Jump to content

Abdullah Gjyl

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdullah Gjyl
Presidenti i 11-të i Turqisë
Në detyrë
28 gusht 2007 – 28 gusht 2014
Paraprirë ngaAhmet Nexhdet Sezer
Pasuar ngaRexhep Taip Erdoan
Kryeminstri i 24-të i Turqisë
Në detyrë
18 nëntor 2002 – 14 mars 2003
Paraprirë ngaBülent Ecevit
Pasuar ngaRexhep Taip Erdoan
Zëvendës Kryeministër i Turqisë
Në detyrë
28 mars 2003 – 28 gusht 2007
Paraprirë ngaErtuğrul Yalçınbayır
Pasuar ngaXhemil Çiçek
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
14 mars 2003 – 28 gusht 2007
Paraprirë ngaYaşar Yakış
Pasuar ngaAli Babacan
Të dhëna vetjake
U lind më29 tetor 1950
Kajseri, Turqi
Partia politikePartia e Mirëqenies (para vitit 1997)
Partia e Virtyteve (1997-2001)
Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (2001-2007)
I pavarur (2007-)
Bashkëshortja/etHajrynisa Gjyl
(m.1980)
Fëmijët3
ArsimimiUniversiteti i Stambollit
Universiteti i Eksterit
Nënshkrimi

Abdullah Gül, shqiptimi: Abdulla Gyl, lindi në qytetin e Turqisë qendrore, Kajseri, më 29 tetor 1950. Ai u diplomua në shkencat ekonomike në Universitetin e Stambollit në vitin 1971 dhe morri titullin e doktoraturës po atje në vitin 1983. Ndërsa po mbaronte studimet e tija, ai studioi dy vite në Exeter dhe Londër. Ndërkohë, ai ka dhënë mësim në lëndën ekonomikë në Departamentin e Industrisë Inxhinerike, Universiteti i Sakarya, i cili ishte krijuar më përpara ne ndihmën e tij.

Në vitin 1983, Gjyl punoi si ekonomist për Bankën e Zhvillimit Islamik ne qendër në Xheda. Ai u largua nga banka tetë vjet më vonë dhe u bë një lektor i lëndës të ekonomiksit ndërkombëtar.

Në vitin 1991, ai u zgjodh anëtar i parlamentit për herë të parë, si kandidat i Partisë së Mirëqenies të Nexhmetin Erbakan. Ai u bë zëvendës-kryetari i partisë përgjegjës për punët e jashtme në vitin 1993. Pas rizgjedhjes së tij si një anëtar i parlamentit në vitin 1995, ai hyri në komisionin parlamentar të punëve të jashtme, deri sa u emërua ministër i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë së Erbakan në vitin 1996.

Ai shërbeu në këto poste deri në vitin 1997, kur koalicioni i drejtuar nga Partia e Mirëqenies u detyrua të largohej nga detyra për shkak të presionit të influencës së ushtrisë në vend. Partia u nxor përfundimisht jashtë ligjit në fillim të vitit 1998 për cenimin e kushtetutës laike të Turqisë.

Gjyl hyri në Partinë e Virtyteve, e cila u shfaq nga hiri i paraardhëses së saj të nxjerrë jashtë ligjit dhe u rizgjodh në parlament në vitin 1999, si kandidati i saj.

Mbasi Partisë së Virtyteve ju hoq statusi ligjor në vitin 2001, Gjyl dhe ish-anëtarë të tjerë themeluan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), duke u distancuar nga prirjet e tyre të kaluara pro-islamike.

Viti 2001 shënoi fundin e shërbimit nëntëvjeçar të Gul si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila i dha atij Medaljen Pro-merito.

Pas fitores të theksuar të AKP-së në zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2002, Gjyl u caktua kryeministër. Në atë kohë, drejtuesi i partisë Rexhep Taip Erdoan ishte ndaluar të merrte pjesë në politikë. Me një shumicë të rehatshme në parlament, AKP amendoi kushtetutën për të hequr atë pengesë. Në marsin e vitit 2003, Erdogan fitoi në një votim plotësues zgjedhjesh në provincën e Sirt dhe morri postin e kryeministrit. Gul atëherë u emërua ministër i jashtëm.

Gjatë katër viteve të ardhshme, ai fitoi respekt të zgjeruar për rolin e tij në fillimin e bisedimeve të aderimit të Turqisë me BE-në dhe për promovimin e reformave demokratike në vendin e tij. Në prillin e vitit 2007, AKP propozoi Gjyl si kandidatin e saj presidencial.

Kandidatura e parë e Gjyl për president u bllokua nga presioni publik i laikëve dhe ushtrisë. Por mbas fitores së gjerë të AKP-së me 47% në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 22 korrikut, ministri i jashtëm u ripropozua për të njëjtin post. Ai paraqiti aplikimin e kandidaturës së tij në parlament më 14 gusht, gjashtë ditë para fillimit të procesit zgjedhor presidencial, duke premtuar të pajtohet me kushtetutën dhe principet e laicizmit nëse zgjidhet.

Në dy raundet e para të votimit më 20 dhe 24 gusht, Gjyl u rendit shumë përpara dy kandidatëve të tjerë, Sabahattin Çakmakoğlu i Partisë Nacionaliste për Veprim dhe Huseyin Icli i Partisë Demokratike të majtë, por nuk arriti të fitonte shumicën e kërkuar prej dy të tretave për të marrë postin. Ai u zgjodh president në raundin e tretë më 28 gusht me mbështetjen e 339 parlamentarëve nga 550 që ka asambleja—shumë më tepër se 276 votave që kishte nevojë për të fituar në atë raund.

Gjatë fjalimit të tij të inaugurimit në të njëjtën ditë, Gjyl u përpoq të largojë frikën e kundërshtarëve lidhur me laicizmin se ai dhe AKP ka një program sekret islamik.

"Republika turke është një shtet demokratik, laik dhe social i qeverisuar nga shteti i së drejtës," u shpreh ai. "Unë do të jem gjithmonë i nxitur dhe i vendosur për të mbrojtur, pa asnjë lloj diskriminimi, secilin nga këto principe dhe për ti përforcuar ato me çdo mundësi."

Si president, Gjyl ka autoritetin të verë veton ndaj ligjeve dhe të emërojë gjykatësit në gjykatat e larta të Turqisë. Ai do të shërbejë gjithashtu si komandanti suprem i forcave të armatosura.

Gul flet anglisht dhe arabisht. Ai dhe gruaja e tij, Hajrunisa, kanë tre fëmijë.