Armend Rexhepagiqi
Armend Rexhepagiqi (23 shtator 1966) lindi në Prishtinë. Ai është këngëtar dhe kompozitor shumë i njohur në botën e muzikës shqiptare . Ai filloi të merrej me muzikë në moshë shumë të re.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja e tij është me prejardhje nga Plava i Malit të Zi). Babai i tij, Jashar Rexhepagiqi, është anëtar i Akademisë së Kosovës. Armendi ka dy motra, njëra Violeta, ishte unike dhe dallohej për kohën dhe vendin me imazhin e saj ekstravagant. Ajo ishte para tij mjaft e popullarizuar si këngëtare. Për shkak të një hiti të saj, njerëzit atë e quanin jo me emër por "Romantika". Motra tjetër ka qenë ndryshe nga Armendi dhe Violeta. Ishte e tërhequr dhe thuhej se ishte studente e shkëlqyeshme, gjithmonë ecte vetëm, vishej dhe dukej si rrethi dhe askush as që fliste keq për të në atë kohë.
Që në shkollë të mesme 1983-1984, Armendi këndonte dhe ishte i njohur bashkë me motrën e tij Violeta. Shiheshin si artistë origjinalë me një rrymë të veçantë të muzikës.
Armend Rexhepagiqi është i martuar me Aida Barakun, një këngëtare, kompozitore dhe tekstshkruese e mirënjohur.[1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Armend Rexhepagiqi gjithë jetën ka kënduar me zërin karakteristik dhe emocionin që derdh në interpretime, kështu ruan origjinalitetin dhe pasuron muzikën argëtuese. Ai njihet si legjenda e muzikës shqiptare, ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë : Qaforja, Edhe një herë, Ajo, Dashurinë ku e kam, Nasht, Në radio, Kaçurrele, Te furra e Qerimit, Kujt do t'ia shpreh pikëllimin tim, Dude dudie, Ti nuk më meriton, Dugi, Dam dam dam, Harrova, Betohem në këngë, Shko, Qëndresa, e shumë këngë të tjera.
Në vitin 1990, ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion, dhe më pas kënga e tij në gjuhën shqipe, titulluar "Mami mami" u zgjodh si kënga kombëtare që do të përfaqësonte Jugosllavinë në Eurovision.
Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin Kënga Magjike me këngën "Kur dashuria vdes" si dhe arriti të marrë çmimin e kantautorit më të mirë. Në po këtë vit, fitoi edhe në video-festivalin "Video Festi Muzikor" me këngën e tij "Shkel" e cila konsiderohet si një ndër këngët më të suksesshme të tij.
Së bashku me gruan e tij Aida Baraku, ka kompozuar këngë edhe për shumë këngëtarë të tjerë siç janë Adelina Berisha, Jehona Sopi, Lori, Valeza Bajra, Blertina Shabani, Nora Istrefi, Tuna, Ryva Kajtazi, Leonora Jakupi mes tjerësh. Këto këngë shpeshherë kanë pasur sukses në skenë.
Në vitin 2010, Armendi u shfaq në emisionin Albanians Got Talent si pjesëtar i jurisë. Përveç krijimtarisë së tij, Armendi njihet edhe për stilin e tij avant-gard dhe ekstravagant, gjë që e ka bërë personazh të veçantë të estradës kosovare. Armendi vetë kishte deklaruar se ishte grindur me orë të tëra me bashkëshorten, kjo për shkak të veshjes së tij te "Kënga Magjike 2006" kur kishte veshur një fund mbi pantallonat.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Armend Rexhepagiqi". Tekste shqip.