Shko te përmbajtja

Festivali Evropian i Këngës 2007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali Evropian i Këngës 2007
True Fantasy
Datat dhe vendi
Gjysmëfinalja
  • 10 maj 2006
Finalja
  • 12 maj 2006
VendiHartwall Arena
Helsinki, Finlandë
Mbikëqyrësi ekzekutivSvante Stockselius
Prodhimi
Transmetuesi nikoqirYleisradio (Yle)
RegjisoriTimo Suomi
Producenti ekzekutivHeikki Seppälä
Prezantuesit
  • Jaana Pelkonen
  • Mikko Leppilampi
Pjesëmarrësit
Numri i hyrjeve42
Shtetet debutuese
Shtetet që u kthyen
Shtetet që nuk u kthyenFlag of Monako Monako
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për dhjetë këngët e tyre të preferuara.
Kënga fituese
2006 Festivali Evropian i Këngës 2008
Faqja e ngjarjes në eurovision.com Redaktoje këtë në Wikidata

Festivali Evropian i Këngës 2007 ose Evrovizioni 2007 ishte edicioni i 52-të i mbajtur me radhë i organizuar në Arenën e Helsinkit , në Hartwall Areena dhe i mbajtur më 10 maj (gjysmëfinalja) dhe më 12 maj (finalja). Televizioni publik organizues apo televizioni imitues vendor ishte YLE (Yleisradio Oy). Në këtë edicion Serbia doli fituese.

Finlanda fitoi të drejtën e mbajtjes së festivalit pasi grupi "heavy metal" i udhëhequr nga Lordi korri fitore në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2006 në Athinë.

Ky ishte edicioni i parë që po mbahej në Finlandë, për të cilin ishte planifikuar një buxhet prej 13 milion Euro. Prezantues ishin finlandezët Jaana Pelkonen dhe muzikanti, aktori dhe aktori skenikë Mikko Leppilampi. Kurse Krisse Salminen aktronte sikur ishte mysafire speciale e dhomës së verdhë.

Në këtë edicion konkurruan 42 shtete nga të cilat 4 i takonin "Katërshes së Madhe" të cilat u kualifikuan drejtpërdrejtë në finale, gjithashtu 10 shtetet më të votuara në edicionin e një viti më parë kaluan në finale kurse 28 shtetet tjera u zgjodhën përmes prezantimit të tyre në gjysmëfinale.

Në shenjën dalluese të këtij edicioni të Festivalit Evropian të Këngës u përfshi edhe shenja dalluese zyrtare e festivalit (Sikur në vitet e mëparshme, shenja dalluese e festivalit përmbante në qendër flamurin e shtetit organizues. EBU (Europian broadcasting union) dhe YLE zgjodhën që shenja dalluese të emërohej True Fantasy, (sq.: Fantazi e Vërtetë), e cila përqafon Finlandën. Kompania dizajnuese Dog Design ishte përgjegjëse të ndihmonte të krijonin dizajnin e e festivalit e cila përbehej nga shumë figura të ndryshme e të cilat së bashku formonin lule me shkronjat F pranë. Pamja e skenës mori formën e një instrumenti tradicional Finlandez të quajtur Kaltele.

Me 20 shkurt të vitit 2007 u ripunua për faqen e internetit "Eurovision.tv", ku u vendos dizajni i këtij edicioni të festivalit dhe këndi i blerjeve ku u bë e mundur porositja e CD-së dhe DVD-së dhe gjithashtu u fut në shitje edhe një libër për dashamirët, Fan book.

Jaana Pelkonen dhe Mikko Leppilampi
Hartwall Areena, Destinacioni 2007

Me 12 mars 2007, u njoftuan që të bëheshin përgatitjet për finale, gjysmëfinale dhe për procedurën e votimit. U dhanë edhe pesë karta të cilat patën të drejtën të zgjedhin pozicionin e tyre në gjysmëfinale dhe tri në finale.

Delegacionet e larta të shteteve në vijim, u ngritën në skenë duke tërhequr numrin në të cilin dëshironin të prezantonin. Në gjysmëfinale të drejtën e tillë e patën: Austria, Turqia, Sllovenia, Andorra dhe Letonia. Kurse në finale: Ukraina, Armenia, dhe Gjermania (Nga Katërshja e Madhe).

