Harold Pinter

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harold Pinter
U lind më10 tetor 1930
Londër Angli Britania e Madhe Britania e Madhe
Vdiq më24 dhjetor 2008
Londër Angli
Emri i letraveDavid Baron
KombësiaAngleze
Harold Pinter (1962)

Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 - Londër, 24 dhjetor 2008), dramaturg dhe regjisor teatri anglez. Ka shkruar për teatër]], radio, televizion dhe film. Punimet e tij të hershme shpesh lidhen me teatrin absurd. Është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2005.

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pinter lindi në kuartin londinez Hackney, ndërsa prindërit ishin Jevrej nga klasa punëtore. Një kohë të shkurtër kishte studiuar në Royal Academy of Dramatic Art (RADA). Si i ri kishte botuar poezi, pastaj fillon të punoi në teatër si aktor me pseudonim David Baron. Drama e parë e tij ishte The Room (Dhoma), a për herë të parë e vunë në skenë studentët e Universiteti në Bristol1957.

The Birthday Party (Kremtimi i ditëlindjes) më 1958 në fillim përjetoi mossukses, përkundë vlerësimit të mirë te kritika në revistën Sunday Times nga ana e kritikut të teatrit Harold Hobson, ndërsa suksesin e arriti pas përgatitjes së mirë të dramës The Caretaker (Mbikëqyrësi) më 1960. Këto dy vepra, sikurse edhe punimet tjera si drama The Homecoming (Kthimi në shtëpi) më 1964, nganjëherë quhen "komedi të urrejtjes". Shpesh fillojnë siç duket nga një situatë jo e rrezikshme dhe kthen në absurd të tepruar të ngjarjeve sepse personazhet gjinden në një situatë të pasqaruar për publikun, a nganjëherë edhe për të tjerë. Kjo është shumë e dukshme, stil "pinterian". Të gjitha veprat e Pinterit janë të ndikuara nga Samuel Becketti,icili ishte mik i tij shumëvjeçar.

Kahet e reja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pinter kishte bërë regji gjatë viteve 1970-a, më 1973 bëhet ndihmës drejtor i Royal National Theatre, teatër britanez. Dramat e tij të më vonshme kanë për temë më shumë politike, shpesh alegorike të terrorit politik. Atëherë Pinter fillon të merret edhe me çështje politike, edhe si një majtistë i përbetuar. Shpeshherë ishte në qendër të vëmendjes për shkelje tëtë drejtave të njeriut. Letrat e Pinterit shpesh botoheshin në gazetat e njohura britaneze siç janë The Guardian dhe The Independent.

Pinter me 1985 nga SHBA me dramaturgun Arthur Miller udhëtuan për në Turqi, i cili kishte biseduar me shumë viktima të terrorit politik.

Pinter kishte kundërshtuar SHBAnë për intervenimin në Afganistan idhe Irak. Më 2005 lajmëron se më nuk do të sjklruaj drama, por do ti kushtohem jetës politike. Pinter hapur e kritikon luftën në Irak, dhe hapur e quan Bushin si vrasës masovik dhe Blairin që e quante idiot. E krahasonte qeverinë Bushit me atë të nacizmit gjermanHitlerit, duke thënë se SHBA-ja dëshiron ta sundojë botën, ndërsa publiku amerikan dhe britanik "vrasës masovik" nga kryeministri ulen dhe shikojnë.

Pinter gjithashtu ishte përfaqësues aktiv Kampanja për solidarizim me Kubën, organizatës që e mbështetë regjimin e Fidel CastrosKubë dhe anëtar i Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e Slobodan Millosheviqit, organizatë e cila kërkonte lirimin e Millosheviqit.

Pinter më 1966 vlerësimin britanez CBE dhe u bë "Companion of Honour" 2002., më vonë e refuzoi titullin e vitezit.

Akademia suedeze më 12 tetor 2005 lajmëroi që Pinter është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2005, duke thënë se "në dramat e tij zbulohet zhurmë në pëshpëritjen e përditshme dhe me forcë hynë në dhomat e mbyllura të terrorit".

Puna në film[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pinter skenarin e parë, për filmin The Servant, e shkruan më 1962. Pas kësaj, shkruan skenarët për filmat The Go-Between dhe The French Lieutenant's Woman (Femra e togerit francez). Poashtu publikoi skenarët në bazë të Kërkimi për kohën e humburMarcel Proustit, i cili kurrë nuk është gjiruar. Shumë drama të Pinterit e kanë fituar versionin filmik: The Caretaker (1963), The Birthday Party (1968), The Homecoming (1973) dhe Betrayal (Tradhëtia, 1983). Dy herë ishte i dominuar për Oskar për skenarin më të mirë të adaptuar ("The French Lieutenant's Woman"—1981; "Betrayal"—1983)

Jeta private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pinter më 1977 shkaktoi skandal kur e kishte lënë gruan, aktoren Vivien Merchant, me të cilën ishte kurorëzuar më 1956 e cila akoma e donte, për shkak të lady Antonije Fraser, vajza më e vjetër e grofit Longford , katolike, me të cilën u kurorëzua më 1980, pas shkurorëzimit. Merchant vdiq më 1982. Disa mendojnë se drama Betrayal (1978) ishte pasqyrë e kësaj lidhje, por ajo bazohet në lidhjen e mëhershme shtatëvjeçare të cilën e kishte me spikeren Joan Bakewell.

Pas kësaj hapur ishte ngatërruar me regjisorin e teatrit Peter Hall sepse ai e kishte përshkruar në ditarin vet si pijanec, po më vonë u pajtuan.

Ishte një duhanpirës i madh, por më 2002 ishte në kimioterapi për shkak të kancerit në fyt, dhe qe nga atëherë ishte me shëndet të dobët.

Pinter e kishte dashur kriketin dhe kishte udhëheqë klubin "Gaieties". Gjithashtu ishte anëtar nderi i Shoqërisë sekulare shtetërore britaneze.

Proza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kullus (1949)
  • The Dwarfs (1952-56)
  • Latest Reports from the Stock Exchange (1953)
  • The Black and White (1954-55)
  • The Examination (1955)
  • Tea Party (1963)
  • The Coast (1975)
  • Problem (1976)
  • Lola (1977)
  • Short Story (1995)
  • Girls (1995)
  • Sorry About This (1999)
  • God's District (1997)
  • Tess (2000)
  • Voices in the Tunnel (2001)

Poezia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhjet e jashme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]