Peter Handke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Peter Handke është shkrimtar austriak. Ka qenë admirues i politikanit serb Sllobodan Millosheviq dhe nacionalizmit ekstrem serb gjatë luftërave në Bosnje dhe në Kosovë në vitet '90, për këtë arsye është quajtur fashist dhe i janë anuluar disa çmime ndërkombëtare në letërsi. Në vitin 2019 Akademia Suedeze ia dha Çmimin Nobel për Letërsi.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë luftërave të viteve '90 në Bosnje dhe në Kosovë, mori anën e serbëve. Ka qenë kundërshtar i bombardimeve të NATOs në Kosovë dhe përkrahës i Sllobodan Milosheviq.[1] Shkrimet e tij për Luftërat Jugosllave dhe kritikat për bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Milošević kanë shkaktuar polemika, dhe ai është përshkruar gjerësisht si një mbrojtës i nacionalizmit ekstrem serb.[2] Është fitues i çmimit Georg Büchner Prize, Franz Kafka Prize dhe International Ibsen Award; i fundit ishte kontroversial dhe Handke u përball me protesta në Oslo dhe u përshkrua në mediat norvegjeze si fashist i miqësuar me kriminelë lufte.[3] Në vitin 2006 nominimi për Heinrich Heine Prize shkaktoi skandal, ndërsa çmimi u tërhoq për shkak të bindjeve të tij politike.[4]

Pasi fitoi çmimin Henrik Ibsen, paratë e fituara ua dhuroi serbëve të Kosovës. “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”, citohet të ketë thënë Hendke. Sipas medieve serbe, ai ka vizituar 13 kisha ortodokse në këtë fshat.[5]

Më 18 Mars 2006, përpara më shumë se 20,000 personave të pranishëm në varrimin e Milošević, Handke mbajti një fjalim në gjuhën serbe që ngjalli polemikë në Perëndim.

Në vitin 2006, Handke fitoi çmimin [[[Heinrich Heine]] , por paratë e çmimit prej 50,000 € duhej të aprovoheshin nga këshilli i qytetit të Düsseldorf. Anëtarët e partive kryesore të këshillit deklaruan se do të votonin kundër dhënies së çmimit Handke, duke rezultuar në tërheqjen e çmimit.[6]

Në vitin 2014, Handke fitoi çmimin International Ibsen Award. Disa kritikë kërkuan që juria të jepte dorëheqje.[7] Përzgjedhja e tij u dënua nga PEN Norway.[8] Bernt Hagtvet, ekspert i totalitarizmit e quajti dhënin e çmimit Handkes "një skandal i paprecedent," duke thënë që "dhënia e çmimit Ibsen autorit Peter Handke është e krahasueshme me dhënien e çmimit Immanuel Kant për Joseph Goebbels."[8] Një grup demonstruesish protestuan kundër tij kur arriti për të marrë çmimin.[9]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Peter Handke". 12 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2019. Marrë më 10 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Theatre boss's dismissal splits artistic community - The Times". Arkivuar nga origjinali më 2017-02-16. Marrë më 2017-02-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ - Demoniseres på grunn av manglende kunnskap in Dagbladet
  4. ^ Kein Heine-Preis für Handke - Politiker verweigern Zustimmung
  5. ^ "Shkrimtari austriak Handke i quan me fat tragjik serbët e Kosovës". 15 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ May 31, 2006. "German Politicians to Block Prize for Milosevic Sympathizer". Marrë më 16 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ Krever at juryen går av, Klassekampen
  8. ^ a b William Nygaard: - En lettelse om han sa fra seg prisen, Dagbladet, 19 September 2014
  9. ^ NRK. "Raste mot Ibsenpris-vinner". NRK. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)