Sistemi votues u përdor ai që ishte një vit më parë. Në gjysmëfinale koha e votimit ishte 15 minuta ku paraqiteshin këngët në mënyrë të copëzuar. Nga 1-7 pikët e fituara në finale paraqiteshin tek shteti në mënyrë automatike. Kurse fituesi do të kishte të drejtën të mbante turne nëpër Evropë duke vizituar: Danimarkën, Spanjën, Suedinë, Holandën, Greqinë dhe Gjermaninë në datat 16 maj - 21 maj. Ngjarja u sponsorizua nga Grupi komunikues Europian TeliaSonera.

Shtetet pjesëmarrëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës duhej të ishin pjesëtare aktivë të EBU-së (Europian Broadcaster Union).

Numri i përgjithshëm i shteteve pjesëmarrëse në këtë vit ishin 42 shtete përkundër numrit maksimal, 40, në vitet e kaluara.

Serbia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Gjeorgjia ishin shtete që merrnin pjesë për herë të parë në këtë festival, kurse Monako ishte shtet që konfirmoi tërheqjen e saj me 12 dhjetor.

Gjysmëfinalja u mbajt më 10 maj, 2007 në orën 21:00 (Central Europian Time|CET) ku morën pjesë 28 shtete, kurse 42 shtete votuan.

Nr.ShtetiGjuhaArtistiKëngaPërkthimi në shqipVendiPikë
1Bullgaria BullgariabullgarishtElitsa Todorova
Stoyan Yankoulov
"Water"Ujë6146
2Izraeli Izraelianglisht, frëngjisht, hebraishteTeapacks"Push the Button"Shtype butonin2417
3Qipro QiprofrëngjishtEvridiki & Dimitris Korgialas"Comme Ci, Comme Ça"Kështu, Ashtu1565
4Bjellorusia BjellorusiaanglishtKoldun"Work Your Magic"Përdor Magjinë Tënde4176
5Islanda IslandaanglishtEiríkur Hauksson"Valentine Lost"Një Shën Valentin të Humbur1377
6Gjeorgjia GjeorgjiaanglishtSopho Khalvashi"Visionary Dream"Ëndrra Vizionare8123
7Mali i Zi Mali i ZimalazezishtStevan Faddy"'Ajde, kroci"Eja, futu2233
8Zvicra ZvicraanglishtDJ Bobo"Vampires Are Alive"Vampirët janë gjallë2040
9Moldavia MoldaviaanglishtNatalia Barbu"Fight"Lufto1091
10Holanda HolandaanglishtEdsilia Rombley"On Top of the World"Në maje të botës2138
11Shqipëria Shqipëriaanglisht, shqipFrederik Ndoci"Hear My Plea"Dëgjo Lutjen Time1749
12Danimarka DanimarkaanglishtPeter Anderson"Drama Queen"Mbretëreshë dramash1945
13Kroacia Kroaciakroatisht, anglishtDragonfly feat. Dado Topic"Vjerujem u ljubav"Besoj në dashuri1654
14Polonia PoloniaanglishtThe Jet Set"Time To Party"Koha per aheng1475
15Serbia SerbiaserbishtMarija Šerifovic"Molitva"Lutje1298
16Republika Çeke Republika ÇekeçekishtKabát"Malá dáma"Zonjusha e vogël281
17Portugalia Portugaliaportugalisht, anglisht, spanjisht, frëngjishtSabrina"Dança comigo"Vallëzo me mua1188
18Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriutmaqedonisht, anglishtKarolina Goçeva"Mojot svet"Bota ime997
19Norvegjia Norvegjiaanglisht, spanjishtGuri Schanke"Ven a bailar conmigo"Eja dhe vallëzo me mua1848
20Malta MaltaanglishtOlivia Lewis"Vertigo"Marrëmendja2515
21Andora Andorrakatalonisht, anglishtAnonymous"Salvem el món"Letë shpëtojmë botën1280
22Hungaria HungariaanglishtMagdolna Rúzsa"Unsubstantial Blues"Kaltërsia Jothelbësore2224
23Estonia EstoniaanglishtGerli Padar"Partners in Crime"Partnerët në Krim2233
24Belgjika BelgjikaanglishtThe KMG's"Love Power"Fuqia e dashurisë2614
25Sllovenia SlloveniasllovenishtAlenka Gotar"Cvet z juga"Lulja e Jugut7140
26Turqia TurqiaanglishtKenan Dogulu"Shake It Up Sekerim"Dridhu e dashur3197
27Austria AustriaanglishtEric Papilaya"Get a Life - Get Alive"Ngjallu274
28 LetoniaitalishtBonaparti.Lv"Questa Notte"Sonte5168
Marija Šerifovic duke kënduar këngën "Molitva" në përfaqësim të Serbisë.

Finalistë ishin:

Finalja u mbajt me 12 maj 2007 në orën 21:00 (Central European Time|CET).

