Teatri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Parket teatër

Teatri (greqisht: τό θέατρον, Theatron 'vendi për shikim' dhe θεάομαι theaomai „të shikosh“) është nocion që nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të skenuar, që e realizojnë artistët, aktorët, komunikimi i të cilëve bartet te publiku.

Mirëpo, për shkak të kompleksitetit të tij, teatri vështirë mund të përthekohet me një definicion të vetëm: vetë nocioni teatër njëkohësisht nënkupton edhe artin teatror, edhe vendin ku realizohet ai, edhe aktin shoqëror të pranisë dhe të përcjelljes së shfaqjes.Teatri ëahtë art i fjalës së folur.Kur krijimi letrar luhet në skenë me interpretimin e aktorëve krijohet arti teatror.Ngjarja vendoset në një hapsirë të caktuar që quhet skenë.Më herët skena ishte në teatrot e hapur ose amfitetatrot.[1]

Fjala greke theatron (latinisht: theatrum) rrjedh nga folja “shikoj”, andaj para së gjithash tërheq vëmendjen në këtë aspekt.

Definicioni i Aristotelit për teatrin në të sheh pikë së pari veprimin (gr.dromenon), prej nga rrjedh fjala dramë, mirëpo, siç e thotë edhe vetë etimologjia e kësaj fjale, këtu më shumë mendohet në veprimin dramatik, në thurrjen e tij, se sa në ngjarjet fizike në skenë. Teatri ose aktrimi Sipas definicioneve të kohëve më moderne mund të konstatohet se teatri është një art kompleks, që në vete ngërthen elemente të të gjitha llojeve të tjera të artit: letërsisë, muzikës, pikturës, skulpturës dhe arkitekturës, si dhe artin e aktrimit, që është veçori specifike e teatrit.njerëzit pelqejn dukjen e personazheve dhe filmin.kinemaja esht lloj tetari.ajo tregon skenen dhe qdo gje .mund ta quajm edhe kinemane tetater ajo mbyllet nga një perde e kuqe e ekzekutojne profesionistet


Degët e teatrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzistojnë lloje të ndryshme të teatrove, ndër të cilat janë:

  • Teatri folës (Drame, Tragjedi, Komedi, Aktrim)
  • Teatër muzike (Opera, Opereta, Teatri muzikor)
  • Teatër vallëzimi (Baleti, performansat e vallëzimit)
  • Teatër i figurave (Teatër kukullash, Teatër objekti)
  • Performance (Hepening, Aktionkunst kur kercen dhe vallzon (?)
  • Teatër improvizues(ndryshe edhe: "Improteater" ose dhe Teatër sporti)
  • Teatër rrugor (Teatër në vend publik)

Redaktoi : Arianit Selimi & Drilon Selimi



  1. ^ Kumanova Mazllom , Hyseni Munish , ISBN 978-9951-07-839-9 , faqe 169 , Leximi 8.