Alfred Bualoti
Appearance
Alfred Bualoti lindi në Tiranë në vitin 1953. Është një aktor dhe menaxher i njohur teatri, drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrinti 2000”.
U diplomua si aktor nga Instituti i Lartë i Arteve, në Tiranë, më 1974. Për një farë kohe punoi në Radio-Televizionin Shqiptar dhe më vonë në Teatrin e Gjirokastrës.
Mbasi kreu një kualifikim pasuniversitar pranë Teatrit Nacional Chaillot në France, kaloi si aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka interpretuar 9 role në kinematografi duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Filma të tjerë janë :
- “Njeriu me top” 1977,
- “Përtej mureve të gurta” 1979,
- “Fushë e blertë fushë e kuqe” 1984,
- “Dy herë mat” 1986,
- “Tela për violinë” 1987,
- “Misioni përtej detit” 1988.
Me tej u emërua regjisor teatri, ku nder të tjera realizoi komedinë e famshme Pallati 176.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Misioni përtej detit - (1988) Udhërrëfyesi
- Dy herë mat - (1986) - Sazani
- Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984) Oficeri italian
- Një natë pa dritë - (1981)
- Përtej mureve të gurta - (1979)... Ramizi
- Pylli i lirisë - (1976)... Vlashi
- Në fillim të verës - (1975) Vëllai i Verës
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alfred Bualoti tek IMDb