Nr.ShtetiGjuhaArtistiKëngaPërkthimi në shqipVendiPikët
01Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe HercegovinaserbishtMarija Šestic"Rijeka bez imena"Ura pa emër11106
02Spanja Spanjaspanjisht, anglishtD'NASH"I Love You Mi Vida"Të dua jeta ime2043
03Bjellorusia BjellorusiaanglishtDmitry Koldun"Work Your Magic"Përdor magjinë tënde6145
04Irlanda IrlandaanglishtDervish"They Can't Stop The Spring"Ata smund ta ndalin Pranverën245
05Finlanda FinlandaanglishtHanna Pakarinen"Leave Me Alone"Më lë vetëm1753
06Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriutmaqedonisht, anglishtKarolina Goceva"Mojot svet"Bota ime1473
07Sllovenia SlloveniasllovenishtAlenka Gotar"Cvet z juga"Lulja e Jugut1566
08Hungaria HungariaanglishtMagdolna Rúzsa"Unsubstantial Blues"Kaltërsira nënthelbësore9128
09Lituania Lituaniaanglisht4Fun"Love or Leave"Lër ose Duaj2128
10Greqia GreqiaanglishtSarbel"Yassou Maria"Përshëndetje Mëria7139
11Gjeorgjia GjeorgjiaanglishtSopho Khalvashi"Visionary Dream"Ëndrra Vizionare1297
12Suedia SuediaanglishtThe Ark"The Worrying Kind"Lloji Shqetësues1851
13 Francafrëngjisht, anglishtLes Fatals Picards"L'amour à la française"Dashuro në mënyrë Franceze2319
14 LetoniaItalishtBonaparti.Lv"Questa Notte"Sonte1654
15Rusia RusiaAnglishtSerebroSong # 1"Kënga numër 13207
16Gjermania GjermaniaGjermanisht, AnglishtRoger Cicero"Frauen regier'n die Welt"Femrat dominojnë Botën1949
17Serbia SerbiaserbishtMarija Šerifovic"Molitva"Lutje1268
18Ukraina Ukrainaukrainisht, anglisht dhe gjermanishtVerka Serduchka"Dance Lasha Tumbai"Vallezo Lasha Tumbai2235
19Britania e Madhe Britania e MadheanglishtScooch"Valon Flamuri për ju"-2219
20Rumania Rumaniaanglisht, spanjisht, italisht,
rumanisht, rusisht, frengjisht
Todomondo"Liubi, Liubi, I Love You"Dashuri, Dashuri, Të Dua1384
21Bullgaria BullgariabullgarishtElitsa Todorova
dhe Stoyan Yankoulov
"Water"Ujë5157
22Turqia TurqiaanglishtKenan Dogulu"Shake It Up Sekerim"Dridhu e dashur4163
23Armenia Armeniaanglisht, armenishtHaykoAnytime you need"Kur të kesh nevojë"8138
24Moldavia MoldaviaanglishtNatalia Barbu"Fight"Lufto10109
  • Në të verdhë janë shtetet të cilat siguruan vend në finalen e Festivalit Evropian të Këngës për vitin 2008.
  • Australia Australiatransmetoi drejtpërdrejtë festivalin dhe u regjistruan 436.000 shikues.
  • Azerbajxhani Azerbajxhani u mundua të bëhet pjesë e festivalit që nga viti 2007, por nuk mundi ngase aplikoi në qershor të vitit 2007 për anëtarësim në EBU, gjë që humbi festivalin.
  • Italia Italia nuk ishte pjesë e familjes së Festivalit Evropian të Këngës që nga 1997. Ky festival nuk është fare më i popullarizuar në Itali, përkundër vitit 1991 kur u regjistruan 6 milionë shikues Italia vazhdon të jetë e tërhequr. Festivali nuk u transmetua në televizionin publik italian RAI por në një televizion homoseksualësh.
  • Monaku Monako transmetoi vetëm finalen drejtpërdrejtë në TMC. Pas tërheqjes së saj Monako shpresonte në rikthim në 2008, gjë që se arriti.
  • Kosova Kosova që nga viti 2007 shpresoi anëtarësim në EBU, por problemet politike mes saj dhe Serbisë penguan që të merrte pjesë në festival. Kosova transmetoi drejtpërdrejtë gjysmëfinalen dhe finalen nëRTK (Televizionin Publik të Kosovës)
  • Stampa:Country data World World Wide - Ky televizion bëri të mundur që në internet faqen e festivalit (www.eurovision.tv) të ndiqej drejtpërdrejtë festivali.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]