeja
ArsimimiUniversiteti i Fordhamit, Universiteti i Pensilvanisë
Nënshkrimi

Rexhep Taip Erdoan (turqisht: Recep Tayyip Erdoğan, IPA-tr: [ɾeˈdʒep tajˈjip ˈæɾdoan]; lindi më 26 shkurt 1954) është politikan turk, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe presidenti i sapo zgjedhur i Republikës së Turqisë. Më parë ka shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar i Stambollit në vitet 1994–1998.[1]

Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv "Kasımpaşa", në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt. Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdoani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk. Abdullah Gjyl u bë kryeministër dhe shërbeu derisa qeveria e tij anuloi burgimin politik të Erdoanit, duke e lejuar atë që të kandidojë për deputet në parlament në zgjedhje të përkohshme dhe ta marrë përsipër detyrën e kryeministrit më 14 mars 2003.

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore ka kryer ne KasëmpashaStambollit, ndërsa shkollën e mesme ne Imam Hatip.[2]. Në vitin 1973 e kreu shkollën e mesme. U diplomua nga Universiteti i Marmarasë në vitin 1981.

Karriera Politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Grushtetit më 12 shtator 1981, Erdoani u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdoani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në keto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit. Gjatë kohës së qeversijes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për azgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi që Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Fazilet'it, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë. Atë të "Tradicionalistëve" dhe "Reformistëve". Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdoan vazhdoi rrugën duke krijuar Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (turq: Adalet ve Kalkinma Partisi - AKP) në vitin 2001, ku u zgjodh si lideri i këtij subjekti.

Në Zgjedhjet e Përgjithshme të mbajtura më 3 nëntor 2002, partia e Erdoanit grumbulloi 34.29% të votave totale, dhe u bë partia fitimtare. Mbasi që nuk kishte të drejtë të zgjedhej si Kryeministër, këtë detyrë e plotësoi Abdullah Gyl. Pas zgjedhjeve në qytetin Siirt, kandidatët e tjerë u larguan nga kandidatura, dhe Erdoani fitoi 85% të votave në Siirt, dhe e mori Qeverinë e AKP'së nga Abdullah Gyl dhe u zgjodh Kryeministër.

Politika e Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkimi Evropian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me të ardhur në pushtet, Erdoan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

Marëdhëniet me Izraelin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marëdhëniet e Qeverisë së Erdoanit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davos'it të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke u drejtuar Erdoanit tha "Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa" . Me të kryer fjalimin Shimon Peres, moderatori i Panelit kërkoi të mbaronte Panelin, por Erdoani me fjalën e tij me theks të zbehur "One Minute" nuk e lejoi të përfundonte Panelin. Erdoani duke u drejtuar Peres'it tha "Zotëri Peres zëri juaj tingëllon i rreptë, tingëllimi i rreptë i zërit tuaj është pasojë e psikologjisë fajtore". Në vazhdim Erdoani i thotë Peres'it "Kur të vijmë tek mbytjet, ju dini mjaft mirë si të mbytet. Njerëzit që keni mbytur nëpër Plazhe shumë mirë e dimë".[3] Me pengesat e moderatorit në Panelin e Davos'it, Erdoani thotë "Peres'i foli 25 minuta, e unë 12", dhe ngrihet nga vendi,dhe largohet nga salla pa e pritur fare fundin e Panelit. Mbas këtij gjesti, Erdoani është bërë hero nëpër shtetet Arabe, dhe është bërë Idol i rezistencës Palestineze.[4]

Më 25 Maj 2010, një grup aktivistësh u nisën nga Turqia për të thyer Bllokadën Detare Izraelite kundër Gazës. Anija ishte një anije humanitare me emrin Mavi Marmara, dhe në datën 31 Maj 2010, ushtritë Izarelite në ujërat ndërkombëtare ndërhyn në anijen humanitare, ku me përdorimin e forcës ushtarake kanë vdekur 10 persona, ngjarje kjo që ishte afër marrjes fund të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Turqi. Pas kësaj ngjarjeje Erdoani në një fjalim të mbajtur në këshillin e Partisë të tij, thotë "Derisa Partneriteti i Turqisë është shumë i vlefshëm, po ashtu edhe armiqësia e Turqisë do të jetë e rreptë".[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2010. Marrë më 29 shtator 2010.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Kim Kimdir?™ Biyografi Bankası - FORSNET
  3. ^ In Davos, Turkey’s Erdogan and Israel’s Peres Clash Over Gaza - NYTimes.com
  4. ^ Erdoğan Arap dünyasının baştacı
  5. ^ "Türkiye'nin DostluÄ&#x;u Ne Kadar Kıymetliyse, DüÅ&#x;manlıÄ&#x;ı da O Kadar Åžidd" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2010. Marrë më 29 shtator 2010.