Festivali Evropian i Këngës 2001
| Festivali Evropian i Këngës 2001 | |
|---|---|
| Datat | |
| Finalja | 12 maj 2001 |
| Pritës | |
| Vendi | Parken Stadium Kopenhagë, Danimarkë |
| Prezantues |
|
| Kryetar | Jan Frifelt |
| Mbikëqyrës ekzekutiv | Christine Marchal-Ortiz |
| Producent ekzekutiv | Jørgen Ramskov |
| Transmetuesi pritës | Denmarks Radio (DR) |
| Akti hapës | "Fly on the Wings of Love" dhe "Walk Right Back" performuar nga Olsen Brothers |
| Akti interval | Përzierje e hiteve të grupit Aqua performuar nga Aqua dhe Safri Duo |
| Faqja zyrtare | https://eurovision.tv/event/copenhagen-2001 |
| Pjesëmarrës | |
| Numri i pjesëmarrësve | 23 |
| Shtetet debutuese | Asnjë |
| Shtetet që kthehen | |
| Shtetet që nuk kthehen | |
| Votimi | |
| Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara. |
| Zero pikë | Asnjë |
| Kënga fituese |
|
Festivali Evropian i Këngës 2001 ishte edicioni i 46-të i Festivalit Evropian të Këngës. Ai u zhvillua në Kopenhagë, Danimarkë, pas fitores së Vëllezërve Olsen në konkursin e vitit 2000 në Stokholm, Suedi me këngën "Fly on the Wings of Love". Pritja shënoi për herë të dytë konkursin në tokën daneze, pas konkursit të vitit 1964 - 37 vjet më parë. 23 vende morën pjesë në konkurs, i cili u mbajt më 12 maj 2001. Vendi pritës ishte Parken Stadium - vendi më i madh për të pritur ndonjëherë konkursin deri në vitin 2019. Një total prej 35,000 spektatorësh panë shfaqjen drejtpërdrejt brenda stadiumit, duke thyer rekordin e 16,000 të mbajtur nga Suedia e vitit të kaluar.[1]
Dave Benton, i cili lindi dhe u rrit në Aruba, ishte personi i parë me ngjyrë dhe, në moshën 50 vjeç e 101 ditë, garuesi më i vjetër në atë kohë për të fituar konkursin. Për më tepër, kjo ishte fitorja e parë për një nga shtetet e Baltikut dhe një nga ish republikat Sovjetike.
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës ishte qyteti pritës për edicionin e 46-të të Eurovision. Zgjedhja për vendin e garës ishte Parken Stadium, një stadium futbolli në rrethin Indre Østerbro të Kopenhagës, Danimarkë, e ndërtuar nga 1990-1992.
Formati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Logoja e Festivalit Evropian të Këngës 2001 ishte bërë nga katër rrathë, të vendosur në formën e një zemre. Të katër rrathët ishin gjithashtu të pranishëm në hartimin e skenës, me ndërtimin e dritës të bërë nga të katër unazat e njëjta.[2]
Rezultatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtetet me shkronja të trasha u lejuan të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës 2002.
| Rendi | Shteti | Artisti | Kënga | Gjuha[3] | Vendi | Pikë |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 01 | Michelle | "Out on My Own" | Anglisht | 18 | 16 | |
| 02 | Two Tricky | "Angel" | Anglisht | 22 | 3 | |
| 03 | Nino Pršeš | "Hano" | Boshnjakisht, anglisht | 14 | 29 | |
| 04 | Haldor Lægreid | "On My Own" | Anglisht | 22 | 3 | |
| 05 | Tal Sondak | "En Davar" (אין דבר) | Hebraisht | 16 | 25 | |
| 06 | Mumiy Troll | "Lady Alpine Blue" | Anglisht | 12 | 37 | |
| 07 | Friends | "Listen to Your Heartbeat" | Anglisht | 5 | 100 | |
| 08 | SKAMP | "You Got Style" | Anglisht, lituanisht | 13 | 35 | |
| 09 | Arnis Mednis | "Too Much" | Anglisht | 18 | 16 | |
| 10 | Vanna | "Strings of My Heart" | Anglisht | 10 | 42 | |
| 11 | MTM | "Só sei ser feliz assim" | Portugalisht | 17 | 18 | |
| 12 | Gary O'Shaughnessy | "Without Your Love" | Anglisht | 21 | 6 | |
| 13 | David Civera | "Dile que la quiero" | Spanjisht | 6 | 76 | |
| 14 | Natasha St-Pier | "Je n'ai que mon âme" | Frëngjisht, anglisht | 4 | 142 | |
| 15 | Sedat Yüce | "Sevgiliye Son" | Turqisht, anglisht | 11 | 41 | |
| 16 | Lindsay Dracass | "No Dream Impossible" | Anglisht | 15 | 28 | |
| 17 | Nuša Derenda | "Energy" | Anglisht | 7 | 70 | |
| 18 | Piasek | "2 Long" | Anglisht | 20 | 11 | |
| 19 | Michelle | "Wer Liebe lebt" | Gjermanisht, anglisht | 8 | 66 | |
| 20 | Tanel Padar, Dave Benton & 2XL | "Everybody" | Anglisht | 1 | 198 | |
| 21 | Fabrizio Faniello | "Another Summer Night" | Anglisht | 9 | 48 | |
| 22 | Antique | "(I Would) Die for You" | Greqisht, anglisht | 3 | 147 | |
| 23 | Rollo & King | "Never Ever Let You Go" | Anglisht | 2 | 177 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Eurovision Song Contest 2001" (në anglisht). EBU. Marrë më 14 qershor 2012.
- ↑ Bakker, Sietse (2009-12-22). "The end of a decade: Copenhagen 2001" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 22 dhjetor 2009.
- ↑ "Eurovision Song Contest 2001" (në anglisht). The Diggiloo Thrush. Marrë më 5 mars 2012.