Akademia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla e Athinës, pikturuar nga Raffael (1509–1510), një akademia e idealizuar.
Akademia e Platonit (mozaik nga Pompei)

Akademia është një institucion për studimin (zakonisht) e mësimeve më të hollësishme e më të thelluara, të diturive të nivelit të lartë. Emërtimi mund të tregojë një shoqëri shkencore të përkushtuar në kerkimin e fushve të shkencave natyrore, të filozofisë e arteve të bukura. Emri akademi rrjedh nga vendi i shkollës filozofikePlatonit, të themeluar rreth vitit 385 p.e.s dhe mbyllur nga Perandori Justiniani I në vitin 529, që gjendej pranë faltores së heroit (kryetrimit) AkademosAthinë.[1] Shqipëtarët kanë dy Akademi kombëtare atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Akademia e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Shqipëri fjala "Akademi" u përmend për herë të parë në vitin 1750, kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura "Akademia e Re". Në atë kohë ajo ishte njëherazi shkollë e mesme dhe një qendër kulturore e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndonëse "Akademia e Re" nuk kishte as ndërtimin, as detyrat e Akademive të Shkencave në vende të tjera të Evropës, ajo ishte e lidhur me trashëgiminë dhe zhvillimet kulturore të popullit shqiptar. Pavarësisht nga fakti që Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë për shekuj nën sundime e administrime të huaja, ata mundën të mbijetonin duke ruajtur e duke zhvilluar gjuhën dhe kulturën e vet origjinale. Në shekuj nuk kanë munguar përpjekjet e shqiptarëve për të lëvruar dijet e tyre. Kontributet kulturore dhe shkencore të tyre mund të hasen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende evropiane e më tej. Ato shfaqeshin në tri fusha kryesore:

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 24

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]