Shimon Peres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Stefan Löfven
Stefan Löfven
Presidenti i 9-të i Izraelit
15 korrik 200724 korrik 2014
Paraardhësi: Moshe Katsav
Pasardhësi: Reuven Rivlin
Kryeminstri i 8-të i Izraelit
4 qershor 199518 qershor 1996
Paraardhësi: Yitzhak Rabin
Pasardhësi: Benxhamin Netanjahu
Minsitër i Finacave
22 dhjetor 198815 mars 1990
Paraardhësi: Moshe Nissim
Pasardhësi: Yitzhak Shamir
Minsitër i Transportit
1 shtator 197010 mars 1974
Paraardhësi: Ezer Weizman
Pasardhësi: Aharon Yariv
Të dhënat personale
Lindi më: 2 gusht 1923
Lindi në: Vishnjeve, Bjellorusia
Vdiq më: 28 shtator 2016
Vdiq në: Ramat Gan, Izrael
Bashkëshortja Sonja Gelman (1945–2011)
Fëmijë Zvia
Yoni
Chemi


Shimon Peres (Hebraishtja: שמעון פרס‎‎; 2 gusht 1923 – 28 shtator 2016) ishte president i 9-të Izraelit nga viti 2007 deri në vitin 2014. Ai ishte dy herë kryeministër i shtetit dhe ishte anëtarë i 12 kabineteve gjatë karrierës së tij politike për 66 vjetë.[1] Ai ishte ish-kryeministri i parë i cili u zgjodh si president i shtetit. Gjatë mbarimit të tij si president në vitin 2014, ai ishte presidenti më i vjetër në botë. Në jetën e tij private, ai është marrur me poezi, ku disa prej poezive janë bërë këngë.[2]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shimon Peres lindi më 2 gusht 1923[3][4] në Wiszniew, Poloni (tani e quajtur si Vishnjeva, Bjellorusi). Familja e tij kanë folur hebraishten, Jiddish dhe rusishten, Shimoni ka mësuar polonishten në shkollë. Përveç hebraishtes, ai ka mësuar edhe gjuhën angleze dhe gjuhën frënge.[5]

Të gjithë të afërmit e Shimonit janë vrarë në Wiszniew gjatë Holokaustit,[6] e shumë prej tyre përfshirë edhe Rabbi Meltzer janë djegur të gjallë në sinagogën e qytetit.[7]

Në vitin 1945, Shimoni u martua me Sonja Gelman. Ata kishin tre fëmijë.[8]

Në fillim të viteve 50-ta, ai shkoi në SHBA ku atje studioi gjuhën angleze, eknominë dhe filozofinë në The New School dhe Universitetin e Nju Jorkut dhe avancoi menaxhimin në Universitetin e Harvardit.

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 13 shtator 2016, Shimoni pati infarkt në tru dhe u shtrua në spital në qendrën mjekësor të Shebës. Më 27 shtator 2016, mjekët kanë thënë se Shimoni pati lëndime të rënda në tru dhe dështim organi.[9] Pas dy jave në spital, Shimoni vdiq më 28 shtator 2016.[10][11][9][12]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Amiram Barkat: Presidency rounds off 66-year career. Haaretz.
  2. ^ Poems turn to song as ex-;eader turns 86
  3. ^ Shimon Peres. The Knesset's internet site. Vizituar në 28 gusht 2008.
  4. ^ Shimon Peres:The Eighth Prime Minister. Prime Minister of Israel's internet site. Vizituar në 28 gusht 2008.
  5. ^ Knesset Member, Shimon Peres. Knesset. Vizituar në 13 shkurt 2008.
  6. ^ Peres to German MPs: Hunt down remaining Nazi war criminals. Haaretz (27 janar 2010). Vizituar në 27 janar 2010.
  7. ^ Address by Peres to German Bundestag. Mfa.gov.il (27 janar 2010). Vizituar në 12 qershor 2014.
  8. ^ Sonia Peres regains consciousness. Ynetnews (25 maj 2007). Vizituar në 25 maj 2007.
  9. ^ a b Elli Wohlgelernter (28 shtator 2016): Shimon Peres, former president and veteran Israeli statesman, dies at 93.
  10. ^ Daniel S. Levine (27 shtator 2016): Shimon Peres Dead: How Did the Former Israeli Prime Minister Die? (en-US).
  11. ^ Wootliff, Raoul (September 28, 2016). "Shimon Peres, the last of Israel’s founding fathers, dies at 93". The Times of Israel. Retrieved 28 September 2016. 
  12. ^ Beaumont, Peter (28 September 2016). "Former Israeli leader Shimon Peres dies aged 93". The Guardian. Retrieved 28 September 2016.