Jump to content

Rregullat e Festivalit Evropian të Këngës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përpara çdo edicioni të Festivalit Evropian të Këngës (shkurt Eurovizion) prodhohet një listë me rregulla dhe detyrime që secili transmetues duhet t'u bindet. Këto rregulla janë hartuar nga organizuesi i festivalit, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (anglisht: European Broadcasting Union, EBU) dhe miratuar nga grupi i referencës së festivalit. Ato përshkruajnë se cilat këngë mund të konsiderohen të pranueshme për hyrje, formatin e festivalit, sistemin e votimit të përdorur për të zgjedhur një fitues të tij, mënyrën se si rezultatet e këtij votimi i prezantohen audiencës televizive, vlerat e përgjithshme të festivalit dhe shpërndarja dhe të drejtat e transmetimit përmes televizionit, radios dhe shërbimeve të transmetimit.

Që nga edicioni i parë në vitin 1956, rregullat kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Formati i përgjithshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali Evropian i Këngës është një konkurs ndërkombëtar muzikor i mbajtur mes transmetuesve anëtare në Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU). Secili transmetues pjesëmarrës regjistron një këngë origjinale duke përfaqësuar shtetin e tyre përkatës që performohet drejtpërdrejt në televizion dhe radio, dhe transmetuar tek të gjithat përmes rrjetet Eurovision dhe Euroradio të EBU-së, me nikoqir njërin nga transmetuesit pjesëmarrës në një auditorium të qytetit mikpritës. Pas të gjitha hyrjeve, secili shtet pjesëmarrës voton për performancën e tyre të preferuar nga shtetet e tjera, dhe kënga që ka marrë më së shumti votat në fund të programit shpallet fituesi.[1]

Që nga viti 2008, secili konkurs përbëhet prej tre shfaqjeve televizive të mbajtura përgjatë një jave në maj. Dy gjysmëfinale mbahen në të martën dhe të enjten e "javës së Eurovizionit", duke pasuar një finale e madhe të shtunën e asaj jave.[2] Të gjithë transmetuesit pjesëmarrës garojnë në njërën prej dy gjysmëfinaleve, me përjashtimin e transmetuesit nikoqir të atij viti (ose kampionit mbrojtës nëse një transmetues tjetër është nikoqir për shkaqe të paparashikuara) dhe "Pesëshes së Madhe" —transmetuesit nga Franca, Gjermania, Italia, Spanja, dhe Mbretëria e Bashkuar— që marrin një pozitë të fiksuar në finale si kontribuesit më të mëdhenj financiarë të garës.[3][4] Të gjithë pjesëmarrësit e mbetur ndahen në mënyrë të rastësishme përgjatë dy gjysmëfinaleve, dhe 10 këngët me pikët më të mëdha në secilën gjysmëfinale kualifikohen për finalen e madhe; pra gjithsej 26 këngë marrin pjesë në finale çdo vit përveç nëse edhe nikoqiri është pjesë e "Pesëshes së Madhe", me ç'rast garojnë 25 këngë në finale.[1]

Votat që secili shtet i jep për ta përcaktuar fituesin përbëhen prej dy pjesëve: teleshikuesit dhe dëgjuesit e radios në secilin shtet mund të votojnë për këngën e tyre të preferuar përmes telefonit dhe SMS-së ose duke votuar përmes aplikacionit zyrtar të Eurovizionit, me të gjitha votat e mbledhura për ta krijuar një "top 10-she" publike për atë shtet; një juri e përzgjedhur e pesë profesionistëve të muzikës caktohet nga transmetuesi i secilit shtet, që rendit të gjitha këngët në shfaqje për ta vendosur "top 10-shen" e tyre.[5] Pastaj, secili shtet jep dy palë pikësh duke përfaqësuar votën publike dhe atë të jurisë, me secilën palë duke përfshirë pikët 1-8, 10 dhe 12, ku kënga e renditur më së larti merr 12 pikë.[1] Kualifikimet e gjysmëfinaleve vendosen plotësisht nga vota publike.[6]

Konkursi është një ngjarje jofitimprurëse, duke u financuar çdo vit përmes një pagese obligative të pjesëmarrjes nga secili transmetues pjesëmarrës, që dallon nga shteti sipas madhësisë dhe shikueshmërisë, ashtu edhe prej kontributeve nga transmetuesi e qyteti nikoqir, dhe të ardhurat komerciale prej sponsorëve të garës, shitjes së biletave për eventet live, të ardhurat nga televotimi, dhe mallit komercial.[7]

  1. ^ a b c "How it works – Eurovision Song Contest" (në anglisht). Eurovision Song Contest. 15 janar 2017. Marrë më 27 shkurt 2021.
  2. ^ LaFleur, Louise (27 shkurt 2020). "Rotterdam to host Eurovision 2020!" (në anglisht). Eurovision Song Contest. Marrë më 9 korrik 2020.
  3. ^ "Eurovision 2019: Five lessons learned". BBC News (në anglisht). BBC. 19 maj 2019. Marrë më 27 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ Waterson, Jim; Allegretti, Aubrey (2022-07-25). "UK to host Eurovision song contest in 2023 on behalf of Ukraine". The Guardian (në anglisht). ISSN 0261-3077. Marrë më 2024-05-27.
  5. ^ "Eurovision Song Contest: Rules". ebu.ch (në anglisht). European Broadcasting Union. 12 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2022. Marrë më 27 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ "Voting changes announced for Eurovision Song Contest 2023" (në anglisht). Eurovision Song Contest. 22 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2022. Marrë më 22 nëntor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ "FAQ – Eurovision Song Contest" (në anglisht). Eurovision Song Contest. 12 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2021. Marrë më 27 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)