Festivali Evropian i Këngës 1997
Festivali Evropian i Këngës 1997 | |
---|---|
Datat | |
Finalja | 3 maj 1997 |
Pritës | |
Vendi | Point Theatre, Dublin, Irlandë |
Prezantues | |
Dirigjent | Frank McNamara |
Kryetar | Ian McGarry |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Marie-Claire Vionnet |
Producent ekzekutiv | Noel Curran |
Transmetuesi pritës | Raidió Teilifís Éireann (RTÉ) |
Akti hapës | Mesazhe uruese nga ish-performues të Festivalit |
Akti interval | "Let The Message Run Free" performuar nga Boyzone |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 25 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | |
Shtetet që nuk kthehen | |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara. |
Zero pikë | |
Kënga fituese | |
Festivali Evropian i Këngës 1997, ishte edicioni i 42-të i Festivalit vjetor Evropian të Këngës. Ai u zhvillua në Dublin, Irlandë, pas fitores së Eimear Quinn në konkursin e 1996 në Oslo, Norvegji, me këngën "The Voice". Kjo ishte hera e shtatë që Irlanda organizoi ngjarjen dhe e katërta në pesë vjet.
Konkursi u mbajt në Teatrin Point më 3 maj 1997. Carrie Crowley dhe anëtari i Boyzone Ronan Keating ishin prezantuesit e shfaqjes.[1] Njëzet e pesë shtete morën pjesë në Konkursin e vitit 1997, në të cilin u kthye Italia pas një mungese trevjeçare - pjesëmarrja e fundit ishte në 1993,[2] bashkë me të edhe Danimarka, Gjermania, Hungaria dhe Rusia, të cilët morën pjesë për herë të fundit në 1995, pavarësisht se kishin marrë pjesë në raundin para-kualifikues jo-televiziv të vitit 1996 në të cilin ata nuk arritën të kualifikoheshin dhe për këtë arsye munguan.[3] Belgjika, Finlanda dhe Sllovakia u zhvendosën.
Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin, falë Katrina and the Waves, të udhëhequr nga amerikania Katrina Leskanich, duke e bërë për herë të dytë që Britanikët fituan Eurovision në tokën Irlandeze (pas 1981). Mbetet gjithashtu hera e fundit që Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin (deri më 2020).
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Irlanda priti garën për herë të katërt në pesë vjet pasi fitoi garën e 1996 në Oslo. Dublini u zgjodh të ishte qyteti pritës, duke e bërë për herë të gjashtë që Konkursi i Këngës Eurovision të vihej në skenë në kryeqytetin irlandez. Vendi i konkursit ishte Teatri Point, i vendosur në Quay Wall North të Lumit Liffey, midis Dublin Docklands. Teatri më parë organizoi konkurset e 1994 dhe 1995. Teatri Point është vendi i vetëm që ka pritur finalen tri herë.
Rezultatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rendi | Shteti | Artist | Kënga | Gjuha[4][5] | Vendi | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|
01 | Qiproja | Hara & Andreas Konstantinou | "Mana mou" (Μάνα μου) | Greqisht | 5 | 98 |
02 | Turqia | Şebnem Paker & Grup Ethnic | "Dinle" | Turqisht | 3 | 121 |
03 | Norvegjia | Tor Endresen | "San Francisco" | Norvegjisht | 24 | 0 |
04 | Austria | Bettina Soriat | "One Step" | Gjermanisht | 21 | 12 |
05 | Irlanda | Marc Roberts | "Mysterious Woman" | Anglisht | 2 | 157 |
06 | Sllovenia | Tanja Ribič | "Zbudi se" | Sllovenisht | 10 | 60 |
07 | Zvicra | Barbara Berta | "Dentro di me" | Italisht | 22 | 5 |
08 | Holanda | Mrs. Einstein | "Niemand heeft nog tijd" | Holandisht | 22 | 5 |
09 | Italia | Jalisse | "Fiumi di parole" | Italisht | 4 | 114 |
10 | Spanja | Marcos Llunas | "Sin rencor" | Spanjisht | 6 | 96 |
11 | Gjermania | Bianca Shomburg | "Zeit" | Gjermanisht | 18 | 22 |
12 | Polonia | Anna Maria Jopek | "Ale jestem" | Polonisht | 11 | 54 |
13 | Estonia | Maarja-Liis Ilus | "Keelatud maa" | Estonisht | 8 | 82 |
14 | Bosnja dhe Hercegovina | Alma Čardžić | "Goodbye" | Boshnjakisht | 18 | 22 |
15 | Portugalia | Célia Lawson | "Antes do adeus" | Portugalisht | 24 | 0 |
16 | Suedia | Blond | "Bara hon älskar mig" | Suedisht | 14 | 36 |
17 | Greqia | Marianna Zorba | "Horepse" (Χόρεψε) | Greqisht | 12 | 39 |
18 | Malta | Debbie Scerri | "Let Me Fly" | Anglisht | 9 | 66 |
19 | Hungaria | V.I.P. | "Miért kell, hogy elmenj?" | Hungarisht | 12 | 39 |
20 | Rusia | Alla Pugacheva | "Primadonna" (Примадонна) | Rusisht | 15 | 33 |
21 | Danimarka | Kølig Kaj | "Stemmen i mit liv" | Danisht | 16 | 25 |
22 | Franca | Fanny | "Sentiments songes" | Frëngjisht | 7 | 95 |
23 | Kroacia | E.N.I. | "Probudi me" | Kroatisht | 17 | 24 |
24 | Britania e Madhe | Katrina and the Waves | "Love Shine a Light" | Anglisht | 1 | 227 |
25 | Islanda | Paul Oscar | "Minn hinsti dans" | Islandisht | 20 | 18 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Eurovision Song Contest 1997". eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union. 3 maj 1997. Marrë më 21 tetor 2014.
- ^ "Italy 1993". esc-history.com (në anglisht). ESC History. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2021. Marrë më 21 tetor 2014.
- ^ "Eurovision Song Contest 1996". eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union. 18 maj 1996. Marrë më 21 tetor 2014.
- ^ "Eurovision Song Contest 1997" (në anglisht). The Diggiloo Thrush. Marrë më 5 mars 2012.
- ^ "Eurovision Song Contest 1997". 4Lyrics.eu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 16 shtator 2020.