Jump to content

Një natë pa dritë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një natë pa dritë
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Një natë pa dritë
Vendi i prodhimit Shkodër Shqipëri
Viti i prodhimit 1981
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 76:55
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Gëzim Erebara
Skenari Kiço Blushi
Muzika e filmit Hajg Zaharjan
Kameramani Gavrosh Haxhihyseni
Drejtori artistik Robert Gjani
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Vangjel Toçe
Rabie Hyka
Alfred Bualoti
Paskualina Gruda
Aktorët tjerë
Ndrek Luca
Bep Shiroka
Bruno Shllaku
Eduart Makri

Filmi "Një natë pa dritë" prodhim i vitit 1981. Regjia: Gëzim Erebara. Skenari: Kiço Blushi. Producent: Shqipëria e Re. Muzika: Hajg Zaharjan.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një penë e re shfaqet në qarqet letrare të Shkodrës në vitet ’30 – ajo e poetit revolucionar Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni. Realiteti i errët e revolton poetin thellësisht. Shkodër, vitet 30, të sundimit të Mbretit Zog I. Ku populli shqiptar, sidomos veriu vuan nga uria, skamja dhe pasiguria për një jetë të mirë. Ngjarja fillon në Shkodër, ku bazohet mbi jetën e poetit shqiptar Migjenit. Milloshi është mësues në një fshat të Shkodrës. Ai ishte i njohur për veprat e tij letrare. Nxënësit e tij kishin disa kohë pa shkuar në shkollë,kjo e shqetëson mësues Milloshin. Ai shkon të ankohet tek kryeplaku i fshatit, por si gjithmonë fjalët e kryeplakut ishin: "aty ku ka fukarallëk nuk i vjen mendja njeriut për shkollë". Milloshi shikon jetën e përhershme të njerëzve rreth tij, të varfër, ku të varfrit presin një jetë më të mirë, një jetë që nuk e patën, ku besojnë tek Zoti, ku ata i luten Krishtit dhe Allahut, ku këmbanat e kishës zgjojnë fëmijët natë e ditë, ku meshat e agjërimet mbushin njerëz me mendjen se Zoti nuk do ti lërë ne skamje dhe uri. Pasi vijnë nxënësit e Milloshit plot gëzim në shkollë, kryeplaku dhe prifti i fshatit i drejtohen me zemërim se duhet ti lëjë fëmijët të kryejnë mësimin e Zotit. Mësues Milloshi zhvendoset në Pukë që të hapë një shkollë për fëmijët e Pukës. Pasi hap shkollën vijnë shumë fëmijë për tu shkolluar. Pasi vjen inspektori shkollave, e akuzon Milloshin dhe për veprat e tij, se i mësonte fëmijët me ide bolshevike. Pas atyre vështirësive dhe pengesave, për ti arsimuar fëmijët, mësues Milloshi sëmuret nga tuberkulozi. Pasi hipen ne anijen per në Itali, vdes në moshën 27-vjeçare.

Aktorët në role

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]